KONVENTA: Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, vetëm në dy raste

31 Gusht 2020, 21:35Politika TEMA

Artur Meçollari  ish-zëvendës komandant i forcave tona detare njëkohësisht dhe anëtar i komisionit teknik për ndarjen e kufirit detar me Greqinë, përsëri ka reaguar në lidhje me debatet që kanë lindur së fundmi, për çështjen e ndarjes së kufijve detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Meçollari  ka publikuar 3 nenet e “Konventës për të drejtën e Detit” (UNCLOS 1982), përkatësisht nenin 3, nenin 4, dhe nenin 15, pa i interpretuar ato duke lënë të kuptohet se të tre nenet e parashikojnë qartësisht se në cilat raste shtetet ushtrojnë të drejtën e vendosjes së një gjerësie mbi ujërat territoriale.

“Pa Comment” UNCLOS 1982”, shkruan Meçollari.

Por çfarë thuhet konkretisht në këto nene:

Sipas “Neni 3” të UNCLOS 1982, çdo shtet ka të drejtën e vendosjes së një gjerësie mbi ujërat territoriale deri në kufirin që nuk kalon 12 milje detare, të matur nga vija bazë e përcaktuar në përputhje me këtë Konventë.

Më tej “Neni 4”, kufiri i jashtëm i ujërave territoriale përbehet nga vija, pikat e së cilës janë në një distancë të barabartë, nga pika më e afërme e vijës bazë, e cila është e barabartë me gjerësinë e ujërave territoriale.  

Çfarë është e rëndësishme për situatën aktuale, duket se “neni 15 i UNCLOS 1982” është shterues në debatet e lindura që pas deklaratës së Kyriakos Mytsotakis në parlament, se Greqia do të zgjerohej me 12 milje në detin Jon.

Në nenin 15 të kësaj Konvente thuhet:

“Kufizimi i detit territorial ndërmjet shteteve që janë ballë për ballë ose fqinjë, kur brigjet e dy shteteve janë ballë për ballë ose në afërsi me njëri-tjetrin, asnjë nga dy shtetet nuk do të ketë të drejtën, përveç kur është bërë një marrëveshje ndërmjet tyre, për të zgjeruar detin territorial përtej vijave të mesme, pikat e së cilës janë të baraz-larguara nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të dy shteteve.

Parashikimi i mësipërm nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme në rastet e ndonjë titulli historik ose rrethana të tjera të veçanta për kufizimin e detit territorial ndërmjet të dy shteteve sipas mënyrave të mësipërme”.

Sipas këtij neni, Greqia dhe Shqipëria i kanë brigjet e tyre në afërsi me njëri-tjetrin.

Çfarë theksohet në këtë nen, është fakti se dy shtete që ndodhen në kushte të tilla, siç janë Shqipëria dhe Greqia, nuk kanë të drejtën të zgjerojnë detin territorial përtej vijave të mesme.

Kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëse dy shtetet kanë një marrëveshje ndërmjet tyre.

Por në këtë nen gjithashtu thuhet se ky parashikim nuk zbatohet në rastet e rrethanave të veçanta, siç mund të jenë titujt historik, për kufizimin e detit territorial.

Ndërkohë, ditën e sotme u mësua se presidenti Ilir Meta i ka kërkuar, me anë të një letre, kryeministrit Edi Rama informacion zyrtar në lidhje me kufirin detar me Greqinë dhe pretendimet e kësaj të fundit për t’u zgjeruar 12 milje në Jon.

Sakaq kryeministri Edi Rama më herët ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë me Greqinë për këtë çështje dhe se është e drejta e shtetit grek të bëj një deklaratë të tillë, të cilën Shqipëria e ka ushtruar më herët.

7 komente në “KONVENTA: Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, vetëm në dy raste”

  1. Komentuesi pa pagese says:

    Doli prape ky kerrici i gomarit?! Po ik o Turi, se nuk je per keto pune ti.

  2. Kjo eshte çeshtja says:

    Konventa nderkombetare ja lejon Greqise ta shtyje kufirin detar me Shqiperine 12 milje, ne ato zona ku distanca ndemjet bregut te detit tokes continentale greke dhe bregut te detit te tokes continentale shqiptare eshte e barabarte ose me e madhe se 24 milje.
    Kurse ne ato zona ku ne anen shqiptare eshte bregu i detit te tokes continentale Shqiptare dhe ne anen greke eshte bregu i detit te nje ishulli, nuk zbatohet ndarja ne raporte te barabarta.
    Psh distanca nga bregu i detit te tokes continentale Shqiptare deri ne bregun e detit te ishullit te Greqise eshte 21 milje, atehere Shqiperia zmadhohet me 12 milje dete, e ndersa Greqia zmadhohet me 6 milje dete.
    Pasi brigjet detare te ishujve perfitojne pothuajse 50% dete me pak se brigjet detare te tokes kontinentale.
    Te njejat probleme Greqia ka dhe me Turqine, pasi Greqia pretendon per ishujt sikur te ish breg toke kontinenti. E Turqia kete me te drejte nuk e pranon

  3. Gazeta e partise says:

    Sa bukur e ke thene komandant. Ja u paskan q1re greket nanen vec me 2 centimetra. Kjo nuk quhet q1rje se te pasken futur vetem pakez koken..
    Ti je per ma nalt o burre sic i thoshte shoku ulsi tan agos ne telefon

  4. Miti says:

    Po shko ore organizo ndonje ditlindje, fejese ose synetllik ne anijet e flotes, se nuk jane per ty keto punet e tjera.

  5. Poko says:

    O Turi i Bilbilit.Je djal i zgjuar dhe nga me profesionistet qe ka Shqiperia.Behu me konkret.Merr nje hart te Greqise dhe trego kufirin e hapsirat detare ku Greku ka mundesi te zgjerohet, pa krijuar konflikte me fqinjet, apo qe krijon konflikt me Shqiperine dhe pse krijohet konflikti.

  6. Poko says:

    O Turi i Bilbilit.Je djal i zgjuar dhe nga me profesionistet qe ka Shqiperia.Behu me konkret.Merr nje hart te Greqise dhe trego kufirin e hapsirat detare ku Greku kerkon dhe ka mundesi te zgjerohet, pa krijuar konflikte me fqinjet, apo qe krijon konflikt me Shqiperine dhe pse krijohet konflikti.

  7. Ilirjan says:

    Greqia e ka me Turqine hallin, dhe Europa qe ka caktuar ata kufinj gjithashtu e ka hallin me Turqine, ne menyre qe te fuse lugen ne corbe. Por bejne gam gam si ata qente per ti dhene zemer vetes. Shqiperia te qendroje asnjanese ne menyre absolute. Ne na jane borxhlinj, si Turqia greqia dhe Europa, ndaj… le te hane kokat sepse duan me shume, me shume e me shume… Mos u ngopshin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje