Sikur mos të mjaftonte tensioni gjithmonë e më i lartë me Shtetet e Bashkuara në zonën e Detit Kinez, si dhe lufta ekonomike me Uashingtonin, Pekini zyrtar ka deklaruar si “armik” një tjetër vend perëndimor, edhe pse jo aq strategjik.
Bëhet fjalë për Republikën Çeke, e cila sipas gjykimit kinez, sapo ka thyer një nga tabutë e saj gjeopolitike, trajtimin e ishullit “rebel” të Tajvanit si një shtet sovran.
Kriza diplomatike mes dy vendeve filloi të dielën, kur kreu i Senatit çek, Milos Vystrcil, u prit në kryeqytetin Taipei në një vizitë zyrtare, që Pekinit i tingëllon si e papranueshme.
Për më tepër që kreu i Senatit të Republikës Çeke, Milos Vystrcil, e deklaroi veten tajvanez, teksa mbajti një fjalim në Parlamentin e Tajvanit.
Vystrcil e përfundoi fjalimin e tij në Parlamentin e Tajvanit duke iu referuar fjalimit të ish-nënpresidentit amerikan, John F. Kennedy, gjatë të cilit ai i tha Berlinit Perëndimor, të rrethuar nga komunistët, më 1963, se ai po ashtu është berlinas.
“Në vitin 1963, presidenti amerikan, John F. Kennedy, në fjalimin e tij të famshëm ‘Unë jam një berlinas’, kundërshtoi qartazi komunizmin dhe shtypjen politike, ndërsa mbështeti popullin e Berlinit Perëndimor”, tha Vystrcil.
“Ju lutem, më lejoni ta shpreh personalisht mbështetjen time për Tajvanin dhe vlerën themelore të lirisë dhe ta përfundoj fjalimin e sotëm me një deklaratë ndoshta më të përulur, por po aq të fortë: Unë jam tajvanez”, tha Vystrcil, duke e thënë frazën e fundit në gjuhën mandarine.
Vystrcil, i cili po viziton ishullin me një delegacion politikanësh dhe biznesmenësh, tha se vizita në Tajvan nënvizon politikën e jashtme, “të bazuar në vlera”, të vendosur nga presidenti i ndjerë i Çekisë, Vaclav Havel, një disident anti-komunist.
Deklarata nxiti reagim të ashpër nga Kina. Ky vend, i cili pretendon se Tajvani është territor i tij, tha se do të bëjë që Vystrcil “të paguajë çmim të lartë” për vizitën në ishull.
“Qeveria dhe populli i Republikës Kineze nuk do të harrojë, ai do të paguajë një çmim të kripur për aktin dritëshkurtër dhe oportunizmin politik”, deklaroi një zyrtar i lartë kinez, Wang Yi.
Ndërkohë që vetë Ministria e Jashtme kineze flet për një “provokim të hapur” nga autoritetet e vendit të BE-së, tonet nga pala tjetër ishin më të qeta dhe me referime indirekte ndaj akuzave.
Ministrja e Ekonomisë së Tajvanit, Wang Mei-hua, nënvizoi gjatë takimit se “Republika Çeke dhe Tajvani janë vende të lira dhe demokratike që mbështesin të drejtat e njeriut”, ndërkohë që kreu i Senatit çek nënvizoi se “liria dhe demokracia janë bazat e prosperitetit”.
Gjatë viteve të fundit Praga zyrtare kishte filluar një seri marrëveshjesh me Pekinin, duke filluar nga teknologjia 5G, por tashmë duket sikur miqësia e tyre e shkurtër po venitet, dhe vizita në Taivan ishte një sinjal domethënës në këtë drejtim.
Free Taiwan fak Chinese Communist Party
Perendimi duhet ta njohi zyrtarisht Taiwanin si shtet te pavarur me sistem demokratik, perfshire ketu edhe Shqiperine. Nga Kina nuk vjen asnje e mire. Ne shqiptaret nuk presim asnje te mire nga Kina zyrtare. Ata jane gjithmone me Serbine dhe Greqine.
GJITHMONE GJEJNE ARMIQ MORRAT E KUQ.
Nenpresidenti John F. Kennedy!!!!!??????
Hajde gazetë provinciale, hajde. Po ju qenkeni te gjithë fshatare te pagdhendur. Turp, edukoni veten zoterinj gazetare e redaktore.