“Nona fare, është edhe trendi”, video e sensibilizimit për mbajtjen e maskës në shkollë. Ministrja Shahini: Është detyrim

1 Shtator 2020, 11:19Sociale TEMA

Nderkohe qe ndajne pak dite nga nisja e shkollave 9-vjecare dhe te mesme ne vend, ne kushtet kur virusi eshte mes nesh e po shenon rritjete infektimeve, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka postuar në rrjetet e saj sociale një video sensibilizuese mbi rëndësinë dhe rregullin e mbajtjes së maskës në shkollë.

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranënëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Shahini në tekstin që shoqëron videon sensibilizuese.

Në video, janë 4 nxënës dhe një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, të cilët përcjellin mesazhe të rëndësishme mbi nevojën dhe rregullin e mbajtjes së maskës gjatë qëndrimit në shkollë.

Nxenesit tregojne se si veprohet ne shkolle e pse duhet perdorur maska. “Mbrojme veten dhe te tjeret”, thote nje nga nxenesit.

Dikush tjeter thote se maska eshte “nona fare e virusi as qe guxon te kaloje”, kurse nje tjeter e quan masken tashme edhe trend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje