Fatos Klosi: Ja pse Athina e hapi tani çështjen e kufirit, Berisha e shiti detin sepse mbahet peng nga grekët, i shpëtoi burgut falë Adriatik Llallës

31 Gusht 2020, 09:42Politika TEMA

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi shprehet i bindur se marrëveshja antikombëtare e Berishës në vitin 2009 për detin me Greqinë nuk ka për të ndodhur dhe për t’u përsëritur në asnjë lloj rrethane nga qeveria “Rama”.

Prej disa ditësh vendi jonë është përfshirë nga një debat i zjarrtë, ku mazhoranca dhe opozita joparlamentare janë përplasur shumë fort me njëra-tjetrën mbi deletimimin e kufirit detar me Greqinë.

Por një koment për këtë çështje e ka dhënë edhe ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një interviste për Sot, zbuloi arsyet se përse Athina zyrtare e drejtuar nga kryeministri Kyriakos Micotaqis lajmëroi zgjerimin e kufijve me 12 milje në detin Jon.

Sipas tij, në kushtet kur Greqia po përplaset me Turqinë, ka hedhur sytë nga Shqipëria për të zgjeruar territorin e saj detar. Duke komentuar qasjen e Partisë Demokratike, e cila në vitin 2009 kur u arrit marrëveshja me Greqinë dhe që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese ishte në qeveri, ish-kreu i SHISH akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ai e shiti me vetëdije detin, për shkak se ai është peng i grekëve.

Sipas tij, Berisha dhe Basha sot duhet të ishin në burg për këtë tradhti kombëtarë, por ata ja hodhën paq falë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla që ishte vegël e tyre në krye të institucionit të akuzës. Ndërkohë zoti Klosi theksoi se dy personat që nuk duhet të flasin dhe reagojnë për këtë çështje janë binomi Berisha-Basha.

-Zoti Klosi, debati për kufirin detar është rikthyer. Greqia në kulmin e debateve me Turqinë ka kërkuar që të mbyllë paktin dhe me vendin tonë. Si i shihni sjelljet e saj?

Greqia po bën punën e saj në këtë mesele. Nuk shoh ndonjë gjë të çuditshme në këtë punë. Greqia është duke kërkuar që të mbyllë dhe të çojë përpara marrëveshjen e detit me Shqipërinë. Pra, është punë e saj dhe kështu e konsideron Greqia këtë çështje. Por gjithë problemi është i joni, se çfarë do të bëjmë lidhur me marrëveshjen e detit me palën greke. Ne si Shqipëri duhet të jemi të kujdesshëm që të mos përsërisim gabimet e së shkuarës ose më saktë gabimet e Saliut me paktin e 2009-ës. Greqia kërkon zgjerimin e kufirit detar në 12 milje nga bregu dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm, pasi territoret që kemi afër me Greqinë duhet parë se kush është breg.

Pra, janë ishujt e vegjël që Greqia do t’i përdorë si koordinata breg apo jo? Kjo pasi Greqia mund të përdorë si argument një nga këta ishujt si breg, kur ata nuk janë të tillë. Se ishull është edhe Korfuzi. Kështu që nga kjo pikëpamje duhet të jemi tepër të kujdesshëm për këtë gjë dhe nuk duhet të lejojmë që të na bëjë “gol” Greqia, duke përdorur manovra të kësaj natyre. Me pak fjalë ekspertët tanë duhet të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm. Kaq e thjeshtë është kjo punë!

-Pak ditë më parë kryeministri grek, Kyriakos Micotaqis lajmëroi zgjerimin e kufijve me 12 milje në detin Jon. Kjo deklaratë është bërë gjatë dorëzimit në Parlament të dy marrëveshjeve të detit me Egjiptin dhe Italinë. Mirëpo kjo deklaratë është marrë si e vërtetë nga opozita e drejtuar nga PD-LSI. Keni një koment?

Duhet të kuptoni se kryeministri grek është përballë një presioni të madh. Nga njëra anë tensionet me Turqinë dhe nga ana tjetër presioni i brendshëm. Kështu që po përdor deklarata të kësaj natyre për të dalë nga situata.

-Sa e lehtë do të jetë gjetja e një marrëveshje?

Nuk e di! Kjo pasi është një problem i madh dhe këtu varet se sa do t’i mbrojmë ne si palë shqiptare të drejtat tona. Ne nuk duhet të hapim rrugë në këtë çështje, por duhet të dialogojmë dhe e ripërsëris që nga kjo marrëveshje të fitojnë shqiptarët, pasi qeveritë shkojnë e vijnë.

-A ka gjasa të ripërsëritet skenari i 2009, ku grekët ishin ata që përfituan? Apo ishte Berisha me Bashën që shitën territorin?

Zero shanse ka që të përsëritet skenari i 2009-ës, ku grekët përfituan teorikisht, pasi marrëveshja u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Marrëveshja e 2009 u anulua dhe nga kjo fituan shqiptarët dhe Shqipëria. Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka dhënë garanci që nuk do të bëjmë gabime dhe se çdo gjë do të jetë në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë.

Sa i takon pyetje se a ishte ish-kryeministri Sali Berisha me Lulzim Bashën që shitën territorin, dua të theksoj po. Unë e kam thënë edhe më parë që këta dy persona e shitën detin tek Greqia dhe qysh atëherë prokuroria duhet të vihej në lëvizje për të zbardhur këtë mega skandal. Por në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Berisha vuri një “gomar” si Adriatik Llalla, i cili ishte një shërbëtor dhe benjamin i tij. Ish-kryeprokurori Llalla nuk guxonte të bënte gjë pa marrë miratimin e Saliut!

Kështu që ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha ja hodhën paq. Por përfitoj nga rasti dhe theksoj se edhe kjo dosje duhet të rihapet dhe zbardhet nga drejtësia e re, në mënyrë që qytetarët shqiptarë ta mësojnë të vërtetën dhe ta dinë kush e firmosi atë pakt të shëmtuar! Nga ana tjetër dua të theksoj se problem tani është, se nëse do të kemi një marrëveshje të re me Greqinë, ne si Shqipëri duhet të jemi të kujdesshëm. Ndërkohë zhurma që po bëhet për këtë punë dhe sidomos nga opozita e Partisë Demokratike është komplet false dhe është e tepërt për mua.

Kjo e fundit po ta vini re është e vakët në deklarata, duke qenë se është ajo që e shiti detin kur ishte në pushtet dhe po përdor situatën për kredo politike. Domethënë e dëgjoj kryeministrin Rama që nuk ka asnjë marrëveshje dhe po bëni zhurmë kot. Greqia kërkon që ta shtyjë kufirin detar me Shqipërinë 12 milje nga bregu! Ky është problem i saj që ja lejon konventa ndërkombëtare. Marrëveshje deti me Greqinë aktualisht nuk ka dhe Edi ka dhënë garanci që nuk do të pranojë një marrëveshje si e Saliut.

Kështu që, duke qenë se Greqia ka shtuar oreksin për 12 milje, ne siç e theksova duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos lejojmë që Greqia si pikë të marrë një shkëmb që 6 muaj rri në ujë dhe 6 muaj del 1 metër mbi ujë, apo edhe zona të pabanuara. Problemet më të mëdha Greqia i ka me Turqinë, jo me ne. Greqia si nuk po ia del dot me Turqinë kërkon që të shfrytëzojë situatën në favor të saj, duke përdorur Shqipërinë. Por duke parë deklaratën e Edit, besoj se edhe ne (pala shqiptare) do të jemi stoikë dhe të kujdesshëm në këtë çështje.

-Pra ju po thoni që Partia Demokratike dhe opozita në tërësi po e shfrytëzon situatën?

Po! Partia Demokratike dhe kreu i saj, Lulzim Basha mezi presin të gjejnë një argument që të nisin sulmet ndaj qeverisë. Edhe pse siç e thashë më lart, deklaratat e lëshuara nga selia blu, janë konfuze dhe kontradiktore, madje të vakëta. PD-ja këtë zakon ka dhe nuk e kuptoj pse çuditesh edhe ti. Ata janë fajtorë në këtë çështje, pasi nëse nuk do të ishin të përlyer do të thërrisnin popullin në protesta anti-qeveritare. Turp që Lulzim Basha që e shiti detin në 2009, bën patriotin sot dhe e mbron me forcë këtë çështje që nuk ekziston.

-Po deklarata e ish-kryeministri Sali Berisha që reagoi për çështjen e detit si ju dukën?

Saliu nuk është fare i ndershëm dhe është i vetmi që nuk duhet të flasë. Ish-kryeministri Sali Berisha duhet t’i vendosë tutkall gojës dhe më e pakta që duhet të bëjë është të heshtë, pasandaj t’iu kërkojë falje qytetarëve shqiptarë për tentativën e dështuar të shitjes së detit në vitin 2009. Berisha ka lidhje të forta me Greqinë dhe Serbinë. Diku Greqia e mban peng atë dhe ai iu premtoi në këmbim shitjen e detit. Deklarata e tij ishte e sforcuar dhe Saliun e bren ndërgjegjja prandaj dhe del, pavarësisht se nuk është burrë dhe nuk kërkon falje. Saliun gjithmonë kur ka qenë në siklet e kanë shpëtuar grekët. Kështu që është e turpshme që Sali Berisha dhe Lulzim Basha thonë që atë tradhti që e kanë bërë vetë në 2009 e ka bërë edhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që ky i fundit thotë që nuk ka asnjë marrëveshje. Pra, po bëhet një lojë e turpshme politike për këtë çështje.

-A do e gjejnë gjuhën e përbashkët kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta për këtë çështje duke qenë se autorizimin e jep presidenti?

Do ta gjejnë besoj! Por nëse nuk e gjejnë për këtë çështje, gabim do të bëjnë, si Edi ashtu edhe Iliri. Për këtë çështje të gjithë duhet të jemi të bashkuar, politika po dhe po.

-A rrezikohet që të kemi tensione Shqipëri-Greqi?

Jo nuk besoj se do të kemi përplasje diplomatike me Greqinë. Nuk kanë interes që dy vendet të rrisin tensionet dhe përplasjet diplomatike, pasi si ne edhe ata nuk kemi interes.

15 komente në “Fatos Klosi: Ja pse Athina e hapi tani çështjen e kufirit, Berisha e shiti detin sepse mbahet peng nga grekët, i shpëtoi burgut falë Adriatik Llallës”

  1. ⚖️⚖️ says:

    LULZIM BASHA, NJË TRADHËTAR FRIKACAK .
    DHUHET TË JAPË LLIGARI .

    1. Vdekje grekeve says:

      Greket duhen varur ne litar te gjithe.

  2. Kuq e zi says:

    Nuk pi uje telefoni i prishur…
    Sna rruhet fare se cthote opozita sot shqiperia ka nje qeveri dhe kjo qeveri ka bere bisedime per kufirin detar ne 2018-en
    Km shqiptar njekohesisht minister i jashtem pati premtuar bisedime trasparente pra kush po na thote se cfare u bisedua ne 2018-en
    12 miljet e deklaruara nga greqia jane fryt e ksaj marrveshje apo ajo po i zapton kjo eshte pyetja qe rama i fshihet
    Ne vend qe te dale e te jape shpjegime apo te dergoje nje note roteste del e ben garipin ne fb me njerzit
    Sa here qe km eshte ne hall ti del edhe e mbeshtet por ktu seshte me pune opozite or lum majku sepse nqs ka gisht ashtu si me ndarjen e kosoves nuk shpeton
    “Te hypte vetja m’qef” thote populli

  3. Velo says:

    Është fakt që Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e formës së prerë që marrëveshja e 2009, e firmosur nga Basha në prezencën e Berishës, është konsideruar e pavlefshme. Përgjegjësia e plotë bie mbi ata të dy. Për këtë fakt me të drejtë populli i quan ata të dy fajtorë.
    Është fakt që nuk ka një marrëveshje tjetër të re pas asaj asaj të 2009-ës, nuk ekziston një e tillë. Prandaj është ujë në hava, zhurma që bën opozita lidhur me një marrëveshje të supozuar. Duan të krijojnë idenë se edhe këta të majtët janë njësoj si Saliu e Luli. Kur nuk ekziston një marrëveshje si mund të gjykosh se është e mirë apo e keqe? Shpifin fakte të paqëna. Tani Saliu me Lulin dalin dy herë fajtor : edhe hajdutë edhe gënjeshtarë.

  4. faro says:

    Deklaratat e Klosit janë shumë kurajoze. Është, mbase I vetmi ish politikan që mbron me konsekuencë interesat kombëtare.
    Të lumtë Fatos! Pse ky njeri I përkushtuar nuk ka sot asnjë post në shtet? Kaq të shumtë I kemi njerëzit e aftë dhe të përkushtuar?
    A mund të krahasohet Min. e sotme e Arsimit me të?
    As kjo dhe asnje nga të mëparshmit.

  5. Kozmo says:

    Deklarata e Rames per mendimin Tim ishte komplett false. Fliste shume per besnikeri, poor la nje klauzole me 12 mile, qe GJOJA eshte e drejte e GREQISE. PAZARET do te behen perseri, por kete here Rama kerkon te Dale me duart te pasta, duke ja lene pergjegjesine ligjit nderkombetar. GREQIA do ta FITOJ njesoj si ja hodhi padrejtesisht TURQISE.
    KUJDES ME BESIME TE FORTA NDAJ RAMES . VJEN ERA TRADHETI, POR DO TE SHOHIM SE SI DO TE RJEDHI CESHTJA E 12 MILE NGA DISA COPA SHKEMBI. ?????

  6. Tirana says:

    Po pse nuk kerkohen tokat shqiptare te grabitura nga greku dhe genocidi i ber ndaj popullsise shqiptare? Ishull i vogel, ishull plesht, kufiri detar, kufiri tokesor? Ti kthehen teritoret e grabitura Shqiperis dhe shqiptareve dhe pastaj flasim me grekun per te drejtat nderkombetare ne pozit korrekte.

  7. Erdogan says:

    Mire Berisha eshte “peng” i Greqise.
    Ismail Bej Vlora,Frashellinjte etj ishin edhe ata “peng” te Athines qe pasi mbaruan filloren Greke ne Frasher dhe Vlore shkuan dhe mbaruan Gimnasion e Zosimas ne Janena dhe pasi u bene “Njerez” shkuan te luftojne per Tur-qine?
    A nuk e dinin ata qe Epirotet e Pirros dhe Kastriotit,te ashtuquajturit Arvanitas ngaa Arnaut kishin dekada qe luftonin me pushtuesit turq?
    E dinin fare mire dhe ishin turq ne Ndeegjegje,ne Identitet ne Kulture etj ndryshe si mund te shkosh dhe te behesh Deputete dhe Governatore kur “vellezerit” e tu Arvanitas duan te Clirohen nga 500 vjet roberi?
    Prandaj mos thoni qe jemi “Ilyre apo Pellazge” ju turqit e Ismailt,Frashellinjve,Hamzave,Sulejmaneve,Saliheve,Mahmut Shheheven,Enver Hoxheve.
    Per fat te keq te Kombit tone Ilyro Epirote,Evropa ziliqare dhe hipikrite per Kombin dhe Kulturen Greke (prandaj flasim anglisht dhe ferngjisht) mbeshteti renegate turq dhe jo Luften Heroike te Epiroteve dhe te ashtuquajtureve Arvanitas Greke.
    Nuk ishte ne interes te Italise nje Epir dhe Greqi e Madhe sic ka qene per shekuj,qe do ishte e forte dhe ti kerkonte Magna Grecian dhe jo ti jepte Avllonen,ti shtrengonte dhembet turkut dhe jo ti zbonte ajo Turqi me ndihmen e Angloamerikaneve nga Atdheu i tyre mijera vjecare zonen historike te quajture Ionia e Filosofeve dhe Mathinatikaneve.
    Kur degjon Shqipetare “Patriote” Patridha,te vjen per te qeshur.
    Kostandinopoli eshte Yni o te mjere,eshte i Kastriotit,ande e mori edhe Simean Greke te Bizantit qe e quani flamur nga fllug.
    Kostandiniopolis eshte Ilyre dhe qyteti ne Emer te Tij nuuk quhet Stamboll o Idiote,Agia Sofia eshte Jona dhe e Kostandinit o te mallkuar qe gezoni qe Sulltani po i kthyen ne Xhamija.
    Ju jini si nje anije e fundosur dhe nuk e kuptoni qe jini katandisur si mos me keq.
    Nuk kini lidhje me historine.

    1. Mitsotaqi says:

      Cne iliret qenkan grek kur bota i njef per origjinen e shqipes se greket e kane origjinen nga egjipti. Greku eshte i vetmi shtet qe e ka deformuar historine si me ne po ashtu edhe me shtetet e tjere fqinje te saj, ka 1 fshat ne selanik me emrin Maqedoni dhe perfitoi nga qe ben pjes ne BE dhe i nderroi emrin nje shteti si Maqedonia vetem per tu mbushur mendjen njerezve qe aleksandri i madh ka qen grek dhe jo maqedonas ahahahah, tani po na del edhe skenderbeu grek ahahaha edhe iliret na dolen jorgo, ik more jevgjit ik beje sumen me pak vaj para se tju a kercasi turku se e keni provuar edhe me pare me myslymet turq qe ju kan shkerdhyer para e mbrapa grate jevge.

  8. Komentuesi pa pagese says:

    Cfare garancie ka dhene Edi Rama? Ka bere be ne koken e s’emes? Per cfare garancie behet fjale? Apo si ajo kur thoshte me jepni timonin dhe do bej drejtesi? Do kemi furtune arrestimesh ne gusht, do kemi furtune ne shtator, ne tetor e keshtu me rradhe. Edi Rama eshte i perlyer vete si Berisha, Basha, Meta e te gjithe bashibozuket e tjere. Mjere Shqiperia.

  9. Juliano says:

    Dinjitet ne perkufizimin qe ben z. Klosi. Eshte shum kurajues dhe percaktues ne ate qe deklaraon, duke patur parasysh dhe pozicionin e tij ne nje detyre me shum pergjegjesi dhe infirmacion real. Shum shqiotare jane ne gjendje te bejne nje bilanc te asaj ç’far ndodhi ne kohen e berishes me detin, ku specialisti asaj kohe tregonte se si ishte shitur deti, ku u kercenua jo pak, ku ai duhej te ndryshonte deklaratat e tij. Berisha dhe Llallaa, te akuzuar per vepra penale, sot bejne patriotin, pasi patriotizmi i tyre varet nga drejtesia qe pretendojme. Bashkohemi me kurajon e Klosit, ku e drejta qytetare eshte e drejte sovrane, per te çuar te degjeneruarit para drejtesise.

  10. Altin says:

    Prape vazhdojne genjeshtrat. UNCLOS nuk i jep apriori 12milje Greqise. Nuk mundet me prapaveprim greqia te kerkoje 6 milje shtese sepse i bie qe ti marre prej nesh. Pervec kesaj greqia smund te kerkoje vijen e mesit pasi tjeter peshe kane ishujt dhe tjeter toka jone kontinentale. Rama po e shet detin njelloj si Sala. Ptu tradhetare.

  11. Tr says:

    KY POPULL ESHTE VELUR, ME FJALE TE BUKUR A DHE PREMTIME E PERBETIME. ZHGENJIMET JANE PA FUND , NGA TE GJITHA QEVERITE. DO TE PRESIN SE CFARE ESHTE GATUAR, NE ZYRAT GREKET DHE SHQIPETARE. ?

  12. askushi says:

    Pirdh, pirdh o Fatos. Perdhridhesh si kurva dhe s`na thua gje. Sikur u drejtohesh injoranteve. Gjerat jane me te thjeshta, ti thjeshte i turbullon per meraqet e tua.
    Ai shkemb qe here eshte mbi uje dhe here nen uje, eshte afer Ksamilit dhe atje s`ka hapesire per 12 milje det territorial. Keshtu qe mos e perdor si shashke tymuese. Dhe ne bisedimet Kotzias-Bushati u tha qe nuk merret parasysh ai shkemb per vijen e mesit.
    12 miljet mund te zbatohen vetem ne perendim, veriperendim dhe pjeserisht veri te ishullit Othoni. Ishulli Othoni eshte ishull i banuar te pakten 300 vjetet e fundit. Ka nja 150 banore. Ketu nuk pergjigjesh ka apo s`ka te drejte Greqia per 12 milje ne Othoni?
    Eshte pergjigje e veshtire, pune me spec. E drejta e detit ia lejon Greqise. Shqiperia nese del kunder, nuk fiton gje te konsiderueshme, thjeshte vetmohet nga bashkesia nderkombetare duke bere pune per Turqine. Ndaj Edi Rama nuk e la kete gje ne pikepyetje.
    Mesa duket ka per te ndodhur kjo, Greqia zgjeron ujerat territoriale ne 12 milje ne Othoni, gjer ne piken qe ato takojne vijen e mesit. Ndersa per ndarje te ZEE ishulli Othoni nuk do kete ndikim te plote, por te pjesshem dhe ketu fiton me shume Shqiperia.

  13. Aty eshte thelbi says:

    Klosi ndermjet te tjerash shkruan:
    Greqia kerkon ta shtyje kufirin detar me Shqiperine 12 milje nga bregu. Ky eshte problem i saj qe ja lejon konventa nderkombetare.
    Pra ti nuk ke shkruar: Greqia kerkon te shtyje kufirin detar me 12 milje nga bregu.
    Por ke shkruar: Greqia kerkon te shtyje kufirin detar me Shqiperine12 milje nga bregu.
    Pastaj ke vazhduar: Ky eshte problemi i saj qe ja lejon konventa nderkombetare.
    Pra i ke vene pike, kur duhej te shkruaje:
    Ky eshte problemi i saj qe ja lejon konventa nderkombetare, po qe se plotesohen kushtet reciproke ndermjet dy shteteve Shqiperise dhe Greqise per tu aritur ai aplikim, sidomos distancat minimalisht 24 milje ndermjet Shqiperise dhe Greqise, dhe me pikat e referimit te percaktuara qarte nese jane breg kontinental apo breg ishulli, qe dhe ky i fundit duhet te jete i banuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje