Kryeparlamentari Gramoz Ruçi firmos urdhrin për mbledhjen e deputetëve. Seanca e parë plenare e këtij sesioni do të zhvillohet pasditen e së hënës në 7 shtator.
Përsëri, për shkak të koronavirusit, që nuk kurseu as deputetët, mbledhjet do të zhvillohen në masa shtesë sigurie e distancimi social. Po ashtu dhe komisionet pritet të rifillojnë punën online.
Ky do të jetë një sesion i ngjeshur plenar. Ngritja e KQZ-së së re dhe reflektimi i ndryshimeve kushtetuese, në Kodin Zgjedhor janë ndër detyrat e para që duhet të përmbushin deputetët.
rikthimi i Covid 19 apo kanceri PS+PD+LSI?