Rusia shënon mbi 1 milion raste me COVID-19

1 Shtator 2020, 17:14Bota TEMA

Rusia tashmë ka mbi 1 milion raste të konfirmuara me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë.

Vendi raportoi për 4,729 raste të  tjera gjatë së martës duke e çuar numrin total të rasteve të raportuara në 1,000,048 dhe duke u renditur në vendin e katërt për sa i përket numrit të rasteve.

Sipas përllogaritjeve të Universitetit John Hopkins, në botë janë të paktën 25,506,759 raste të konfirmuara.

Shifrat reale mendohet se janë shumë më të larta për shkak të kufizimeve në testime, rasteve të ashtuquajtura asimptomatike dhe fshehjes së shifrave nga qeveritë përkatëse, shprehen ekspertët.

Në fund të muajit mars, Presidenti rus Vladimir Putin pretendonte se virusi ishte “nën kontroll”, teksa fqinjët në Europë nxitonin të merrnin masa kufizuese për të frenuar përhapjen e virusit.

Por teksa numri i rasteve nisi të shtohej me shpejtësi, Rusia iu bashkua vendeve të tjera duke vendosur masa strikte e deri në mbylljen e kufijve të shtetit.

Muajin e shkuar, Rusia u bë vendi i parë në botë që miratoi përdorimin e një vaksine kundër COVID-19.

Kjo lëvizje është parë me skepticizëm nga ekspertët perëndimorë për shkak të mungesës së fazave testuese.

Ndërsa Putin është shprehur se një prej vajzave të tij u vaksinua muajin e shkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje