Protokolli: Ja si do të futen e dalin fëmijët në shkolla dhe çfarë duhet të kenë parasysh prindërit

2 Shtator 2020, 12:42Sociale TEMA

Ministrja Besa Shahini ka publikuar një video sensibilizuese mbi mënyrën e hyrjes dhe daljes në ambientet e shkollës.  “Hyrja dhe dalja nga shkolla, VETËM sipas rregullave të distancimit social e fizik, të përcaktuara qartë nga Instituti i Shëndetit Publik”, shkruan Shahini.

Nxënësit do të paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre. Ndërkohë, gjatë momentit të hyrjes në shkollë, nxënësit do të vendosen në radhë një nga një, me largësi 2 metra, teksa personi përgjegjës i stafit të shkollës do të realizojë matjen e temperaturës më termometër digjital, do të spërkasë duart me alkool ose dezinfektantë etj.

Edhe dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave të distancimit social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe punonjësve të tjerë të shkollës.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje