Deputeti me origjinë shqiptare Dritan Abazoviq ka të drejtë të kundërshtojë Millo Gjukanoviqin. Por, refuzimi i Gjukanoviqit nuk domethënë që Abazoviq të bashkohet verbërisht me partitë proserbe dhe proruse dhe të luajë me zjarr. Nacionalistët serbë me ton triumfues po thonë se po të shkonte Abazoviqi në Beograd, rinia serbe do ta bartte në duar. Po, do e bartte, por deri te varrezat masive të Batajnicës, siç nënvizon një publicist proeuropian serb. Abazoviq duhet të vë kushte të qarta për të hyrë në qeveri. Ndryshe do të mbetet në kujtesë vetëm si një kalë Troje i një projekti ruso-serb për destabilizimin e rajonit.
Nga Enver Robelli*
Dritan Abazoviqi e ka ndërtuar karrierën politike si kundërshtar gjuhëbrisk i Millo Gjukanoviqit dhe pushtetit të tij. Gjukanoviq ka merita historike për pavarësimin e Malit të Zi dhe largimin e këtij vendi nga përqafimi mbytës i Beogradit. Por e vërtetë është po ashtu se Gjukanoviq për 30 vjet në pushtet e shndërroi Malin e Zi në ndërmarrje familjare dhe klanore, shoqëruar me krejt fenomenet negative si korrupsioni, krimi i organizuar dhe presioni ndaj mediave.
Për Abazoviqin do të ishte me gjasë fundi i karrierës politike nëse do të ndërronte taborin dhe do t’i bashkohej Gjukanoviqit. Por, refuzimi i Gjukanoviqit nuk domethënë që Abazoviq të bashkohet verbërisht me partitë proserbe dhe proruse dhe të luajë me zjarr. Sot Abazoviq, bashkë me partitë kryesore të opozitës malazeze, përmes një deklarate njoftoi se qeveria e re do të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare (domethënë: nuk vihet në pyetje anëtarësia në NATO dhe me gjasë as anulimi i njohjes së Kosovës nga Mali i Zi, ndonëse sa i përket Kosovës Abazoviq duhet të deklarohet qartë dhe personalisht), dy: se Mali i Zi do të qëndrojë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, tre: qeveria e re do të jetë qeveri ekspertësh duke përfshirë pakicat etnike dhe fetare.
Këto fjalë duhet të bëhen vepra. Hyrja në qeveri me partitë proserbë dhe proruse është një aventurë e rrezikshme, andaj përgjegjësia e Dritan Abazoviqit është jashtëzakonisht e madhe. Disa paraqitje të tij në opinion janë të neveritshme, për shembull në një debat ai ka thënë se Skënderbeu është serb me nënë e babë. Një deklaratë kjo skandaloze, idiotike, e pavërtetë. Nga këto deklarata Abazoviq duhet të distancohet dhe të kërkojë falje.
Publicisti i njohur serb Sllavisha Lekiq shkroi në Twitter: “Po thotë Matija Beçkoviqi (shkrimtar ultranacionalist serb dhe shqiptarëngrënës dhëmbëverdhë, v.j.): ‘Po të vinte Dritan Abazoviqi, lider i koalicionit URA, nesër në Beograd, rinia serbe do ta bartte në duar’. E vërtetë! Do ta bartnin në duar deri në Batajnicë. Me Matijan në krye të kolonës. Si në vitet 90-të”.
Partnerët e koalicionit të ardhshëm të Dritan Abazoviqit në parlamentin e Malit të Zi janë shquar me fjalime fashiste antishqiptare. Këtë kapitull të errët Abazoviq nuk mund ta shlyejë. Ai duhet të vë kushte të qarta për të hyrë në qeveri. Ndryshe do të mbetet në kujtesë vetëm si një kalë Troje i një projekti ruso-serb për destabilizimin e rajonit.
Mali i Zi është një fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë dhe i Kosovës. Përkundër gabimeve e poshtërsive në fillim të karrierës së tij politike, Millo Gjukanoviq nga fundi i viteve 90-të ia ktheu shpinën regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Gjatë sulmeve të NATO-s Gjukanoviq i bëri strehë liderit serb të opozitës Zoran Gjingjiq dhe i hapi kufijtë për strehimin e refugjatëve nga Kosova – përkundër rreziqeve të mëdha që i kanoseshin nga Beogradi. Gjukanoviq ishte i pari politikan i Ballkanit që në vitin 2000 i kërkoi falje Republikës së Kroacisë për pjesëmarrjen e ushtarëve malazezë (si pjesëtarë të ushtrisë serbo-jugosllave) në bombardimin e Dubrovnikut në vitet 1991/92. Me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur Gjukanoviq tregoi guxim të madh – një guxim që shqiptarët duhet t’ia vlerësojnë përjetësisht.
Gjukanoviq nuk qëndroi në pushtet ekskluzivisht për shkak të “kapjes së shtetit”, siç thonë kundërshtarët e tij politikë, mes tyre edhe Abazoviqi, por për shkak se Gjukanoviq nuk është as nacionalist mesjetar, as racist ballkanik, as ideolog. Dhe për shkak se ai me vite të tëra u përballë me sukses me një opozitë kaotike, antimalazeze dhe proserbe, e cila herë premton bashkim me Serbinë, herë kërkon që Mali i Zi të jetë provincë ruse, herë lëshon sirenat e alarmit në parlament për të kujtuar sulmet “e padrejta” të NATO-s më 1999.
Gjukanoviq është politikan pragmatik që me profesionalizëm dhe shkathtësi politike arriti të përfshijë në bashkëqeverisje edhe pjesëtarë të pakicave. Në partinë e tij mbajnë pozita të larta edhe boshnjakë dhe shqiptarë. Të gjitha këto janë fakte dhe nuk mund t’i zhbëjë as Dritan Abazoviqi me fjalimet e tij shpeshherë demagogjike. Ai mund të ketë të drejtë me kritikat e tij sa i përket keqqeverisjes e korrupsionit, ai ka të drejtë legjitime të kërkojë ndërrimin e pushtetit pas tri dekadash nën Gjukanoviqin, por kjo nuk i jep të drejtë të hedhë në ajër një shtet duke u futur në aventura me Beogradin dhe Moskën dhe me popët me mjekra të lyera me gjakun e viktimave të hegjemonizmit serbomadh.
Rrallëherë një politikan me origjinë shqiptare në Ballkan ka pasur kaq shumë përgjegjësi në marrjen e vendimeve politike. Dritan Abazoviqi gjendet para një momenti vendimtar jo vetëm të karrierës së tij politike. Ai mund të bëjë një hap të parë: të kërkojë të jetë ministër i Jashtëm i Malit të Zi dhe vizitën e parë ta bëjë në Kosovë. Ky do të ishte një hap i duhur. Rruga tjetër e çon te Matija Beçkoviqi, ai shqiptarëngrënësi dhëmbëverdhë e serbomadh.
*Titulli original: Përgjegjësia e madhe e Dritan Abazoviqit
Abaz te mori lumi,nuk te sos dot as erdogani…..
Dritan Abaz Vici= shqipo-turko-serb…
ndryshon nga shume te tjere shqiptare se ka +serb bashkangjitur
shqypo- grek
shqypo-goran
shqypo-coban
ndryshe nga me siper:
dritani a turko-serb-shqypo
O kalec moterqiri,.ma iep dot nje pergjigje???
Cfare roli ke ti me komentet qe ben ketu?
A ke ndonje rol apo ndonje mision??
Abaz eshte.mbirmer myslimane dhe shqiptart kane mbi 500 vite myslimane tashme.
Sa per pjesen e vicit, eshte nje sllavizmin qe jua bente Tito disa Shqiptareve ne Mal te Zi.
Ate mbiemer nuk e ka me deshiren e tij.
Herr Fuhrer, ai ta jep përgjigjen me emrin e vet. Po si mor e paske harruar se kë quanin shqiptarët, në kohën e qoftëlargut, “kalec”? Një epitet tepër, tepër i urryer ky. Dhe ai kaleci ynë, e ka pranuar tëtë emër, me dëshirën e tij, jo si parardhësit e Dritan Abazoviçit, dhe jo vetëm, që ishin të i detyruar.
I nderuar Enver, Shkijet e përdornin shpesh thënjen Shiptarska posla (punë të shqiptarëve). Ju e kuptoni shumë mirë realitetin që reflekton sot.
Z.Robelli, si gjithmon i sakte. Faleminderit per shkrimet. Ju lexoj me dashamiresi.
Ky është Shqipëtarë sa ç’është esat pasha, mos harroni salalulimuliliki i dhan mbështetje se përfaqsonë Shqipëtarët e Malit të zi thanë.
Kurse Rama jo, ai i dha mbështetje Gjukanoviç dhe sikur ta dinte që ky debil është pro serb&rus.
Si ka mundsi Rama gjithmonë në anën e duhur dhe prapë janë disa pak që i duket sikur ai bën të kundërtën, kurse kto tjerët janë hapur pro një personi që dihet botërish që është pro serb dhe tani e vulosi me marrëveshjen që do bëj me ta për qeverinë e ardhshme.
Si ka mundsi të jeni kaq t’verbër që t’mos shihni se çka o ka zihet si thon nga ne.
@ Presheva! Nga nick name, besoj se duhet të jesh patriot. Gjithsesi, si i tillë, nuk je i vetmi që historinë e di veç si ta kanë mësuar librat e historisë së komunizmit, dmth, ‘bardh e zi’. Ashtu e kam mësuar dhe unë, për më tepër që Avni Rustemin e kisha mësues të babait, rahmet pastë. Po ja që duke u rritur dhe duke lexuar më shumë, sidomos pas rënies së komunizmit enverist, gjërat mu bënë më të qarta, sot di më shumë dhe nuk bie dot kollaj viktimë e klisheve që në mendjet e njerëzve, zënë vend më kollaj se të vërtetat. Ndaj këtë të fundit shumë njerëz, e kanë shumë zor ta pranojnë. Por ja që për këtë na ndihmon dhe Aristoteli, filozofi i madh i antokitetetit me thënien e famshme të tij: “E kam mik Platon, po më shumë dua të vërtetën”, dhe Plato ishte mësuesi i tij, po aq i madh Platoni. Dhe ky është Plstoni ai që ka thënë se: “njeriu që urrehet më shumë është ai që thotë të vërtetën!”.
Ku dua të dal. Epo ndonjëherë vëlla, duhet lexuar ca më shumë, se aty brenda faqeve të librave gjen dhe ca të vërteta që të tjerë, rrufjanë ideologjikë, për interesa politike, ti, mua dhe të tjerëve, kur dhe sa kanë patur në dorë, na i kanë fshehur. Se ja psh. Besoj se ke dëgjuar për librin e gazetarit dhe historianit të VOA, Zerit të Amerikës, Ilir Ikonomi, “Esad Pash Toptani”, botim Tiranë 2018, dhe atë të historianit Tahir Kolgjinit, “Esad Pash Toptani, tradhëtar apo patriot”, botim Tiranë 2003. Ka dhe të tjerë, por mjaftojnë që t’u hedhësh ndonjë sy vetëm këtyre dhe besoj se do të kesh edhe ti, (sigurisht, nëse je i interesuar), ndonjë mendim larg klisheve, ‘Bardh e Zi’, se gjërat kurrë nuk janë të tilla. Siç e dimë, ngjyrat janë shtatë, ndaj dhe ylberi, meqë i ka të gjitha këto, është fantastik.
EDHE ABAZOVIQ EDHE SHQIPTAR NUK SHKON.KY DYHET TE JETE DOBIC DHE DOBICAT NUK KANE BESE
Po pse dreqin e quajne shqiptar kete funderrine? Eshte thjesht nje bastard serb si shume te tjere qe qarkullojne ne trojet shaiptare ,kane edhe pushtet,si Besa me shoke dhe jane koke e kembe ne sherbim te interesave serbe.Ne djall te veje CETNIKU dhe te marre me vete te gjithe cetniket e tjere.Nuk e kuptoj kete “dashuri” te madhe per Gjukanoleshin qe ne Mal te Zi nuk lejohet as perdorimi i flamurit kombetar shqiptar.Te gjithe sllavet jane fare e poshter dhe kur eshte fjala per shqiptaret qellimet e tyre jane te njejta.
Informohu pak te mos mbetesh pall trapi.
Ne Mal te Zi jo vetem lejohet perdorimi i flanirit Shqptar por tere trojet shqiptare me Mal te Zi i ke me flamuj shqiptare.
Ku e more vesh ti qe eshte funderrine, ti as e njeh fare! Pse more keni kaq shume paragjykime ne shpirt?! Mesoje more qe mos biesh ne batak e llum heres tjeter: ne nje kohe qe palacot e partive politike shqiptare ne MZ shanin Millon diten e naten “flinin” me te, Dritani ka qene I vetmi ne Parlament qe ngrinte zerin per te drejtat e shqiptareve ne menyren me te sinqerte! Ka qene nder opozitaret me te flakte te Millo halese qe ben sikur i respekton shqiptaret e nga ana tjeter ka bere gjithcka per t’i asimiluar, rrenuar ekonomikisht e politikisht! Po te ishin edhe te ata te partive shqiptare ne MZ si Dritani, te jesh i sigurt ti edhe keta qe e quajne proserb se shqiptaret do arrinin me shume te drejta ne MZ! Dritani e ka thene shume here qe ai mbiemer nuk eshte i tij, por i eshte imponuar familjes dhe nje dite do ta nderroje! Nuk kam asnje lloj interesi, por e njoh mire ate djale dhe me vjen keq qe sulmohet nga njerez qe as e njohin fare e ndikohen nga artikuj e palo analiste! Dritani ia ka numeruar Millos me rradhe gjynahet qe ka ndaj shqipetareve, s’mund te bente kurre koalicion me te! Sa per qeverisjen me pro-serbet nuk eshte faji i Dritanit qe malazezet u lodhen me rregjimin 30 vjecar te skuthit Gjukanovic, ish-bashkepunetorit te Sllobodanit qe kur e pa qe varka e nacionalizmit serb po fiste uje, na u be properendimor brenda nates, e votuan opoziten! E te jesh i sigurt qe diten qe qeveria proserbe do te devijoje nga kursi perendimor, Dritani do te dale nga qeveria!
Plehre SerboFile.Tu shofte Fara Delenxhi !!!
thuaj nje mashtrim perserite dhe kane per ta besuar dhe ti vete ke per ta besuar
keshtu funksionon truri
thuaj nje mashtrim perserite dhe kane per ta besuar dhe ti vete ke per ta besuar
keshtu funksionon truri
thuaj nje mashtrim perserite dhe kane per ta besuar dhe ti vete ke per ta besuar
keshtu funksionon truri
Si gjithmon nje SHQIPTAR nga te kqinjt plagprishes do gjindet kudo , nuk kuptoj nje gje si ka munci qe llumi perparon kaq shum , vetem e liga nuk njef kufi ne kte koh , esht e çudiçme , u gjind dhe nje pler antishqiptare ne Mal te Zi per te zezen e atij vendi , mostra e ndyr flet dhe shqip, mos naj nxirni kte lloj fytyre me ne foto se nuk na intereson , vetioret e kan per zemer serbin , jo te ter , por llumi veriut.
eLrini ore kohe djalit. Do tregoje me vepra se cfare di dhe si di ta beje.
Sikur ja ke fut ca kut kot Robell. Humbja e Gjukanovicit, pas 30 vjet ne pushtet, eshte gjeja me normale. Apo don me e be te perjetshem? Ndersa per Abazovic Je sforcuar shume per te ul figuren e tij. Duket se ai nuk eshte nje politikan i zakonshem, ashtu bardhe e zi, si mendojme ne shqiptaret.
Po beni sikur flini,per opinonet e lexuesve?
Apo ju peqejne ata,qe zhgaravisin me shkronja gjysem turcelie,patriotizmin e bastarduar anadollak duke na e shitur si xhambaze te dhjere per patriotizem shqiptar.
Do kete hero saliun e sheqeres ky abazbuzvici
Ne te semes vafte bashke me serbet malazezet
Le te krijojne nje jugosllavi te re por Votat e shqiponjave ti dorezoj mbrapsht
Skenderbeu eshte serb thote abaz bushtra
Shqiptaret musliman te malit te zi Jane filoturq se kuptohet feja ben punen e vet por shqiptarizmin se kane mohuar kurre.Nuk besoj se eshte filo serb-rus por politika eshte politik
UDB eshte shume e forte sa mendoni….
HAMZA E TOPTAN APO DRITAN E HERO
– Analiza me mendjendritur e Enver Robellit
Fakte te gjalla.
Mendime dritedhenese!
Sugjerime te shkelqyera ne sherbim te nje populli te vogel dhe te vete Dritan Abazit dhe se ardhmes se popullit te Malit te Zi..
Dritani eshte midis dy zgjedhjeve
1- te behet Hamza Kastriot apo Esat Pashe Toptani i diteve te sotme, ose
2- te futet ne historine e Malit te Zi, popullit te tij dhe kombit shqiptar si hero i tyre demokrat, properendimor e largpames
Ky rast historik nuk do ti vije kurre me ne dore.
Dritan Abazi- Abazovic me hir ose me pahir nga te paret e tij, eshte midis “ Perandorise se Djallit” Kasapeve te Ballkanit dhe Kalit te Trojes me kryq ortodoks e me shpate dhe Nenes Boterore te demokracise SHBA-se dhe Evropes se Bashkuar.
Uroj qe ai te mos shese lire lekuren e vet dhe te perfundoje si cjapi te kasapi serbo- rus dhe Artemija edhe me Kasap se “Kasapi i Ballkanit” Milloshevic.
HAMZA TOPTAN APO DRITAN AZGAN !?
– Analiza me mendjendritur e Enver Robellit
Fakte te gjalla.
Mendime dritedhenese!
Sugjerime te shkelqyera ne sherbim te nje populli te vogel dhe te vete Dritan Abazit dhe se ardhmes se popullit te Malit te Zi..
Dritani eshte midis dy zgjedhjeve
1- te behet Hamza Kastriot apo Esat Pashe Toptani i diteve te sotme, ose
2- te futet ne historine e Malit te Zi, popullit te tij dhe kombit shqiptar si hero i tyre demokrat, properendimor e largpames
Ky rast historik nuk do ti vije kurre me ne dore.
Dritan Abazi- Abazovic me hir ose me pahir nga te paret e tij, eshte midis “ Perandorise se Djallit” Kasapeve te Ballkanit dhe Kalit te Trojes me kryq ortodoks e me shpate dhe Nenes Boterore te demokracise SHBA-se dhe Evropes se Bashkuar.
Uroj qe ai te mos e shese lire lekuren e vet dhe te perfundoje si cjapi te kasapi serbo- rus dhe … Artemija, edhe me Kasap se “Kasapi i Ballkanit” Milloshevic, qe i ka duart e kryqin ortodoks te lyera me gjakun e shqiptareve, boshnjakeve po aq sa Arkanji, Mlladici … e Slloboja.
Ne vend te dritanit do beja koalicion me partine e gjykanovicit por kushti do ishte qe gjykanovici te dilte ne pension dhe ktu do shihej sesa e don malin e zi gjykanovici
Nëse çështja e tërheqjes së njohjes së Kosovës është në axhendë në qeverinë e ardhshme të Malit të Zi, si do të reagoni?
– Sigurisht që ne do të jemi kundër, dhe unë mendoj se kjo çështje nuk do të jetë në rendin e ditës sepse është diçka që ne e kemi përfunduar, ne nuk duhet të kthehemi në të kaluarën. Unë madje pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë një gjuhë dhe marrëveshje të përbashkët në të ardhmen e parashikueshme që do të qetësonte tensionet dhe mundësonte procesin e pajtimit. Paqja nuk ka çmim. Të gjithë këtu duan paqe, askush këtu nuk dëshiron luftë, por jeta, biznesi …
Kjo është përgjigja që Dritani i jep gazetës Serbe Kurir kur pyetet nëse do të kemi tërheqje të njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Kështu që djali më duket në rregull.
Paragjykimet jane te pa vlefshme ne kohen e sotme e verteta eshte se nuk ka politikane qe mund te jetojne per ideale te njerezishme ,ka pak emra ne bote qe mbijetuan per ate qe kane bere per te ardhmen e njerzimit. Abraham Lincoln,MahatmaK. Gandhi te mbetur ne memorje kolektive. Mali i zi historine e ka te trazuar por mbetet vetem koha ta vertetoje identitetin e personit Dritan Abazovic qe pa dyshim mund te afroje nje kthese historike, apo nje manipulim serbo-rus, eshte heret per gjykim.