Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi çështjen e shumëdebatuar të ditëve të fundit, atë të kufirit detar me Greqinë, teksa kjo e fundit ka deklaruar se do të kërkojë shtrirje me 12 milje në ujërat shqiptare.
I ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës24, historiani Milo vlerësoi hapin e Presidentit Ilir Meta për të kërkuar informacion zyrtar nga kryeministri Edi Rama lidhur me këtë çështje dhe me ç’po ndodh me negociatat mes dy qeverive.
“Më duket legjitime, kushtetuese, është në të drejtën e Kryetarit të Shtetit që të kërkojë informacion për një çështje kaq delikate, siç është marrëveshja për kufirin detar. Aq më tepër kur Presidenti i Republikës ka dhënë edhe autorizimin për fillimin e negociatave për grupin negociator të Greqisë.
Pra, ai është i përfshirë në proces. Është në të drejtën e tij të kërkojë nëse ka zhvillime, pasi procesi ka mbetur stojk, për shkak të qeverisë së re në Greqi.
Nuk është pak gjë mendoj edhe fakti që është marrë vesh që ka një përpjekje që ministri i Jashtëm grek të vijë në Tiranë për vizitë. Duhet informacion dhe transparencë më e madhe”, tha Milo.
Më tej, ish-ministri komentoi edhe deklaratat e kryeministrit grek për zgjerimin e vendit të tij në 12 milje, duke thënë se kjo është një e drejtë ndërkombëtare e Greqisë, e Shqipërisë, apo çdo shteti tjetër ndërkombëtar. Por, sipas Milos, problemi i kësaj deklarate është nëse ajo u bë në mënyrë të rastësishme apo ishte përfundim i një negocimi që shqiptarët nuk e dinë.
“Deklarata u bë në një kontekst më të gjerë. Ajo që tha kryeministri grek nuk është se është ndonjë sakrilegj, sepse të drejtën e Greqisë për të kërkuar 12 milje kufirin detar është një e drejtë që rrjedh nga Konventa ndërkombëtare, siç e ka edhe Shqipëria apo çdo vend tjetër bregdetar.
Pra, jemi brenda parimit dhe këtu nuk ka asgjë të keqe të kërkosh shtrirje deri në 12 milje. Problemi është përtej kësaj deklarate, nëse ishte e rastësishme apo përfundim i një negocimi që shqiptarët nuk e dinë. Kryeministri shqiptar e deklaroi hapur që nuk ka marrëveshje apo negociata tani për tani. Unë dua ta besoj se nuk ka, se ky proces nuk mund të jetë i fshehtë.
Mesa jam në dijeni grupi negociator ka mbaruar punë dhe pala negociatore shqiptare ka projektuar, ka një projekt marrëveshjeje, që e ka depozituar, që është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e grupit negociator shqiptar, me përjashtim të njërit.
Për rrjedhojë, unë sot kam parë një shkrim të një anëtari të grupit negociator, që ka deklaruar se pretendimi i Greqisë për të shtrirë ujërat territoriale të saj në 12 milje nuk prek kufirin shqiptar. Tani jemi në dilemën sa informacion i saktë është ky që qarkullon”, theksoi ish-ministri i Jashtëm.
Ne parim eshte e drejte kjo qe thot Zoti Milo,por duhet theksuar se Likja eshte nje i dekoruar me kryqin e arte nga Greqia,e me qe geket e serbet te kafshojne atehere kur i beson me shume,veshtire se te dekorojne per sherbime te kota,eshte pak si e veshtire te jesh i qete me pretendimet e Presidentit,sepse ai nuk e shte vetem presidenti i republikes,eshte mbi te gjitha, Ilir Meta,ketu qendron problemi zoti Milo.
Konventa nderkombetare ja lejon Greqise ta shtyje kufirin detar me Shqiperine 12 milje, ne ato zona ku distanca ndemjet bregut te detit tokes continentale greke dhe bregut te detit te tokes continentale shqiptare eshte e barabarte ose me e madhe se 24 milje.
Kurse ne ato zona ku ne anen shqiptare eshte bregu i detit te tokes continentale Shqiptare dhe ne anen greke eshte bregu i detit te nje ishulli, nuk zbatohet ndarja ne raporte te barabarta.
Psh distanca nga bregu i detit te tokes continentale Shqiptare deri ne bregun e detit te ishullit te Greqise eshte 21 milje, atehere Shqiperia zmadhohet me 12 milje dete, e ndersa Greqia zmadhohet me 6 milje dete.
Pasi brigjet detare te ishujve perfitojne pothuajse 50% dete me pak se brigjet detare te tokes kontinentale
Me pak fjalë Milo (si zëdhënës i qeverrisë greke dhe jo si ish min i jashtëm shqiptar) deklaron se kjo punë ka marr fund pasi në bazë të ‘konventës ndërkombëtare ‘është e drejta e Greqisë të zgjerohet me 12 milje. .dhe Milo vazhdon të zbusi deklaratat e Miçotaqis duke thënë se janë bërë në ‘kontekst të gjerë’…unë nuk kuptoj një gjë. .Bushati negocioi me Koxhias për këtë çështje, kush është arsyeja që ish min rri në hije dhe nuk ndihet? mos ka ngrënë nga çorba e grekut?
Shqiptaret Nuk Kane besim tek te shiturit tu thone Te verteten Nuk Kane besim as tek qeveria e tyre se blihen shume lehte zoti paskal greku.Perderisa Koloneli Myslim Pasha thote se greqia Nuk mund Te rritet 12 milje se prek detin Shqiptare.Lerini perallat me mbreter dhe ne si Shqiptare Ti mbrojme interesat tona se deti Nuk eshte I rahmutit apo sali pordhes.
Po nuk te punoi truri, gjithmone do te jesh ne dileme o Milo ciniku.
Ai njeri qe thua ti mo shoku Kali me sa duket eshte personi qe te ka informuar, nje bashkepuntor i vjeter i sigurimit te shtetit te kohes se Dulles dhe servil i perhereshem i qeveritareve ne shekuj. Ka emer grek dhe eshte antishqiptar, sot lepin bythen e Like floririt. Dikur lepinte bythen e Fatos Nanos, akoma me dikur bythen e Reis Maliles. Ne MPJ e quanin kurva e partise, sot eshte vegla e Like floririt, flori 24 karatesh.