Yuri Kim letër Ramës, Bashës e Kryemadhit: Mbani përgjegjësi për pastërtinë e kandidatëve për deputetë që do të përzgjidhni

1 Shtator 2020, 12:25Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim i ka dërguar një letër krerëve të partive politike Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Diplomatja amerikane u kërkon krerëve të partive politike që të mbajnë përgjegjësi për pastërtinë e figurës së kandidatëve të ardhshëm për deputetë.

“Më 22 korrik ne nënvizuam publikisht se udhëheqësit e partisë janë përgjegjës për kandidatët që garojnë nën logon e partisë.  Ndërsa partia juaj përgatitet për fushatën zgjedhore, ju si udhëheqës i partisë, duhet të siguroni pajtueshmërinë me ligjin shqiptar.

Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike të bëjnë veting për kandidatët dhe të kandidojmë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.

Ndërsa individi është përgjegjës të deklarojnë historinë e tyre kriminale, udhëheqësit e partive duhet të sigurojnë integritetin dhe vërtetësinë e deklaratave të atyre që kërkojnë funksione nën siglën e tyre.

Ligji i Dekriminalizimit përcakton se personat e dënuar, të ndjekur penalisht ose me rekorde penale në Shqipëri ose jashtë, nuk kanë të drejtë të emërohen në poste publike, d.m.th. të zgjedhur nga qytetarët, ose të emëruar në poste brenda administratës publike, ose institucioneve të përcaktuara në Kushtetutë ose akte të tjera ligjore.

Çdo falsifikim ose mosdeklarim mund të përbëjë një vepër penale që i nënshtrohet dënimit sipas legjislacionit penal. Në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit, disa deputetë dhe kryetarë të bashkive ose kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar, dhe të tjerët janë hetuar.

Siç e dini, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin dhe qëndrojnë me këdo që kërkon të ndalojë zyrtarët e korruptuar të veprojnë në mënyrë të paligjshme dhe pa u ndëshkuar.

Ne do të vazhdojmë të përcaktojmë individë të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm sipas nenit 7031 (c) gjatë afishimit vjetor. Ju mund të luani një rol në këto përpjekje duke i mbajtur këta individë të njohur, të korruptuar jashtë listës suaj të partisë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë Shqipërinë si një mik, partner dhe aleat të NATO-s.

Ne gjithashtu mbështesim fuqimisht aspiratën e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE. Ne mbështesim dëshirën e popullit shqiptar për qeverisje të mirë nga përfaqësuesit e tij në parlament, në përputhje me dëshirën e tij për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë. Sinqerisht, Yuri Kim Ambasador“, thuhet në letrën e Yuri Kim.(TemA)

22 komente në “Yuri Kim letër Ramës, Bashës e Kryemadhit: Mbani përgjegjësi për pastërtinë e kandidatëve për deputetë që do të përzgjidhni”

  1. qytetar says:

    Mire e ke por ka nje problem !!!
    Mundet i korruptuari te ndaloje te korruptuarin !!!!!????

    1. Edkari says:

      Pergjegjesi?! Ha haha na shkrive moj shoqja Kim,na shkrive ..
      Aq pergjegjesi sa mbajti Rama qe mbushi kuvendin me bandite.
      Ik ne Amerike se lan nam kandidatet atje,lane koqen e namit

    2. Kute says:

      Shum mire Zonja Ambasadore
      Lexo veten 3 emra dhe shiko ku eshte pastertia
      SALI Berisha, kujto Gerdecin, kujto 4 te vrare ne bulevard
      Lulezim Basha kujto Rugen e kombit, kujto 4 te vrare ne bulevard kur luli Minister I brandished
      LIKE FLOLIRI MONA kujto Floririn e kerabes dhe keta quhen te varfer
      Te 3 keto familje me vila te papara NONJEHERE
      Berisha Basha MONA jan te paret per deputet
      Cfar tju kerkosh ketyre
      Ata duan bashkpunetoret e tyre per deputet
      Hiqua te drejten per te hyre ne Amerik

  2. Cabal Sorros Surrel says:

    i shkruj nje leter edhe per peshqit…moj zoj e nderume….

  3. Sulo says:

    Kjo eshte humoristike.. ti kerkosh Bashes, vrasesit te protestuesve ne bulevard ne syte e tere botes te beje kujdes me ata qe do zgjedhe per deputete. Nuk eshte kjo Amerika qe duan Shqiptaret. Ti kerkosh kriminelit dhe hajdutit te betohet per ndersheri. Zonje. Amerika eshte feja e shqiptareve. Te lutem mis e prish kete imazh qe e kane me te drejte shqiptaret per te. Basha, Saliu, Meta e Mediu duhet te jene ne burgim te perjetshem dhe subjekte te drejtesise ne Hage jo me subjekte politike.

  4. Shqiptari says:

    Shqiperia eshte nje vend sovran dhe i pavarur dhe te drejten e perzgjedhjes se kandidateve qe do te konkurojne ne zgjedhjet e ardhshme e kane partite politike,mbi bazen e rregullave te Kodit Zgjedhor ne RSH.Askush nuk ka te drejte te nderhyje apo tu imponoje partive politike dhe subjekteve te tjera zgjedhore ne perzgjedhjen e kandidateve apo tu rekomandoje atyre persona te veçante si kandidate.
    Por,nderhyrja,keshilla apo rekomandimi qe ben zonja e nderuar Juri Kim,vje si nje keshille,si nje kujtese per politiken
    Eksperienca e hidhur ne te kaluaren,rastet kur ne parlament kane hyre njerez jo te denje,pse jo dhe te inkriminuar,kerkon kujdes dhe seriozitrt nga partite politike,
    Sot Shqiperia eshte vend i Natos,ka çelur negociatat per antaresim ne BE,eshte nje partner teper i rendesishem i SHBA ne Ballkan,dhe nen vezhgim dhe monitorim nga komuniteti nderkombetar,ne rrugen drejt antaresimit ne BE dhe nuk mund ti lejohen gabime te perseritura.
    Ne te gjitha antaresite e partive politike ka me shumice njerez jo te denje,te kompromentuar dhe te korruptuar,horra dhe bandite,ose jo dhe kriminele me kollaro qe tentojne te futen ne institucione politike dhe zyrat e shtetit.Ky lloj llumi te fortesh tashme eshte i pranishem ne politike,ne media,ne biznes,ne shoqerine civile e kudo.
    Kjo kujtese duhet pranuar me dashamiresi,pasi integrimi te detyron te humbasesh pak nga pavaresia.
    Nese kjo vigjelence,kjo kujtese nenvleresohet,nuk ka dyshim qe ne parlamentin e ardhshem do kemi prap horra.
    Dihet pastaj çfare valleje hedhin horrat ne parlament.
    Nje pershendetje oer z.Kim per kujtesen qe u ben shefave.

  5. XheJ eN Bi says:

    Po,sipas Ambasadores edhe vet krerët e partive nuk duhet të jenë në lista.
    Ata nuk janë të korruptuar?
    Ku e gjetën gjithë këtë pasuri ,me rtoga e bënë?
    Si do guxojë Monika t’i thotë Petrit Vasilit se nuk do garosh se ke pasuri që nuk i justifikon me rrogën që ke marë.

  6. John says:

    Po “Shqiptari”..jam dakort me shkrimin tend. Amerika eshte partneri nr. 1 strategjik dhe jetesor i shqiptareve. Zagaret e ketyre 30 vjeteve ne politike jane antishqiptar.

  7. Like says:

    Zjna ambasadore harron se nuk mund te kete kandidate qe ja kalojne per “pasterti” kryetarve. ata jane njeri me te korruptuar se tjetri. kush i shpetoi burgut me proçedure, kush e mbron posti i presidentit, tjetri qe gjoja vetquhet edhe Rilindas mashtron per shuma qesharake edhe plakat nga 80 e kusur vjeç per riparimin e shtepise nga termeti nje here duke thene “po” e pastaj “ekspertet· nderrojne mendje se gjoja na paskish qene prishur nga vjetersia, etj etj. nga vjetersia apo jo, suvane e prishi termeti or matuf rilindas, qe nuk di as te genjesh nje grua plake. njesoj siç ju a beri edhe te rejave.

    Figurat e pastra?? “Hajde ta marresh ne bige” tha nje here i madhi Adem Reka ne film.

  8. Albani says:

    Juri Kim: ne se jeni vertete ambasadore e shba-ve ne shqiperi dhe doni sinqerishte te na ndihmoni populli shqiptar eshte dakorte me shkrusin SULO ketu me larte qe per mua dhe gjithe shqiptaret eshte me se e vertete si drita e djellit.
    Te gjitha te tjerat jane pallavra dhe dengla politike dhe pa asnje vlere per popullin shqiptar.
    Letra juaj ne kete raste ka rene ne dore te kremineleve ose te ujqerve qe juve me dashje ose pa dashje doni ti varni perseri meçite ne qafe,e pra kjo nuk eshte ndershmeri dhe sinqeritet ta flasim hapur dhe pa doreza .Une dua qe ju mos u beni sado pak shkak qe disa nga populli im te flasi kunder amerikes po qe se lejohen keta si Basha,Mediu,Monika Iliri qe per popullin e vertete shqiptar jane zhytur keq por keq fare ne korupsion dhe ne vrasje ne mes te bulevardit-
    Rruga qe ju kini zgjedhur nuk eshte fare e drejte per nje pale zgjedhje te lira dhe te ndershme. Rrofte SH:B:A: per ne fukarenjte shqiptare.

  9. ganiu says:

    Pergjegjesia duhet te bie se pari mbi ata qe i kane mbajtur e vazhdonjne t”i mbajne ne pushtet sot 30 vjete keta vrases e palaco me pese klase shkolle, duke fillu nga qenefi vicidolit e deri tek ky kokkra hajdutit te rilindjes.. Me voten e popullit qeverite fshijne mender bythen e dashur zonje. Jeni ju ata qe vendosni se kush do marri pushtetin. Zoti na ruajt se mos na instaloni prap Sali bajgen nepermjet Lulit.

  10. Dashi says:

    Kjo zonja duhet tju thot qe ju te tre sduhet te jeni ne lista, rrugace te tipit GD sfuhet te jen, hajdut te tipit Ahmetaj Klosi sduhet te jen, kriminel te tipit betisha sfuhet te jen etj etj etj, kte duhet te bej kjo zonja ambasadore

  11. ???????????????????? says:

    ??

  12. Juliano says:

    Z, Yuri me gjith respektin per statusin qe keni, nje gje nuk mund dhe s’kam per ta kuptuar ndonje here qe; perse i drejtoheni kryemadhit, kur kjo force politike nuk ka me shume arsye se nje force tjeter politike sikur ti drejtoheshe BDI. Jo per gje, por duket sikur ju i krihni bishtin nje force politike, qe gjith jeten ka qene paterice e destabilitetit dhe rremujave ne shqiperi. Eshte fyerje per popullin shqiptar, ti drejtohesh nje firce politike qe kurre nuk ka qene force e trete politike, aq me shume ku populli kerkon qe kjo kryetare e kesaj force politike familjare, te shkoje para drejtesise popullore, ku te deklaroje pasurine e perfituar ne menyre te pa ligjeshme. Respekte per ju, per punen ku shqiptaret presin dretesi.

  13. Martin says:

    Me 2 fjale kryetaret e partive jane ok sipas llogjikes tende?? Mos esht mesazh ky qe me ata nuk keni gje ??? Me 1 llaf luli dhe monila ja kan hedhur bythes . Kte duhet te kuptojme?? Na rrofsh moj ambasadore se na shplodhe..

  14. Klorea says:

    Shqipëria ka pasur në krye për 30 vjet, ata që I ka dashur qejfi Amerikës. Prandaj “burrat e shtetit,, dhe” yjet në ngjitje,, jane pagëzuar nga zonja Amerikë dhe janë e do të jenë aty për t’i përdorur si agjentë të tyre të rusit e serbit, në kurriz të shqiptarëve.

    Peshku I madh, peshku I vogel, peshkaqeni, ushqehen nga “oqeani,, Amerikë, prandaj me kot presim. Nejse shpresa vdes e fundit…

  15. Meri says:

    Krejt e cutitreshme kerkesa e Ambasadores. Basha, Rama ,Ktyemadhi jane mete korruptuarit dhe me te piset si figura, kush duhet ti kerkoj te paster te pisetet. Haaaaaa Mos u tallni znj. Ambasadore me shqiptraet te cilet jane me te varferit ne Europ dhe shkaktaret jane atat qe ju perkedhelni.

  16. prapaskena says:

    po prapa perdes cfar u thua?

  17. Sorry,po kjo nuk ndodh ne vendin e shqiponhave grabitqare says:

    Ashtu sic thote zonja,ketu nuk gjen as edhe nje….
    Vetem pasuria e ketyre hajduteve ne keto 30 vjet,i nxjer jashte loje…
    Llumi gjithmone del siper.

  18. Kute says:

    Shum mire Zonja Ambasadore
    Lexo veten 3 emra dhe shiko ku eshte pastertia
    SALI Berisha, kujto Gerdecin, kujto 4 te vrare ne bulevard
    Lulezim Basha kujto Rugen e kombit, kujto 4 te vrare ne bulevard kur luli Minister I brandished
    LIKE FLOLIRI MONA kujto Floririn e kerabes dhe keta quhen te varfer,,,, …….
    Te 3 keto familje me vila te papara NONJEHERE
    Berisha Basha MONA jan te paret per deputet
    Cfar tju kerkosh ketyre
    Ata duan bashkpunetoret e tyre per deputet
    Hiqua te drejten per te hyre ne Amerik …….

  19. Gazeta e partise says:

    Comrade Kim, urime shaka e papare akoma me e bukur sesa shakaja e fundit me kushtetuten
    Ke me shume sukses si yll instagrami

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje