Roza i bën urimin special të ëmës Rita Lati, për ditëlindje: Mos u plaksh kurrë, edhe nëse nga e qeshura e madhe të bëhen rrudha, ta paguaj unë botoksin

1 Shtator 2020, 09:25Lifestyle TEMA

Moderatorja Roza Lati është një ndër personazhet më të dashur për publikun dhe më të komentuarat në median rozë. Kjo për shkak të karakterit dhe të stilit të veçantë që ka.

Pak ditë më parë aktorja e njohur Rita Lati, nëna e moderatore, ka festuar 60-vjetorin.

Së fundmi Rita ka ndarë edhe disa momente nga festa e madhe.

Roza i ka bërë të ëmës urimin më të ëmbël, ku mes të tjerave i premton Ritës që do bëjë gjithçka vetëm për ta parë të buzëqeshur, duke i thënë se edhe nëse i krijohen rrudha do ttja paguaj ajo botoksin.

“Disa momente nga festa e ditelindjes se mamit… Kenaqesia me e madhe per mua, eshte te shoh syte e saj te qeshin…. syte e saj kane qeshur gjithmone sepse ai ka qene profesioni i saj…. por… thelle thelle…. kur syte e saj drejtohen te une….. aty eshte nisja e zanafilles pse jetoj une… kush jam une… dhe bota ndalon.

Mos u plaksh kurre o Rita Lati (sic s’po plakesh) dhe te premtoj…. qe syte e qeshur do i kesh gjithmone.

Do bej gjithshka per ata syte e tu… edhe nese nga e qeshura e madhe mund te behen rrudha… s’ka gje mamo ta paguaj edhe botoxin no problem.Te dua,” shkruan moderatorja krahas postimit të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje