Media gjermane tha se Erdogan donte të fundoste anijen luftarake greke, reagon Ankaraja: Produkt i imagjinatës

3 Shtator 2020, 08:46Rajoni TEMA

Ministria e Jashtme e Turqisë e quajti “produkt imagjinate” një artikull të gazetës gjermane Die Welt që i referohet Turqisë në lidhje me zhvillimet në Mesdheun Lindor.

“Lajmi në gazetën Die welt që i referohet Turqisë në lidhje me Mesdheun Lindor është tërësisht produkt i imagjinatës”, tha Aksoy.

Dje media gjermane WELT shkruante se po të ishte për Presidentin Erdogan, Marina turke do të kishte fundosur anijet greke në Mesdhe kohë më parë.

Gjermane citon disa burime të saj që bëjnë me dije se Erdogan u kishte kërkuar pak ditë më parë gjeneralëve të tij të fundosnin një anije luftarake greke.

“Fakti që zëdhënësi i qeverisë greke bëri akuza kundër vendit tonë bazuar në këtë lajm imagjinar është një manifestim i ri i politikës provokuese të këtij vendi në Mesdheun Lindor, i cili është i shkëputur nga realiteti, i papajtueshëm me praktikat dhe ligjin ndërkombëtar.

Në vend që të merren me lajme të tilla të pabaza, autoritetet greke duhet t’i japin fund hapave që rrisin tensionet në rajon”, theksoi Aksoy.

1 komente në “Media gjermane tha se Erdogan donte të fundoste anijen luftarake greke, reagon Ankaraja: Produkt i imagjinatës”

  1. Kosta says:

    Po fundoseni qijani robt se na plasi trapi ne.
    Ne pidh te semes shkofshi te dy: se turq mysliman se turq ortodoks nje mut jeni qe te dy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje