Meta ftoi Ramën e Bashën për datën e zgjedhjeve. Po LSI-në, do ta përfaqësojë vetë si lider?!

1 Shtator 2020, 19:13Politika TEMA

Në të gjitha edicionet e lajmeve janë publikuar ftesat e presidentit Ilir Meta për dy partitë më të mëdha në vend, PS e drejtuar nga Edi Rama dhe PD të drejtuar nga Lulzim Basha.

Teksti ka qënë i njejtë: Të jenë në Presidencë ditën e premte, vetë apo kushdo i autorizuar prej tyre për të diskutuar dhe vendosur për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ftesa është dërguar nga ana e drejtorit të kabinetit të Presidentit Arben Cici për sekretarët e Përgjithshëm të PS dhe PD, respektivisht Taulant Balla dhe Gazment Bardhi.

Deri këtu gjithçka është në rregull. Por ajo që ka munguar ka qënë publikimi i ftesës për sekretarin e Përgjithshëm të LSI Endrit Braimllari. Pra nuk është publokuar asgjë për LSI.

Mbetet enigmë fakti nëse ka ndonjë hatërmbetje të Metës me kryetaren e LSI, bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, apo ka vendosur që ta përfaqësojë vetë LSI-në në këto konsultime, bisedime dhe vendime për datën e zgjedhjeve.

Urojmë që të jetë kjo e dyta, pasi Meta dhe zyrtarisht do të merrte përsipër drejtimin e LSI, pavarësisht se ka kohë që nuk po sillet si president por si kryetetar partie.

3 komente në “Meta ftoi Ramën e Bashën për datën e zgjedhjeve. Po LSI-në, do ta përfaqësojë vetë si lider?!”

  1. ..te dhjere por krenare.. says:

    ….si zhgaraviten keto specje …..sa te peshtire.

  2. Paskan dhjere ne breke te gjithe says:

    Jaaaaaaaaaa shikoni si duken haaaaaaa …….na ngordhi kali i rane thonjte…

  3. katarakti says:

    Oh Zot çfarë servilizmi te fotoja! Njerëz koti. Pa dinjitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje