Berisha gjen “fajtorët” e humbjes së Gjykanoviç, quan dinjitoz fitoren e opozitës proserbe e proruse: Dy binjakë siamezë ndërhynë në rezultatin e zgjedhjeve, Vuçiç e Zografi bis

31 Gusht 2020, 12:59Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha uron qytetarët e Malit të Zi për zgjedhjet dinjitoze që zhvilluan dje dhe dënon ndërhyrjet e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në një reagim një ditë pas zgjedhjeve që treguan rënie të Gjukanoviç, Berisha i quan Vuçiç dhe Ramën, “binjakë siamez’ duke i akuzuar se ndërhynë në rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas Berishës, Rama ndikoi nëpërmjet përçarjes së shqiptarëve dhe partive të tyre politike, të cilat nga 4, morën 2 deputetë sepse shqiptarët reaguan duke mos dalë në votime.

Postimi i plotë i Berishës:

Qytetarët e Malit të Zi votuan të lirë dhe në dinjitet të plotë!

Miq, dje qytetarët e Malit të Zi votuan të lirë dhe në paqe për parlamentin e tyre të ri dhe qeveritë vendore në 5 komuna. Ata meritojnë nderim dhe respekt.

Megjithkëtë, dy binjakë siamez ndërhynë në rezultatin e zgjedhjeve.

1- Serbomadhi Vuçiç, i cili:

në një akt të pashembullt mobilizoi e transportoi me mace e me minj në Podgoricë malazezët e serbizuar të Beogradit dhe duke përdorur lidhjet e sëmura të tij me kryepeshkopin Irinej, angazhoi kishën ultranacionaliste serbe për fushate elektorale në Mal të Zi duke dëshmuar se jo punët e Zotit por nacionalizmi i sëmurë janë pasioni i saj.

2- Në rezultatin e zgjedhjeve në të njëjtën kahje ndikoi edhe argati i Beogradit në Tiranë, Zografi bis.

Ky i fundit ndikoi nëpërmjet:

përçarjes së shqiptarëve dhe partive të tyre politike, të cilat nga 4, morën 2 deputetë sepse shqiptarët reaguan ndaj apelit të tij përçarës duke mos dalë në votime. Së dyti me apelin e tij “votoni Milon” bëri që mijëra e mijëra qytetarë të Malit të Zi që ishin të pavendosur por që konsideruan apelin e tij të papranueshëm dhe një ndërhyrje fyese për vendin e tyre vendosën ose të mos dalin fare në votime ose të ndryshojnë mendim dhe të votojnë kundra Milos, i cili e kishte fitoren të sigurtë.

Duke përfunduar uroj dhe njëherë qytetarët e Malit të Zi për zgjedhjet dinjitoze që zhvilluan dje dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe serbomadhin Vuçiç për keqpërdorimin për qëllime nacionaliste të Kishës serbe dhe dyndjen drejt Podgoricës të malazezëve të serbizuar të Beogradit për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të Republikës së Malit të Zi.

Unë gjithashtu dënoj me ashpërsi më të madhe ndërhyrjen vulgare të argatit të Beogradit në Tiranë, Zografit Bis për përçarjen e shqiptarëve dhe thirrjet e tij vulgare “votoni për Milon”, të cilat patën një efekt të qartë bumerang në zgjedhjet e djeshme. sb

5 komente në “Berisha gjen “fajtorët” e humbjes së Gjykanoviç, quan dinjitoz fitoren e opozitës proserbe e proruse: Dy binjakë siamezë ndërhynë në rezultatin e zgjedhjeve, Vuçiç e Zografi bis”

  1. Mal Cori says:

    Zografi bis, thote per Bashen?
    Edhe Basha ju beri thirrje malazinjve te votojne Milon.
    Nuk ja mban bytha te kritikoje Ramen, ja vesh Bashivicit….

    1. vang says:

      Berisha o i pa ftyre qe te kane rrjedhur trute Nga njera ane uron fituesit e zgjedhjeve dhe nuk e kuptoke ti se Vucici dhe Irinej qe ti demaskon,sepse ka derguar malazest e Beogradit per te votuar ,jane ata qe nuk lane te fitoje GJykanovic.Pastaj i kthhesh Rames sepse ai e paska fajin qe nuk ftuan me shume shqiptaret si dhe Gjykanovici.Ti do beje mire te lexoje disa here letren e Ambasades Amerikane derguar Departamentit te shtetit.

  2. eli-tiv says:

    ..kete punen e argatit s.b. e di mire….eshte ai i vendimi me i veshtire i jetes se tij e gruas se tij..( sipas tij)

  3. Yt says:

    Origjina e bastardit….

  4. kodrasadikit says:

    Nese i perkrah pro-serbet Berishe jua pafshe hajrin !! Po shifet se je pro serbo-ruse -fatkeqesisht …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje