Tradhti franceze brenda NATO-s? Hetime një oficeri që ka spiunuar për rusët

31 Gusht 2020, 09:30Bota TEMA
Tradhti franceze brenda NATO-s? Hetime një oficeri që ka spiunuar

Florence Parly

Ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly tha se një oficer i lartë ushtarak francez ishte nën hetim për një “shkelje serioze të sigurisë”.

Radio Evropa 1 raporton se oficeri, i cili ishte vendosur në një bazë të NATO-s në Itali, dyshohet për spiunazh, pasi ka të dhëna se u transmetoi informacione “jashtëzakonisht të ndjeshme” shërbimeve sekrete ruse.

Ministrja i tha kësaj radioje se procedurat ligjore ishin nisur dhe se ushtria franceze kishte marrë të gjitha “masat e nevojshme të mbrojtjes” pas incidentit.

Asnjë identitet nuk u zbulua

Ministria franceze e Mbrojtjes nuk zbuloi identitetin e oficerit dhe nuk ka komente as nga NATO as nga zyra e prokurorit të shtetit në Paris, e cila po udhëheq çështjen.

Oficeri u arrestua dhjetë ditë më parë ndërsa po përgatitej të kthehej në Itali, pas një pushimi të kaluar në Francë.

2 komente në “Tradhti franceze brenda NATO-s? Hetime një oficeri që ka spiunuar për rusët”

  1. Ledio says:

    Se mos eshte here e parë qe pederastet/pedofilet francez piunojne për Ruset. Parisi edhe Athina jane Kali i Trojes ne NATO.

  2. deni says:

    Keta jane kthyer ne bojaxhinjte e Evropes.
    Nuk ka vend qe te mos i fusin hundet, e gjithandej i ka mbytur tradhetia e deshtimi.
    I ka dale kaq shume boja sa nuk i beson me askush.
    Kane kapur nje, por me dhjetra te tjere vazhdojne avazin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje