Sondazhi: Rritet besimi i qytetarëve tek Policia e Shtetit. 63% e banorëve të Tiranës, mendojnë se kriminaliteti është i ulët, 24% është mesatar

2 Shtator 2020, 14:13Sociale TEMA
Sondazhi: Rritet besimi i qytetarëve tek Policia e Shtetit. 63% e

Në shtator 2020, krahasuar me muajin qershor, ka rritje të opinionit pozitiv të banorëve të Tiranës, për punën e policisë së qarkut të tyre (është ngjitur në nivelin 62%).

Ndërkohë, ka patur edhe një ulje të opinionit negativ (ka zbritur në nivelin 24%). Një prirje shumë e ngjashme vërehet edhe në rang vendi. Kuota më e ulët pozitive (49%) u regjistrua në fillim të korrikut 2019, pas trazirave të 30 qershorit 2019.

Rreth 63% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) mendojnë se kriminaliteti është i ulët në zonat ku jetojnë. Ndërkohë, 24% mendojnë se është mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, perceptimi për nivelin e kriminalitetit në zonat e banimit është disi më i lartë se në Tiranë (Grafikët 4 dhe 5).

Banorët e qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) kanë ndjerë një prani më të lartë të policisë në zonat ku jetojnë, krahasuar me pjesën tjetër të vendit.

Rreth 63% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) mendojnë se puna e policisë ndikon në parandalimin e vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonat ku jetojnë. Ndërkohë, 24% e banorëve të këtij qarku mendojnë se nuk ndikon.

1 komente në “Sondazhi: Rritet besimi i qytetarëve tek Policia e Shtetit. 63% e banorëve të Tiranës, mendojnë se kriminaliteti është i ulët, 24% është mesatar”

  1. Xoni says:

    Kriminaliteti nuk u zhduk as ne kohen e xhahxhit dhe as ne vendet e zhviluara perendimore, por verejme qe shume nga krimet e ndodhura po zbulohen dhe nuk kane mbeshtetjen e policise siç ka ndodhur vite me pare.
    Keshtu vazhdoni dhe mundesisht edhe me larg politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje