Gafa e Trump, nxit banorët e Karolinës së Veriut të votojnë dy herë

3 Shtator 2020, 15:38Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe deklaratat e pamenduara mirë, janë dy gjëra që lidhen shpeshherë me njëra-tjetrën.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nxiti qytetarët e shtetit të Karolinës së Veriut që të votojnë dy herë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, edhe pse kjo është e paligjshme.

Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që të sigurohen që vota e tyre të numërohet. Trump sugjeroi që zgjedhësit të votojnë një herë fizikisht dhe një tjetër herë më anë të postës, duke testuar kështu sistemin.

Presidenti amerikan vazhdimisht ka bërë pretendime false se votimi me postë nuk është i sigurt dhe do të çojë në manipulim të rezultatit të zgjedhjeve.

“Le të shkojnë të votojnë. Nëse sistemi është aq i mirë sa thonë, natyrisht nuk do të jenë në gjendje që të votojnë fizikisht”, tha Trump.

Menjëherë pas deklaratës së Trump, prokurori i përgjithshëm i Karolinës së Veriut, Josh Stein, tha se presidenti po nxit qytetarët që të shkelin ligjin duke krijuar kaos në zgjedhje.

“Sigurohuni që të votoni, por jo dy herë”, shkruan ai në profilin e tij në rrjetin social Twitter. Ndërkohë, demokratët kanë akuzuar shpeshherë Trump dhe Partinë Republikane për tentativa të ndryshme për të ndikuar votën e amerikanëve për të fituar zgjedhjet presidenciale.

2 komente në “Gafa e Trump, nxit banorët e Karolinës së Veriut të votojnë dy herë”

  1. ??Usa says:

    Klluf si Dylberi dhe Laku. Pjella te kooperativistes me sekretarin e partise ferrave te kooperatives.
    Ky eshte kryebudallai i hillbillsave.

  2. Fabi says:

    Drejtori i postes amerikane eshte nje nga perkrahesit me te zjarrte te trump-it
    Keshtu qe ai plerë kot ankohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje