Një 48-vjeçar në Rusi është dhunuar dhe vrarë padrejtësisht për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të mitura.
Sipas asaj që shkruajnë mediat lokale, faji i vetëm i Dmitry Chikvarkin është ndihma që i dha një miku të tij, për t’i shoqëruar dy vajzat, 3 dhe 10-vjeçare në shtëpi.
Mësohet se pasi dy vajzat e vogla mbërriten në shtëpi, ato vendosen t’i rrëfenin “për shaka” një gënjeshtër nënës së tyre, duke i thënë se 48-vjeçari që i kishte shoqëruar i kishte ngacmuar seksualisht.
Me të dëgjuar historinë, nëna e tyre, Valeria Dunaeva, 25-vjeç, i ka treguar gjithë ngjarjen e trilluar nga vajzat bashkëshortit të saj, Sergey Chabin, 33-vjeç, i cili në shokim e sipër do të hakmerrej.
Të dy bashkëshortët, punësuan tre burra, të cilët përmes ndihmës së një ruseje, arritën të fusnin në kurth Dimtryn, të cilin e dhunuan fillimisht dhe më pas e vranë.
Ndërsa policia hetoi rastin, hetuesit dëgjuan edhe dëshminë e dy vajzave në lidhje me ngjarjen, ku u zbulua më pas se ato i kishin rrëfyer një gënjeshtër nënës së tyre.
Të dy prindërit, së bashku me një person tjetër po mbahen në paraburgim në pritje të gjyqit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për gjetjen e dy vrasësve të tjerë të Dimitry Chikvarkin.
Rrofshin kurvickat !!!!!!