Kërkoi shpalljen festë kombëtare, Meta e bën fakt të kryer dhe uron 3 shtatorin: Në mbrojtje të fitoreve të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit

3 Shtator 2020, 08:44Politika TEMA

Nje dite pasi kerkoi shpalljen e 3 shtatorit si feste kombetare, kreu i shtetit, Ilir Meta ka uruar gjithe shqiptaret per kete dite te shenuar te historise sone

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta, thekson se “Sot, 100 vjet më parë, populli shqiptar i bashkuar në Luftën Kombëtare të Vlorës u dha fundin e merituar projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë, duke hedhur në det pushtuesit dhe i dalë zot vendit, pas muajsh luftimesh heroike”.

Mesazhi i Metes:

GËZUAR 3 SHTATORIN, DITËN MADHËSHTORE QË JETËSOI PAVARËSINË E SHQIPËRISË!

Sot, 100 vjet më parë, populli shqiptar i bashkuar në Luftën Kombëtare të Vlorës u dha fundin e merituar projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë, duke hedhur në det pushtuesit dhe i dalë zot vendit, pas muajsh luftimesh heroike.

“Nuk qe vetëm nderi dhe shpëtimi i Vlorës por qe nderi dhe shpëtimi i tërë Shqipërisë”.

Mirënjohje të gjithë luftëtarëve të lirisë, kapedanëve që komanduan, mjekëve që shëruan plagët, atyre që hartuan ultimatumin dhe atyre që e zbatuan atë me gjakun e tyre, në mbrojtje të fitoreve të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit e që dëshmuan se Zot i kësaj toke janë vetëm shqiptarët.

Nderim veprës heroike, sakrificave sublime dhe kujtimit frymëzues të atdhetarëve, të cilët shkruan epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës!

Ndaj çdo 3 Shtator dhe çdo 28 Nëntor çdo shqiptar kudo ndodhet, ndihet edhe vlonjat, sepse këtu në Vlorë u bë historia, këtu u ngrit Flamuri Kuq e Zi, këtu u nënshkrua liria, këtu u jetësua Pavarësia dhe kjo ndodhi me gjakun e bijve më të mirë të kësaj toke.

3 shtatori duhet shpallur FESTË KOMBËTARE! ??

3 komente në “Kërkoi shpalljen festë kombëtare, Meta e bën fakt të kryer dhe uron 3 shtatorin: Në mbrojtje të fitoreve të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit”

  1. tourkalvanos.... says:

    Gezuar ramazonin……..

  2. Bilua says:

    Me keto fjale kaq te embla te uroj tu shtofshin vitet e burgut o Toto Likja!Uroj qe rregjizori R.Saviano nese i mbaruan serite e “Camorra” ne Itali le te hidhen kendej bregut e te vazhdojne serite me serite e “Gamorrat”me Saliun dhe Ilirin ku pa frike filmi do jete edhe me interesante ku nuk do luhet vetem droga por arrmet,vrasjet,shitja e teritorit Shqipetar e deri tek privatizimi i 1/5 se Shqiperise ne interese te familjeve te tyre!

  3. Socialisti qe i ka humbur PSja says:

    Po çfar thua o dangall o debil , me kte popull tallni bythen ju , kryetari rilindjes thot qe luften e vlores e fitoj Amerika me Italin , kjo esht festa Amerikes nuk paska lidhje me ne Shqiptaret , keshtu thoni ju pisa antishqiptar ju shalatanet e pas 90tes , ik qiu ti kryeministri partis fashiste te rilindjes e te ter ju llumi kti kombi qe jeni ber kaceri kti populi e i kti vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje