Hapja e shkollave, Rama: Është një sfidë e madhe, mësuesit duhet të punojnë shumë me nxënësit. Do kemi rritje të numrave si në vendet e tjera

3 Shtator 2020, 12:25Politika TEMA

Teksa ndodhet në Vlorë, kryeministri Edi Rama foli për një proces të vështirë mësimor gjatë këtij viti, për shkak të pandemisë.

Sipas Ramës me hapjen e shkollave do të kemi edhe rritjen e rasteve me të infektuar, megjithatë, thekson se ndarja fizike e nxënësve me shkollën nuk mund të vazhdonte më.

Gjithashtu Rama u bëri apel mësuesve, që të punojnë me nxënësit, për t’i orientuar ata drejt respektimit të masave.

Na është dashur ta marrim këtë vendim të vështirë. Të gjitha shtete po e marrin. Është i vështirë sepse edhe pse thuhet dhe faktet thonë që fëmijët janë më pak të rrezikuar, nuk është e vërtetë për të gjithë. E dyta, fëmijët vetë mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues.

Siç ka ndodhur në vende të tjera, do kemi prapë rritje të numrave. Por kostoja psikologjike e mos hapjes së shkollave është shumë e madhe. Dhe pasojat që mund të lerë janë shumë të mëdha. Midis të dyjave, në këtë zgjedhje rolin e posaçëm keni për të qenë sa më strikt.

Të jesh strikt, por i duruar. Nuk bëhet kjo me britma dhe rreshtore. Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohesh me shokun. 

Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme për të punuar me prindërit. Duhet futur gjithë bota e fëmijëve në një kornizë. Është e nevojshme tu thuhet se është e përkohshme. Është një sfidë e madhe dhe e keni këtë barrë. Mësuesit duhet të punojnë shumë që të jenë të vetëdijshëm”, deklaroi Rama.

1 komente në “Hapja e shkollave, Rama: Është një sfidë e madhe, mësuesit duhet të punojnë shumë me nxënësit. Do kemi rritje të numrave si në vendet e tjera”

  1. Ton says:

    Prape pushime ky….si doli vera…prape ne Vlore e Dhermi ke shpia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje