Partia Demokratike ka nisur fazen e dyte te seleksionimit te kandidateve per zgjedhjet parlamentare e ato lokale. Gjate ketij procesi 5 anetaret e komisionit per vleresimin e kandidaturave do shqyrtoje secilin prej 946 kandidateve per te nxjerre listen finale me rreth 300 emra .
Sipas anetares se komisionit Enriketa Papa, kriteret mbi te cilat do te behet seleksionimi jane te shumta, duke nisur nga rezultatet qe kane marre ne zonat e tyre ne zgjedhjet e kaluara deri tek angazhimi politik gjate viteve te fundit.
“Kriteret qe do merren per baze jane disa kritere, qofte formale apo te detajuara, ai formulari i famshem eshte nje prej kritereve kryesore, por edhe informacione te tjera qe anetaret e komisionit i quajne te domosdoshme per te pyetur qofte vete kandidaturat emer per emer apo edhe strukturat e PD”, shprehet Papa!
Nder 946 emrat qe komisioni ka miratuar si kandidate te mundshem per zgjedhje; emri i Jozefina Topallit eshte me i njohuri, jo thjesht per historine e saj te gjate ne partine demokratike, por edhe per faktin se ajo eshte e vetmja kritike e Lulzim Bashes qe ka hyre ne listat e kandidateve per deputet.
Sipas anetares se komisionit Enriketa Papa, Topalli e cila ka qene deputete deri ne shtatorin e vitit 2017, nuk ka nevoje te plotesoje formularin si kusht per vazhdimin e procesit per kandidimin ne zgjedhjet e ardhshme.
“Nuk e di se cfare ka marre ne posten elektronike apo ne njoftimin me telefon zonja topalli por ne dijenine time eshte fakti qe te gjithe perfaqesuesit politike te pd ne 10 vitet e fundit nuk eshte se jane te detyruar, jane te perjashtuar nga ky formular 30 faqesh por eshte mjaftuar me ata formulare qe ata tashme per pastertine e figures apo formulari I deklarimit te pasurive”, deklaroi anëtarja e komisionit të përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë.
Vete Jozefina Topalli e ka qartesuar pozicionin e saj, duke falenderuar demokratet qe e kane propozuar, ajo ka theksuar se nuk ploteson asnje formular pasi nuk beson se partia demokratizohet me komisione e formulare.
Edhe pse komisioni ka marre ne shqyrtim 3 600 emra si kandidate te mundshem per deputet; bie ne sy se pervec Jozefina Topallit asnje prej figurave te PD kritike ndaj kryetarit Basha nuk figuron mes kandidateve per deputet.
Shumica e politikaneve qe u lane jashte listave nga Lulzim Basha ne 2017 serish mungojne mes emrave te propozuar nga anetaresia apo te seleksionuar nga komisioni i posaçëm.
Letër nga një koleg
Ktheu Jozefinë
Tani, dikur shoqa,sot zonja Jozefinë, duhet t’më kuptoni. Unë jam i ngarkuar nga partia ime, e cila ecën pa u lëkundur në teorinë Marksiste-Leniniste, dhe këtu dua të bëj një parantezë,sepse Ju e dini që unë punoja dhe propagandoja këto teori, ku në plan të parë është uniteti brenda partisë. Partia e di se cila je. Eshtë e vërtet që ju u larguat nga gjiri i partisë fizikisht, e kjo për faje të kryetarit, por në zemër e kini patur dhe e kini partinë. Partia jonë është zemërgjerë. Ajo të kritikon, por edhe të do. Ndaj për interesa të partisë dhe popullit,Ju, duhet të ktheheni në gjirin e saj. Kontributi Juaj në mbështetje të Sekretarit legjendar,Sali Berisha është i pa mohueshme dhe ai ka dhënë orjentimin që Ju të ktheheni. Qendrimi Juaj ,kundër elementit armik si Taulant Balla, është i vlerësuar. Por më i paharrueshëm për shokun Sali Berisha është qendrimi juaj kundra personave tradhëtarë e komplotist brenda pushtetit tonë “popullor,” si Ina Rama e disa gazetarë me në krye Mero Bazen. Ju jo vetëm nuk heshtët të paktën si heshta unë dhe shumë të tjerë, por e aprovat edhe në sy të popullit me zë e figurë, që ajo tradhëtare e komplotiste ishte lavire bulevrdi, si dhe ai kryetari i shtetit një horr bulevardi. Kur ky horr bulevardi po pranon të kthehet në gjirin e partisë mëmë ,së bashku me Oketën, Biberajn, dhe unë personalisht, si mund të qendroni Ju largë Partisë, e cila po u reabiliton ? Markzizëm-Leninizmi na ka mësuar e na mëson që partia të kritikon ,por edhe të do, kur ajo e sheh keq. A u kujtohet kur partia ime e dikurshme , po dhe e Saliut, Rulit e sa e sa të tjerëve, i bënte mbledhjet të hapura ? Nga e mbyllur hermetikisht, lejoi të mërrnin pjesë si derri dhe dosa., pra u kthye në han pa porta ? Pse e bëri këtë ? Nga e keqa se po vdiste. Edhe ne po e hapim Partinë tonë të shtrenjtë. Jo,jo se po vdes,por ne duam të shtojmë radhët e saj. Partia jonë ka zemër të madhe. Ajo po riabiliton hajdutët e drurëve të arrës, hajdutët e bankave, doganave, ashtusi riabilitoi tradhëtarët e këtij vendi që bashkpunuan me armiqtë, si dhe kriminelët që vranë njerëz të pafajshëm e jo ju që pronat i morët me drejtësi ,sepse sa futi dorën moderatorja në vazo,gogla e parë doli me emrin tuaj. Por ajo që Ju u bënë legjendare është “zbulimi” i dokumentit orgjinal për shpalljen e pavarsisë. Pavarsishtë se armiqtë, qoja histirian, qeshën,sepse ai dokument ishte ne arkivat e shtetit, Ju mbetet për disa ditë një heroinë edhe në fushën e historisë. PO ju e zbuluat ama!!!. Ndaj, për nder të partisë, duhet të ktheheni, ashtu si po kthehem edhe unë. Madje nuk është sekret të të thëm se edhe Kastriot Islami, i cili donte t’na cante kafkat ,ne e pranuam në gjirin tonë,dhe po mendojmë ta pranojmë.
Shënim : Për pasurinë t’mos keshë frikë, se nuk do deklarosh asgj; si të luajtëshme e të paluajtëshme. Kokat e partisë nuk deklarojnë. Ata të rinjtë po. Eshtë edhe një si kleçkë për t’i shporrur…. E kupton vet . Ktheu , Jozefinë, ktheu! Jemi disa persona ,që nuk votohemi,por emrohemi.
Pyet bashen se e di ai kush e dergoi formularin