Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, është shprehur për debatin në lidhje me kufirin detar me Greqinë dhe pretendimin e Athinës zyrtare për t’u zgjeruar me 12 milje në veri të detit Jon.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, relatori dhe hartuesi i argumentimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e marrëveshjes së ndarjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka treguar se përse parimi i 12 miljeve që ka deklaruar kryeministri grek, Mitsotakis, s’mund të aplikohet në ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndryshe nga sa shteti helen bëri me Egjiptin pak muaj më parë.
Greqia ka deklaruar se së shpejti do të bëjë zgjerimin e njëanshëm të ujërave territoriale në detin Jon në 12 milje detare, gjë që flitet se prek edhe interesat e vendit tonë. Ç’mund të na thoni rreth këtij problemi?
E kam ndjekur pjesërisht këtë debat. Për mua, problemi më i madh qëndron në faktin se prej vitesh, çështja e përcaktimit të hapësirave detare që i takojnë vendit tonë në detin Jon në bazë dhe për zbatim të normave të së drejtës ndërkombëtare është lënë pas dore apo është injoruar thuajse tërësisht. Kanë kaluar 11 vjet nga dhënia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe thuajse asnjeri, jo vetëm që nuk dëshiron ta kuptojë, por edhe nuk di thjesht ta lexojë këtë vendim. Bëhet vetëm politikë. Ka anatemime dhe akuza të ndërsjella, në një kohë që ende nuk ka një studim të mirëfilltë për të vlerësuar e përcaktuar qartësisht cilat janë të drejtat tona dhe deri ku shtrihet sovraniteti dhe të drejtat sovrane të shtetit shqiptar në detin që kemi përballë.
Duhet të jemi rasti unik në botë, që nuk kemi një hartë të plotë e të qartë ku të themi apo të pretendojmë se sipas vlerësimit tonë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, këto duhet të jenë vijat që përcaktojnë kufirin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë, respektivisht ujërat territoriale, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive në detin Jon. Kjo është abc-ja e një shteti serioz që di, kërkon dhe lufton të realizojë të drejtat e tij të ligjshme. Kjo është abc-ja e platformës që duhet të kemi në bisedimet me palën greke. E ndërkaq, njerëz që pretendojnë se njohin të drejtën e detit dhe që e kanë për detyrë të merren profesionalisht me këtë çështje, në kundërshtim me pozicionin e tyre dhe me çdo normë etike kombëtare e ndërkombëtare, bëjnë avokatinë e palës tjetër, duke theksuar se ata kanë të drejtë të zgjerojnë në mënyrë të njëanshme ujërat territoriale në 12 milje detare. Nuk mund ta imagjinoj se si mund të futen në bisedime me këtë tezë!
Pse, nuk e kanë një të drejtë të tillë?
Absolutisht që jo. Ata nuk janë në oqean dhe nuk kanë asnjë shtet përballë apo bashkëngjitur. Përballë jemi ne dhe në bazë të normave e standardeve më elementare të së drejtës ndërkombëtare, hapësirat detare mes nesh duhet t’i ndajmë duke biseduar me njëri-tjetrin, me profesionalizëm dhe angazhim maksimal. Natyrisht që këtë e kërkon dhe e thotë shprehimisht edhe Konventa e Tretë mbi të Drejtën e Detit. Nëse nuk arrihet përmes bisedimeve, atëherë shumë mirë mund t’i drejtohemi bashkërisht një arbitrazhi apo gjykate ndërkombëtare, që për mua duhet të ishte Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Vetëm atëherë, zgjidhja që do të rezultonte nga bisedimet apo vendimi respektiv, do të mund të regjistrohej në Zyrat e OKB-së në New York, konkretisht në Departamentin (Divizionin) për Çështjet Oqeanike dhe të Drejtën e Detit
Ku e keni këtë siguri? Pala greke thekson se këtë zgjidhje me shtrirjen e ujërave territoriale në 12 milje detare e ka edhe me shtete të tjera, për shembull me Egjiptin, dhe se kjo bazohet tërësisht në të drejtën e detit.
Së pari, krahasuar me ne, Egjipti dhe Libia janë shumë larg në distancë. Aq më tepër që ishulli i Kretës që ndodhet përballë tyre është i përmasave të tjera. Ai është disa herë më i madh edhe se vetë ishulli i Korfuzit. Nga ana tjetër, pa dyshim që e drejta e tyre (Egjiptit dhe Libisë) për të pasur të plota ujërat territoriale, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive, besoj se nuk cenohen. Situata mes Shqipërisë dhe Greqisë, përballë dhe në veri të ishullit të Korfuzit, është krejt e ndryshme. Jemi shumë pranë njëri-tjetrit dhe ka prani të shumë faktorëve që ndikojnë apo duhet të merren parasysh në ndarjen e kësaj hapësire mes nesh. Në këtë situatë, pa dyshim që rëndësi vendimtare ka zbatimi sa më mirë dhe sa më korrekt i parimit të ekitesë, si parim themelor për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve të së drejtës së detit, të cilën, siç kam theksuar edhe herë të tjera, pala greke e njeh shumë mirë, për shkak të eksperiencës së gjatë dhe hapësirave të shumta detare që ndan me shumë shtete që ka rreth saj. Nuk është rastësi që Akademia e Rodosit për të Drejtën e Detit është ndër më prestigjiozet në nivel botëror. Le të kemi edhe ndihmën e saj për të bërë një ndarje model të hapësirave detare mes nesh.
Pikërisht për këtë. Pse mendoni që pala greke nuk e ka parasysh këtë parim, pra parimin e ekitesë?
Marrëveshja e vitit 2009 e injoronte fare këtë parim, pasi kishte probleme me vijat bazë, statusin e porteve dhe gjireve dhe praninë e ishujve apo masave shkëmbore mes nesh. Gjithashtu, flitej kryesisht për shelfin kontinental, në një kohë që problem kryesor ishte dhe është edhe tani kufiri i ujërave territoriale, aty ku shteti respektiv ka sovranitet të plotë jo vetëm në këto ujëra, por edhe mbi to, si dhe në tokën dhe nëntokën poshtë tyre. Nga ana tjetër, nuk bëhej dallimi mes shelfit kontinental në kuptimin gjeologjik dhe shelfit kontinental në kuptimin juridik. Por, e njëjta gjë po tentohet të bëhet edhe tani. T’i japësh 12 milje ujëra territoriale, pra t’u japësh efekt të plotë të gjithë ishujve grekë të detit Jon, do të thotë të zvogëlosh dukshëm mundësitë e përfitimit tonë, në përputhje me të drejtën e detit, të hapësirave të konsiderueshme detare, në formën e detit territorial, shelfit kontinental apo zonës ekonomike ekskluzive. Të gjitha këto e prishin balancën mes palëve, sepse zbatohet thjesht parimi i baraslargësisë, pa pasur fare parasysh ndërthurjen e tij me atë të ekitesë.
Mund të jeni pak më konkret, mbi zbatimin e këtyre parimeve?
Patjetër. Edhe baraslargësia synon në fakt ndarjen e barabartë të hapësirave detare, por shpesh, për shkaqe apo rrethana objektive të ndryshme, zbatimi strikt i saj krijon edhe pabarazi, ashtu siç ka ndodhur në rastin tonë. Prandaj vjen në ndihmë parimi i ekitesë, i cili konsiderohet gjithashtu edhe si drejtësi korrektuese, pasi synon që në thelb zgjidhja të jetë sa më e drejtë dhe sa më e ndershme për të gjitha palët. Në këtë kuptim, të dyja këto parime nuk kundërshtojnë njëritjetrën, por janë aspekte të të njëjtit rregull. Ato synojnë te vendosin barazi dhe drejtësi sa më të plotë mes palëve. Për më tepër, parimi i ekitesë konsiderohet edhe si normë e së drejtës ndërkombëtare zakonore, duke bërë pjesë në të ashtuquajturën ius cogens, që do të thotë se nuk lejon derogimin dhe ka autoritet, dominancë apo përparësi të padiskutueshme në rast kolizioni me normat e tjera të së drejtës ndërkombëtare. Pikërisht për këtë arsye, ky parim zbatohet jo vetëm në rastet e ometimit ligjor, por edhe atëherë kur zgjidhjet e dhëna me ligj apo marrëveshje bien në kundërshtim më të. Konventa e Tretë mbi të Drejtën e Detit e përmend këtë parim shprehimisht në preambulë dhe në disa nene të saj, veçanërisht në nenet 74 dhe 83, ku bëhet fjalë për ndarjen respektivisht të zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental. Neni 15 i Konventës, duke bërë fjalë për përcaktimin e ujërave territoriale, thekson se duhet të merren në konsideratë edhe “rrethanat e veçanta” të çdo rasti konkret. Por edhe në këtë rast, sipas jurisprudencës ndërkombëtare të konsoliduar qartësisht, pranohet se në thelb, me “rrethana të veçanta” duhet të kuptohet zbatimi pikërisht i parimit të ekitesë, pra i drejtësisë korrektive. Megjithatë, parimi i ekitesë, duke qenë normë e së drejtës ndërkombëtare zakonore, është zbatuar në praktikën ndërkombëtare edhe para hyrjes në fuqi të Konventës së Tretë mbi të Drejtën e Detit.
Mjafton të përmendet këtu vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i vitit 1969 për ndarjen e shelfit kontinental në Detin e Veriut ndërmjet Danimarkës, Gjermanisë dhe Holandës, si dhe vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar i vitit 1977 për ndarjen e hapësirave detare ndërmjet Francës dhe Britanisë, në zonën e kanalit britanik. Në rastin e parë, parimi i ekitesë vjen në ndihmë për shkak të padrejtësisë që shkaktohet nga forma konkave e bregdetit, ndërsa në rastin e dytë, pikërisht për shkak të pranisë së ishujve të shumtë mes Francës e Britanisë. Në këtë vendim, por edhe në vendime të shumta të mëvonshme para e aq më tepër pas Konventës së Tretë mbi të Drejtën e Detit, pranohet në mënyrë të padiskutueshme se në ndarjen e hapësirave detare mes shteteve, në funksion gjithnjë të parimit të ekitesë, ishujve mund t’u jepet efekt i plotë, pra 100%; mund t’u jepet efekt i pjesshëm, që zakonisht shkon nga 10% deri në 80%, ose edhe mund të injorohen fare, pra 0%, duke krijuar një enklavë apo rrip ujor me gjerësi relativisht të vogël, që rrethon të gjithë ishullin. Aq më tepër që pikërisht për këtë qëllim, doktrina dhe praktika e së drejtës ndërkombëtare bëjnë edhe dallimin mes ishujve (islands), mikroishujve (islets – ishuj me sipërfaqe të vogël) dhe masave shkëmbore. Përveç ishujve, në funksion të parimit të ekitesë mund të merren në konsideratë edhe faktorët gjeografikë, gjeomorfologjikë, ekonomikë, të lundrimit apo edhe gjeologjikë të detit, apo dheut kontinental. Megjithatë, përsëris se elementi më i shpeshtë dhe më i rëndësishëm është konsiderimi një për një i ndikimit të çdo ishulli apo mase shkëmbore në ndarjen e hapësirave detare respektive. Shembujt janë pa fund. Mjafton të përmend këtu ishujt e kanalit britanik Jernsey, Guernsey, Scilly, Saint Ann, Ishullin e Gjarprit në Detin e Zi në konfliktin mes Rumanisë e Ukrainës e të tjerë.
Po mbase në rastin tonë me Greqinë nuk ka probleme të tilla…
Përsëris se ndikimi i çdo elementi apo i çdo ishulli në ndarjen e hapësirave detare mes nesh duhet të vlerësohet me kujdesin më të madh, përfshirë këtu edhe vetë Korfuzin si ishull. Nga ana tjetër, nuk mund të them me siguri se sa ndikon zgjerimi i ujërave territoriale në 12 milje detare në rastin e ishullit Othonoi, Diaplo apo Diakopo, por mendoj se ky ndikim është jo i vogël në rastin e Erikuzës ose edhe Psilos Dio, e aq më tepër i masës shkëmbore Peristeres apo Barketës. E në fund, pa dyshim që duhet bërë prova e përgjithshme e proporcionalitetit, apo thënë ndryshe e disproporcionalitetit, të ndarjes së hapësirave detare mes dy shteteve, e cila jep siguri për drejtësinë dhe ndershmërinë e zgjidhjes së gjetur. Mbi të gjitha, duhet të fillohet sa më shpejt me një konsensus të gjerë dhe me ekspertë që njohin realisht të drejtën e detit dhe praktikën ndërkombëtare, e cila është lehtësisht e aksesueshme në kushtet e sotme. Rëndësia dhe sensibiliteti i çështjes mund të kërkonin edhe angazhimin e ndonjë eksperti ndërkombëtar. Këtë e bëjnë të gjithë, edhe ato që dinë e kanë eksperiencë më shumë se ne.
Tjeter turk…….zagar!
Askush nuk e ka zberthyer kaq ne detaje rrugen si duhet trajtuar kjo ceshtjes, as Myslim Pasha me gjithe respektin per te. A ka Shqiperia eksperte te mirefillte, ne gjendje te mos anashkalojne as detajin me te vogel ne bisedimet me palen greke?
Άι γαμισου χαιβανι.
Zoti zaganjori Myslym Pasha te marin pjes tek grupi eksperteve , Eleni Kocaqi Pellumb Xhufi , ateher greku mer nje bajg nga deti jon me shum se çi takon. As nje politikan mos mari pjes ne bisedime as ministri jashtem as nji atar i noj partie nuk kemi besim fare . Rrespekte per atdhedashurin qe tregove zoti Zaganjori RRESPEKTE.
haaa ju djeg bytha grekeve, dmth turqve ortodoks te karit tim ?
Hajde mos e rruani, nga babai erdogan do e hani karin. Brenda familjes e keni, nuk do jua rrasi shume fort, vetem deri tek gryka.
Pastaj ju greqirave (dmth turqve ortodoks) sikur ju pelqen ta hani karin, ca keni pse merziteni.
E more ike fut koken ne bythen e matufit Janullaq ti idjot qe rri fshehur mbas ferres dhe nxiton te lehesh i pari si qen , per te lehtesuar streset . Ti je thjesht nje injorant , krejt i pa ditur , qe kujton se po u mbulove me rason e priftit te kishes greke , I DI TE GJITHA . Ndaj , mos na ha mune si shume , por shko fut koken ne bythe te kadavres Janullaq , se po te humbi anonimia , me siguri qe ka per te te humbur edhe koka . Por ti , nuk ke tru qe ta kuptosh , sheh gjer te hunda dhe shikon vetem te mbushesh plencin !
Nje shembull i thjeshte per ndarjen e hapesirave ujore detare ndermjet shteteve.
Ta zeme se;
Ne njeren ane ndodhet bregu i Detit kontinental i Shqiperise.
Ne ane tjeter ndodhet bregu i Detit te nje ishulli te banuar i Greqise.
Ndermjet ketyre dy brigjeve eshte nje zone detare e gjere 50 milje (distanca nga bregu shqiptar ne bregun grek).
Shqiperia perfiton hapesire detare ujore deri ne 12 milje nga bregu i saj kontinental.
Greqia perfiton hapesire detare ujore deri ne 6 milje, nga bregu i saj ishullor.
Diferenca prej 32 milje mbetet hapesire ujore detare nderkombetare e lire.
Eshte njelloj sikur te marim dy persona;
Nje burre reth 30 vjec qe e ka numurin e kepuces 44
Dhe nje fenije 10 vjec qe e ka numurin e kepuces 22
Ku qendron hileja?
Hileja ka tre versione:
Nuk mundet kurre qe nje kepuce femije qe eshte sa gjysma e kepuces se te rriturit, kur te vendoset ne toke te kerkoje te ze vend sa kepuca e te rriturit.
Keshtuqe, mos lodhen kot, brigjet e ishujve te cilitdo shteti qofshin, nuk do perfitojne kurre hapesire ujore detare, sa brigjet e tokes kontinentale. Ka marre fund kjo pune.
Kurse kur ishulli eshte i pa banuar, shkemb a gure a cte jete, perfiton zero milje hapesire detare ujore.
Kush jane versionet e hileve?
Versioni.1 – Distanca ndermjet bregut detar kontinental te Shqiperise dhe bregur detar ishullor te Greqise eshte e barabarte me 18 milje.
Hileqaret thone; 9 milje na takon ne dhe 9 milje ju takon ju o alvanoz
Kur atyre ne fakt i takon 6 milje hapesir ujore detare dhe ne Shqiptareve na takon 12 milje hapesire ujore detare.
Versioni. 2 – Distanca ndermjet bregut detar kontinental te Shqiperise dhe bregur detar ishullor te Greqise eshte me e vogel se 18 milje, per shembull 12 milje.
Hileqaret thone; 6 milje na takon ne dhe 6 milje ju takon ju o alvanoz.
Kur atyre ne fakt i takon 4 milje hapesire ujore detare dhe ne Shqipatreve na takon 8 milje hapesire ujore detare, sepse ndahen ne raport dy me nje.
Versioni. 3 – Distanca ndermjet bregut detar kontinental te Shqiperise dhe bregur detar ishullor te Greqise eshte me e madhe se 18 milje, psh 30 milje.
Hileqaret thone, aa ketu ju alvanozeve ju takon 12 milje, dhe ne na takon 12 milje. E na hidhen ne qafe ne, na perqafojne nga “gezimi” se “na kane dhene” Dete.
Na perqafojne kaq shume,sa duket se po na kepusin qafen.
Mbaron perqafimi dhe ti kujton se mbaroi me kaq!?
Ketu ke gabuar perseri, qe i besove hileqarit.
Sepse hileqari, pasi te ka leshuar per disa momente, te hidhet perseri ne qafe e te perqafon.
Heren e pare te perqafoi sepse i takonte te merte 6 milje hapesire ujore dhe i caktoi vehtes 12 milje.
Kurse heren e dyte, perqafimi behet me i nxehte, ai te perqafon sepse ka hall te ta hedhe perseri aty per aty, e ne perqafim e siper te thote; o lum si ti qe po mer gjithe ate Dete, 24 killometra Dete (te flet me kilometra qe te te duket shume) ti tani ik e thuaj alvanozeve se ke mare 24 killometre e Greqise i lame 6 milje, e beji shume te fala dhe nga mua greqiri.
Ate 6 miljet qe teprojne po i mar une se me duhet per te lare ca makina qe kam te mandra ime.
Me ne fund e leshon nga perqafimi dhe shqiptari ben sikur iken.
Cfar ke qe calon – i thote hileqari kur e sheh se ben dy tri hapa dhe calon.
Caloj sepse kam rene nga shtate fiq i thote shqiptari.
Prandaj une po mar 12 milje se me takon, ti do te maresh 12 kollllometras (6 milje) sepse aq te takon, dhe hapesira ujore detare ndermjet nesh prej 12 miljesh mbetet hapesire ujore detare nderkombetare e lire per ta qarkulluar e gjithe Bota.
Pra ketu:
12 milje hapesire ujore detare,duke filluar nga bregu yne tani eshte pasuri ujore detare kombetar e Shqiperise.
6 milje hapesrie ujore detare, duke filluar nga bregu i ishullit tuaj te banuar eshte pasuri ujore kombetare e Greqise.
Dhe hapesira ujore ndermjet ketyre dy kyfijve (delimite) ujore, eshte pasuri ujore internazionale,e gjithe Botes, per qarkullim te lire, e ta shfrytezojne per mire.
Cthua ore – i thote hileqari, po gjithe ate shterngim ne qafe qe te bera une?
Te shterngoj tani une tyja, vetem nje here dhe aq fort sa qe vlen me shume se dy here.
Deshmitaret okular thone, se shterngimi ka qene aq i forte sa jane degjuar dhe si kercitje eshtrash, po qellimi ka qene i mire.
Versioni. 4 – Paraqet nje ishull te pabanuar qe nuk ka te drejte te perfitoi hapesire ujore detare, sikur ka vleren e ishullit te banuar, qe te beje lojen e tre versioneve te mesiperme.
Plus te tjera qe ka zanati.
Pas vetingut i qenke kthyer politikes ore zaganjor. Lere politiken e mos na u duk neper media se na irriton. Pergatitu per te dhene llogari ne spak per cfare ke bere. Politiken ti e humbe qe kur nuk u zgjodhe president sepse dole pak spiun.
Shume dakord me ty Kasem. Njerez si ky tani po perpiqen ti shpetojne lakut.
Nese ja arrijne… atehere shqiptaret mos te shpresojne me per drejtesi
Eshte e cuditshme.
Shqiptaret gjithmone duan ta fillojne nga e para, duke mohuar totalisht ckane thene, apo me sakte shkruar, te tjeret para tyre.
Pra, Bota fillon me Mua.
Asnje shkrim ne revista prestigjoze ne bote nuk botohet nese nuk u referohesh gjithe shkrimeve te meparshme per kete problem.
Ne kete shkrim tregohet dhe nje harte per ndarjen e Shelfit Kontinental/Zones Ekonomike Ekskluzive, ashtu sic ka patur dhe me pare shkrime
per kete problem.
Autori, mbeshetur ne shkrime te botuar, duke hedhur posht apo permiresuar ato, duhet te kishte perpiluar nje Harte me kufijte e Shelfit Kontinental/Zones Ekonomike Ekzkluzive te Shqiperise dhe ta paraqiste ate ne vend te kaq shume spjegimeve dhe frustimeve.
Ka kohe perseri, ta perpiloje dhe ta publikoje ate, perderi sa pretendon se keto parime i ka shume te qarta.
Nga trajtime te ndryshme del se ceshtja nuk eshte aq e thjeshte sa paraqitet. Ka specialiste, nga ana jone, qe i bien shkurt kesaj pune. Keshtu dikush thote se kur distanca midis dy brigjeve eshte me e vogel se 12 milje, deti ndahet pergjysem (distanca te barabarta). Nderkohe qe ndarja varet nga statusi bregdetit, sepse mund te kete statuse te ndryshem. Si psh, bregdet kontinental, bregdet ishullor (te banueshem ose te pabanueshem). Dhe bregdet me nje shkemb te vecante qe plluskon mes dallgesh. Percaktimi i kufirit detar do varet nga keto tre gjendje ose nga gjendja konkrete e kufirit bregdetar. Personalisht i besoj te ashtuquajturit specialistet tane, sepse ne nuk kemi personalitete te kesaj fushe. Kujtojme se historia e vendit dhe administrates tone, ku specialistet vine e ikin sipas ngjyrave pllitike, ka bere demin e vet dhe ne fushen e detarise. Ne keto kushte, nje asistence nderkombetare per ceshtjen, eshte as absolutisht e domosdoshme.
Kur distanca midis dy brigjeve eshte me e vogel se 24 milje (12 njeri 12 tjetri) atehere vendoset parimi i vijes se mesit, por duke patur parasysh SPECIFIKAT. Te keto “specifikat” futen edhe forma e relievit, edhe ishull apo kontinent, edhe gjiret apo shkembinjte, edhe vija baze … Keshtu cdo shtet krijon projektin e tij mbi ndarjen e detit dhe me tej kalohet ne negociata. Nese bihet dakort firmoset marreveshje, nese jo shkohet ne gjykate nderkombetare!
Xhezair zagari gjykatesi i larte qe votoj pro marreveshjes 2009 me urdher te berishes, sot zagari del e mbron nderin e shkerdhyer qe i ka mbet.
Prandaj ky vend nuk ban hajr prtuuuu majmuna
Mire more z.Zaganjori , po ne se Sali serb Vicidoli do te kishte arritur te te ulte ne fronin e Presidentit te Republikes , do te guxoje te flisje keshtu ? ! Une dyshoj shume qe mund te flisje keshtu si sot !
Ik o zago e blej pizhame e kapuc me me vija se po afron dita me i vesh.
?????????
Te shofim!?
SPAKU dhe BKH e ka ne dore.
Popullin nuk e pyet kush
A nuk edhte me mire ti behet muti atyre 350 km2 det dhe he per he mos e kete askush, deri sa te zgjidhet problemi midis Greqise dhe Turqise.? Aty ndoshta nuk ka as peshk pa le nafte dhe gaz? Shyqyr qe kemi nje president koketul qe edhe po na fa falen Korfuzin ay nuk firmos per inat te Rames, dhe qe nuk kemi gjykate kushtetuese. Problemet e mbetura me Greqine zgjidhen kur te hiqet ligji luftes. Nje dreke te mire qirje ministrit dhe te grise bytjen. Dhe ne BE nuk kemi pse hyme
O Mero Baze , si ka mundesi qe sa botohet lajmi direkt pas disa minutave bejne koment zagaret e kishes ?
E ke mbushur portalin me qelbesirat e Janulles o Mero Bazja , dhe prej andej sulmojne Shqiperine dhe shqiptaret . Dhe kane dhe pafytyresine te bejne paralelizma te shqiptareve me turqit , kush ?? Greket , qe kane ne gjak vallet orientale turke , kulturen turke …..pastroje portalin Mero ….
Shkrimi i Z. Zaganjori me duket me i argumentuari dhe profesionali! Shteti Shqiptar duhet te kontraktoje specialise te huaj qe jane adapte per kete pune. Z. Kristafi dhe Z. Meçollari duhet te ulin kryet para shkrimit te Z. Zaganjori! Per fat te keq te dy ata parashtruan qe vendimi i Greqise per shtrirje te detit teritorial 12 milje nuk ndikon ne detin tone. Pa dashur ata bejne argatin e Greqise.
Edhe Zagannjori thote se 12 miljet e Greqise nuk ndikojne ne detin tone.
Ndarja e detit ne Kanalin e Korfuzit nuk ka lidhje me 12 miljet.
po keta jane per brenda per korupsion apo tani qe fole kunder grekut HERRO TA BEJME PRESIDENT ATE PLAKUSHIN MYSLYM PASHA TA BEJME KRYEMINISTER ELENI SHEMTIRA KOTCAQI TE BEJME MINISTRE TE JASHTME IDRIZ CAMIN TA BEJME MINISTER TE RENDIT TI BEJE GJITHE POLICET TE PREMTEN TE NGENE SUMEN LART AH HAROVA MARRIN MEMA AI DO BEHET MINISTER JO PER EVROPEN PO PER VENDET MYSLUMANE TE NA BEJE ME VULE PJESE TE TURQISE PER TE TJERET ME VONE KOPILA E TURQISE
A mund ti besosh ketij njeriu qoft dhe per ç’far flet. Zagarnjori mendon se çudia me e madhe tre dit zgjat, e thote presidenti, keshtu qezoti zagarnjori jeni i mirepritur tek LSI, ku mund te rreshtohesh ndaç si hajdut, ndaç si korrupsionist, te shkon sepse ploteson parametrat e LSI. Ti o matrapazi i gjykates apelit tirane, lurre ndonje here nuk ke ndryshuar mase, nga ajo e apelit, sepse ju bashkepunonit me ate qe te vrarin, ju e rivrisnit per se dyti, dhe erdhi koha, qe ti nuk mban mend se sa pasuri ke. Murtaje e keqe, kerkon te riaktivizohesh, nuk eshte çudi, me ato qe thot presidenti yne krye hajduti i pasurise dhe vlerave popullore. Hiqu or mut, dil e shit gazeta, fitoje me djers ate ç’ka te takon.
ND-105i.Kufiri i paraqitur ne harten qe pasqyrohet ne botimin t’uaj eshte i sakte.Ndryshon nga harta e 2009 se perball gjirit te Korfuzit nuk eshte zbatuar Ekitea.Referohu Nenit-15 te konventes.Po dua, t’u bej pyetjen:Ne kerkesen e dyte te PSSH,qe kerkoj :gjykimi dhe vendimi,i Gjykates Kushtetuese te pranohej dhe tevendosej nga Ju,te cilen e pranuat.Ju,pranimin e argumentoni duke i u referuar Nenit – 131/b ku thuhet:Nisur nga objektivi i kerkeses GJykata Kushtetute,bazuar ne nenin -131/b te Kushtetutes,kontrollon mareveshjet nderkombetare PARA RATIFIKIMIT NGA KUVENDI,lidhur me pajtushmerine e tyre me Kushtetuten.Ju keni pranuar kerkesen e PSSH NE SHKELJE te Nenit: 131/b,pasi ratifikimi i konventes detare UNCLOS-82 eshte bere ne vitin 2003,7 vjet perpara.Pozitive eshte ajo qe ne fund ne Vendimin e marre,per ta bere -ZERO MAREVESHJEN JENI BAZUAR ME TE DREJTE VETEM NE SHKELJET E NENEVE TE KUSHTETUTES.Kam mendiminse kjo shkelje e rende e Kushtetutes,ka krijuar mendimin se,per mareveshjen edetit vulen duhet t’ia vere GJK
.Nga kjo del jashte GJYKATA NDERKOMBETARE E TE DREJTES SE DETIT (GJNDD),E NGRITUR NE Hamburger Gjermani,filluar punen 1996.Dua mendimin T’uaj.Se dyti:Per materialin ku trajtoni kerkesat e PSSH,MGJ SE,keni trajtuar shume problemi,pse nuk jane pasqyruar ne Vendimin e GJK.? Se treti:Kemi mendime te ndryshme.Ajo qe me shqeteson eshte:Ligjerisht dhe profesionalisht a gezon te drejten GJK,TE GJYKOJ E MARR VENDIME PER MAREVESHJET QE EKA TE DREJTE NJE GJYKATE NDERKOMBETARE.
Doli ky hajduti, u be i gjalle, ne fushe tjeter me xhakete te re. S’ka faj ky plere, vetem ne shqiperi ndodh, e aq me shume ne drejtesi ku, mbasi ke vrare e rivrare, pastaj shperblehesh ku nuk di pronat, dhe denimi eshte vetem largimi nga puna. Se u vran e rivrane ky me gjith te tjere marin qerate e atyre qe moren nga ato qe vrane. Ik o ndyresire te pakten te harroesh per nja dhjete vjet, se ke plot nena qe te mallkojne per ato vendime prej kanibali qe ke mare.
SHKRIM QE MERITON RESPEKT.
Vendimi nr. 15, datë 15.04.2010 i Gjykates Kudhtetuese, vendim i cili rrezoi marreveshjen e vitit 2009.
73. Det Territorial (Ujra Territoriale) është ai rrip ujor pranë bregdetit, në të cilin shteti bregdetar ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin e tij. Sipas nenit 2 të Konventës, edhe këto ujra konsiderohen si pjesë integrale e padiskutueshme e territorit të këtij shteti, si dominium i tij. Asnjë shtet nuk mund të mohojë apo vërë në dyshim të drejtat dhe detyrimet e shtetit bregdetar mbi Detin Territorial, të njohura e ushtruara në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare. Gjerësia e Detit Territorial mund të shkojë deri në 12 milje detare, nga vija bazë që përcaktohet në përputhje me dispozitat e Konventës (neni 3 i Konventës).
Meqe u hap vallja e kufirit..kesaj here i duhet shkuar deri ne fund.. Selanik e tatepjete / sic ka qene do te jete / Vend i SHQIPERISE Perjete
Pa e lexuar deri ne fund , vetem fillimin …. Dikur e kishim harten ujore…. Tani nuk kemi harte ujore sepse per 30 vjet jemi marre me hartat e tokave te xanuna !
Ne nuk dime ku kemi kufijte me njeri tjetrin brenda vendit jo me me fqinjet !!!!!
Te ishte per keta zagaret qe shesin drejtesi prej 30 vitesh ne sot kishim lene detin me gjithe Saranden??
Foli edhe zagiri
Hajdut
Foli edhe zagari
Hajdut