Anëtari i presidencës së Bosnjës: Zgjedhjet në Mal të Zi zgjuan projektin madhor serb. Abazoviç, shpresa jonë

3 Shtator 2020, 09:32Rajoni TEMA

 Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiç është shprehur se zgjedhjet në Mal të Zi, nga të cilat doli fituese opozita e udhëhequr nga partia proserbe “SDP” kanë “zgjuar projektin madhor serb”.

“Fatkeqësisht, falë shumicës se re parlamentare, Beogradit dhe Kishës serbe, është zgjuar projekti madhor serb, i cili vazhdon të lidh Beogradin, Podgoricën dhe Banjallukën. Por mos të mashtrohen, ne nuk frikësohemi”, është shprehur Komshiç për Klix.ba.

Ndaj deklaratave të tij, ka reaguar anëtari tjetër i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, duke thënë se kjo që ka thënë Komshiç nuk është qëndrim zyrtar i Bosnjës.

Më pas Komshiç ka folur edhe për liderin e platformës “E zeza mbi të bardhën”, shqiptarin nga Ulqini, Dritan Abazoviç, i cili fitoi katër mandate. Sipas fjalëve Komshiçit, vetëm Abazoviç mund të sjellë në pushtet partinë proserbe SDP.

Qëkur u shpallen rezultatet e zgjedhjeve të të dielës, në Mal të Zi kanë ndodhur një varg incidentesh me baza fetare e nacionale.

Brenda disa ditësh janë sulmuar xhami të boshnjakëve, në qytetet shqiptare ka pasur provokime nga serbët, të cilët kanë valëvitur flamurin e tyre dhe kanë kënduar shumë këngë serbe për Kosovën.

2 komente në “Anëtari i presidencës së Bosnjës: Zgjedhjet në Mal të Zi zgjuan projektin madhor serb. Abazoviç, shpresa jonë”

  1. Elton says:

    Keta serbet jane loqe po njesoj si greket, marrin kot e me kot. Do ju kete ngelur kari turk ne tru dhe nuk llogjikojne dot.
    Po kush po e pjerdh qeverine e malit te zi o bole njerez. Ku do shkoje mali i zi po nuk beri sic do europa, ku do mbytet tek rusia?
    A ju kripsha trute o bole, harroni se tani cdo gje eshte e globalizuar dhe nuk leviz dot bythen asgjekundi po nuk u integrove me vendet e europes.

  2. Dashi says:

    Ju kthyem borxhin qe ju kishim asgje me shum , ju na sollet “mbretin”Hamut zogun ne krye , ne me abazoviqin ju kthyem ne krye te malit zi ju Serbet , tani nuk ju kemi mo borxh ne SHQIPTARET jemi nji me nji barazim , po patet noj hall ju Serbet mos na kurseni , ka bythqira si ky shqipnia plot ne parlament mos na kurseni , kto koh jemi te zen me grekun se po na lyp detin e sarandes , e ka mar kryesharlatani rilindjes persiper tja plotesoj deshiren , sa te mbarojm me grekun do ju falim ju serbeve noj cop tok ose deti se politikanet tan per ju Qi…n ne byth nuk e bojn per qef ket gjo ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje