Marrëveshja me Greqinë, emrat e ekipit negociator që duhet të largohen

1 Shtator 2020, 19:53Politika TEMA

Qeveria shqiptare do duhet të rikompozojë grupin negociator për një marrëveshje të re detare me Greqinë. Nga 13 anëtarë të ekipit, janë të paktën 4 që duhet të ndryshohen, pasi janë larguar nga postet e mëparshme.

Një prej tyre është Aida Hajnaj, e cila mori këtë të martë detyrën e drejtueses së Byrosë Kombëtarë të Hetimit, duke u larguar nga posti i numrit dy të Policisë së Shtetit, arsye për të cilën ishte përfshirë në ekipin negociator.

Gjeneral major Ylber Dogjani, ishte bashkëkryetari ekipit negociator. Ai u shkarkua nga presidenti i Republikës një vit më parë, nga detyra e komandantit të Përgjithshëm të Forcave Detare, me propozim të ministres së Mbrojtjes.

Kapiten Artur Meçollari, ish-zv.komandanti i Forcave Detare Shqiptare, ishte gjithashtu në ekipin negociator shqiptar, por ai u shkarkua pak javë më parë nga Ministrja e Mbrojtjes, pasi kishte lejuar zhvillimin e një ceremonie martesore në një nga anijet luftarake shqiptare, pa autorizim nga eprorët.

Meçollari, i cili kundërshtoi paktin detar të 2009 të firmosur nga Lulzim Basha, ishte një nga emrat më të kundërshtuar nga opozita shqiptare, kur u përfshi në ekipin negociator nga ministri i Jashtëm i kohës, Ditmir Bushati.

Edhe ish- sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, tashmë i emëruar ambasador i Shqipërisë në Londër, do duhet të zëvendësohet.

Nevojën për të bërë ndryshime në ekipin me të cilin Shqipëria paraqitet përballë palës greke në negociatat për kufirin detar, e njoftoi pak ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama.

Qeveria ende nuk ka zgjedhur negociatorët e rinj, të cilët duhet të marrin besimin e presidentit të Republikës.

Ilir Meta duhet t’i japë plotfuqi emrave që do të propozohen nga kryeministri Edi Rama, për të vijuar bisedimet tashmë të ndërprera me shtetin helen, për një marrëveshje të re për kufijtë detare.

Ndërsa në nivel politik, ndryshimet e përfolura të ekipit qeveritar në vjeshtë, mund të sjellin risi edhe për vetë kreun e Ministrisë së Jashtme.(A2)

34 komente në “Marrëveshja me Greqinë, emrat e ekipit negociator që duhet të largohen”

  1. Tironci says:

    Vendosni MYSLYM PASHEN.

    1. i relaksuar says:

      Koloneli eshte ne pension!

  2. loni says:

    Vendosni Myslym Pashen.

  3. Koli says:

    Hajde cvete futin ne grupin negociator njerez qe lejojne te behen ceremoni martesash ne anijen ushtarake.Jam pa fjale duke lexuar se cfare lloj njerezish pa pik pergjegjshmerie qe nuk e kane idene e shtetit ligjit dhe disiplines perfshijne ne grupet qe trajtojne tema te rendesishme kombetare.Ku je o Enver se shtetin po e drejtojne majmunat.

    1. ik se tallesh says:

      Pse mor toc, cfare ka te besh ceremoni te ndryshme ne nje anije ushtarake, qofte edhe martesore? Ky ushtaraku eshte denuar sepse nuk ka marre leje, po jo se ka ndonje problem qe te behet ceremoni ne nje anije. Te tilla ceremoni jane bere plot e pafund ne mbare boten, ku oficere marine bejne ceremoni martesore ne nje anije. Pastaj ne cdo rast (mire apo keq) nje ngjarje e tille nuk ka asnje lidhje me pergatitjen profesionale, njohurite dhe informacionin e nje oficeri marine. Eshte si te thuash se cilesia e nje futbollisti varet nga modeli i flokeve ?

      1. mig says:

        Jetoj ne BE. edhe komshiu im qe eshte oficer e martoi gocen e vet ke Kavaljeria (shpia oficerve si me i thon). dhe nusja me dhendrin parakaluan nen 200 shpata qe i mbanin lart oficeret e tjere te ftuar. s´ka gje te keqe. merr leje, paguaj rezervimin dhe festo ku te duash.
        por simbas protokollit.

  4. Ledio says:

    Une mendoj qe te vendosim emra te rinj por jo pa pelqimin e Ambasades Greke ne Tirane?

    1. ambasada says:

      Edhe ne jemi dakort per te jemen e Ledios maje thanes!

  5. Eri says:

    Kol.Myslym Pashaj me Prof Ksenofon Krisafin dhe ekipin e punes ta zgjedhin keta dy personalitete te nderuara.

    1. Bk says:

      Patjeter Kolonel M. Pashai. Qenia e tij ne grupin negociator na jep siguri qe cdo gje do shkoje mire nga ana profesionale.

    2. Albani says:

      MYSLYM PASHA ESHTE NJE INJORANT QE BEN PJESE NE BYRONE POLITIKE TE INJORANTEVE.
      Ai di veç izobaret dhe izotermat qe perdoren ne hartat per parashikimin e kihes ne vende te ndryshme.
      Ai si INJORANT, shkaktoi nje rremuje ne nhe popull injorant.
      JA PSH JU QE LEXONI: KINI NDONJE NJOHURI SADO TE VOGEL PER KONVENTAT NDERKOMBETARE PER NDARJEN E UJRAVE TERITORIALE ME SHTETEVE?
      Natyrish qe nuk dini, dini vetem “ lesht e Curres”.

      1. Pd rrumpalla says:

        Jo vetem ate o Albans. ..po dime dhe lesht e gopit te motres tende.

      2. Emigrante says:

        Ti Alban a njeh kete Myslymin,qe flet ashtu,as une se njoh .por me siguri mund te them qe do jete perdoni qe è n me shume vendin e Vet PA asnje interes. E para qe eshte ushtarak,qe asgje se lodh me interessa politike.

  6. millosh kopiliqi says:

    Ishull eshte vetem korfuzi, te tjeret Jane vetem guraleca, te kerkojme zyrtarisht qe korfuzi ti bashkohet shqiperise, per ndryshe fillojme luften

    1. Pollo shqiptaromadhi says:

      Korfuzi eshte vazhdim i steres / tokes shqiptare nga ana gjeomirfollogjike.Nga ana poltike Tirana zyrtare duhet te ndjeke precedentin sovjetik te Leningradit.Ai ishull paraqet rrezik per sigurine kombetare pasi jo vetem Saranda eshte e pambrojtshme por gjithe zona deri ne Gjirin e Vlores.Shikoni mbrojtjen e argumentit nga Vjacesllav Molotov .Ska perse te shkohet ne lufte.Greqia e ka me qera 100 vjecare, nje ishull me pak nje ishull me shume Greqine qe e ka bekuar Zoti,Anglia dhe Gjermania me 1300 ishuj nuk besoj ta kete problem.Greket e kane problem kur marrin jo kur japin.

    2. ik ere pirdhu says:

      Ti po ti ? ? ?
      Me cfare do luftosh me pirunj!? Se Ushtria e Enverit u shkaterrua, tani ke vetem pirunj dhe garruzhde ? ? ?

  7. Tullaci says:

    Myslym pasha negotiator number 1

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Hmmm nuk është problemi Myslym Pashaj apo ndonjë patriot tjetër. .problemi është që të mos dalin këta zhulaqët e grupit negociator të qeverisë shqiptare dhe të bëjnë zëdhënësin e qeverisë greke. .nëse këta e dinë që greku na paska të drejtë të zgjerohet në 12 milje atëherë për çfarë duhet të negociojmë? ?problemi është se nuk na ka tradhtuar vetëm grupi negociator por na ka tradhëtuar presidenti, kryeministri si dhe opozita. .

  8. Lulka says:

    Sali kerrma duhet futures brenda po dhe Ramuti me PIS cunat e partis

    1. Rilindja says:

      Merrni prap Tur faqeziun, kete moster me uniform

  9. Patrioti says:

    Kolonel Myslym Pashaj gjeodet dhe gjeograf, admiral Robert Bali, admiral Kudret Çela, profesor Ksenofon Krisafi ekspert i marredhenieve me Greqine, profesor Pellumb Xhufi historian njohes i periudhes bizantine dhe osmane, profesor Marko Bello ekspert i traktateve nderkombetare diplomat i njohur atdhetar. Ky komision eshte dhe i afte dhe patriot i sprovuar.

  10. gora says:

    Keta qe do futen duhet ne ekip duhet ta kalojn intervisten me Kryepeshkopin Janullatos.

  11. profesoret e preshit says:

    vendosni mender Ksenofon Krisafin sepse pelqehet shume nga greket.

  12. Altin says:

    Anetar duhet te jete hartografi, kol. Myslym Pashaj. Ta shohim a do mandat te trete Rama…

  13. Iii says:

    Profesor Perikli Qirjazi. Gjeograf unik! Dekan Osman Metalla!

  14. Besniku says:

    Harta Ilustruese nuk është ajo e duhura, ajo prek ujrat e teritorit Shqiptar por dhe Italian! Çështja është tek vija e kufirit të drejtë nga Karaburuni dhe në drejtim të Sarandës dhe ishulli Othenoi duke mos e lejuar të kalojë më shumë se 3mil . Diferencat në matje bëjnë detajet.
    Harta duhet të jenë trasparente për çdo topgraf , hartograf ..etj nuk e kemi me ngut pasuria i përket truallit Arbëror Pellazgo – Ilir. Ju përshëndes

  15. Rita says:

    Profesor Myslym Pashaj dhe Pellumb Xhufi duhet patjeter te been pjese e grupit negociatior, kjo do te qetesoj popullin. Edi mos e humb kete shans te art nese deshiron mandat te trete nga shumica e popullit.

  16. demokrati says:

    Vini 11 shqiptare orthodoks skane per te leshuar 1cm det, koken ne sater e vene per Shqiperine.Vini 11 skraparlinj si mecollari te shesin edhe Polin e Veriut.

  17. Tr says:

    Myslym Pashai eshte I politizuar, flet me tone te buta, eshte I shitur me kohe.

  18. .... says:

    Ore kushdo qe te futet do nenshkruaje
    Keshtu qe ti leme patriotizmat ketu.
    Presioni nga te gjitha shtetet evropiane do jete I madh keshtu do kemi me se te meremi per nja tre dite pse u nenshkrua.
    Gjysma do bertasin se duam turkun per negociata gjysma tjeter do thote se ka te drejte greqia e keshtu do harohet
    Sic u harua 21 Janari sic u harua gerdeci sic u harua 97 e sic jane haruar shume te tjera.
    Gjithmone do shajme bertasim disa do thone tu bejme lufte komshinjve pa kthyer koken te shikojne qe skemi as ushtri asnje avion asnje anije bile as ndonje pushke

  19. BARDHYL MYFTIU says:

    EKIP NEGOCIATOR PA HARTOGRAFIN ME TE AFTE DHE TE ZOT QE KEMI NE MYSLYM PASHA ,MADJE DHE PA KSENOFON KRISAFIN NE ASNJE MNYRE TE MOS KETE NE TE KUNDERT POPULLI DO MENDOJ QE EKIPI I ZGJEDHUR PA KETA DO JETE I INTERESUAR PER TE PERKRAHUR GREQIN ASHTU SI EKIPI NEGOCIATOR I SALI UT QE ME SHUME ISHTE GREK SE SA SHQIPTAR,I TILLE PER TE REALIZUAR KERKESAT E GREKUT DHE SALIU DO JUSTIFIKOHEJ ME EKIPIN NEGOCIATOR.TE MOS MENDOJ ASKUSH SE EKIPI NEGOCIATOR DO NENSHKRUAJ PA ARDHUR NE PARLAMENT PER TE APROVUAR PUM=NEN E TIJ DHE QE POPULLI TE MARRE VESHT SE KA IKUR KOHA E SALI BERISHES BARDHYL

  20. Durresaku says:

    Osman METALLA, eshte Specialist i mirefillte. Prania e Tij do te ishte me shume efektivitet..

  21. Pd rrumpalla says:

    Jo vetem ate o Albans. ..po dime dhe lesht e gopit te motres tende.

  22. buj says:

    ai qe shkuruan me emrin `ALBAN` emri eshte maska qe mban nje grek robqir, une bashkohem sh me komentuesin `pd rrumpalla` edhe me shume pervec se dime lesht e pidhit motres tate dime edhe te gopit te satom, u te shkerdhvet gjaku pidhrobsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje