Malazezët, gjithnjë na e kanë hedhur!

2 Shtator 2020, 20:32Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Teoritë e shumta dhe kontradiktore, të cilat shpjegojnë rezultatin e përfaqësuesit shqiptar në zgjedhjet malazeze, nuk po shpjegojnë diçka dot për të ekzaltuarit e Tiranës (të cilët merren me Ballkanin vetëm kur ka ngjarje), sesa mundësi kanë shqiptarët të ndryshojnë gjëra.

Për fat të keq, Abazoviç po e luan shumë bukur kartën e shqiptarëve, por thjesht për të ardhmen e tij, që këtë herë nuk i shkon shumë shqiptarëve. Tek e fundit kjo qeveri që do të krijohet do të merret me ligjin, bash atë që e çon ”në vendin e duhur” Kishën Serbe dhe kuptohet çështje, që Mali i Zi, mezi i ngjiti në ato nivele.

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, se shteti liliput i Ballkanit që është dy hapa para të gjithë vendeve të tjera të rajonit sa i përket integrimeve të BE-së, ka një problem të madh, që njerëzit e ndjejnë me vështirësi: Kjo lloj demokracie dhe modeli qeverisës, që pati si protagonist Gjukanoviçin në këto dekada (ende i palarguar) ishte më i mundshmi për sukses.

Pragmatizmi i liderit të shumëpërfolur me të drejtë shkonte me modelin antropologjik ballkanas: Që do të thotë ec duke parë interesat, por lër vend për të gjithë! Kuptohet se matricat demokratike këtë nuk e njohin, por kjo ka pak rëndësi. Mali i Zi është atje ku është, falë kësaj logjike, që i përshtatej relacioneve të ngurta të Brukselit. Me një problem të madh, që në Mal të Zi, kinse po shmanget.

Rusia vigjilon aty dhe në brendësi të shpirtit malazez është ajo që paraardhësit e tyre thoshin dikur: Mali i Zi një kamion, por me Rusinë 300 milionë! Kuptohet se injektimi i identitetit të ri, që tashmë i është mbivendosur frikshëm dhe problemi i religjionit, Mali i Zi nuk do të ketë atë proces integrimi, që ka pasur deri më tani. Tek e fundit, askush nuk e do nga vëllezërit e mëdhenj rusë dhe serbë, që ata të jenë ashtu si janë momentalisht. Ndaj fitorja e Opozitës u festua si të ishte fitore e Serbisë.

NATO realisht ka prishur shumë punë për këto interesa, por që gjithsesi Mali i Zi e ka një valvul ku shfryn dhe ky lidhet me shqiptarët. Nuk po zgjatemi në histori sepse do jetë e dhimbshme, por mos harrojmë se organizata famëkeqe “Crna Ruka” i ka përdorur rëndom shqiptarët; ashtu si kryeministri i Federatës, malazezi Momir Bullatoviç, në funksionin e rëndësishëm gjatë luftës, arriti të hapte kanalin e kontrabandës dhe thyerjen e embargos me atëherë presidentin Berisha; ashtu si në ditët e fundit zyrtarët e sotëm e morën dhe një mbështetje të zbehtë nga kryeministri aktual Edi Rama.

Gjithsesi në të gjitha planet: Serbët dhe Rusët janë aty, kurse shqiptarët, si Abazoviç do mbeten gjithnjë patericë sepse sot problemi i Malit të Zi nuk është identiteti, por ruajtja e status quo-ve të deritanishme. Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe jo kaq të fryrë se nuk fitoi përkrahja e Ramës dhe Zaev. Problemi është se ditë jo të mira shihen për shqiptarët e Malit të Zi, ashtu si edhe me të tjerët në vende të tjera, që janë në ato raporte, jo se po ikën pak nga pak Gjuko, që duhej të ikte në fakt, një dekadë më parë, porse fryma sllave po ngrihet. Por, Ballkani i ka këto sfida dhe Mali i Zi, ashtu si liliput që është, jo pak herë ua ka hedhur shqiptarëve të vet, ashtu si na e ka hedhur rëndom: diplomatikisht, turistikisht dhe ekonomikisht.

11 komente në “Malazezët, gjithnjë na e kanë hedhur!”

  1. tourkalvanos.... says:

    Mjere kolotripida e tourkalvanive,nder shekuj tabele qitje per te”gjatin”kristian,qoft ki malazes, serb, rus,grek a talion……

    1. Memesia Arberia, Bestytnia Shqiptaria says:

      Je shume rende,,,me vjen gjynah per ty ?

    2. Ilirjan says:

      Shqiptaret kane qene te krishtere, qindra vjete perpara se te dukej sllavi I pare ne Ballkan, dhe 17 shekuj perpara se ruset dhe rilindja europiane te shpiknin greqine per ineresat e Tyre, duke u nisur nga Odessa. Pasi mesuan c’ishte krishterimi, vellazeria ruso Mongole me europianet e rilindur e te paskrupullt, te pareve qe ua shkyen kolotripiden ishin KRISTIANET SHQIPTARE. I bene greke, I bene sllave bullgare etj por nuk u hoqen dot GJUHEN SHQIPE, arbereshet deshmojne,ti qe flet e shkruan shqip, deshmon. Arbanitet ne shtepi flasin shqip e jashte hiqen si greke 24 karatesh… ja u do puna, mbijetesa. Ne Turqi jane mbi 6 milione pasardhesit e Shqiptareve te debuar nga sllavet e “greket”, djemte e te cileve po rrezikojne serish, si 100 vjete me pare, te hidhen Mish per top kunder djemve “greke”, sepse ashtu do micotaqis me erdoganin, dhe Frances I duhet te shese ca avione e anije, e ca gaz e nafte qe nuk I takon fare. Vazhdo te shkruash e flasesh SHQIP, edhe pse dobet, ndihmo ne mbajtjen gjalle te amanetit te te pareve… Gjuha shqipe, ajo qe na shpetoi nga zhdukja prej zemermireve greke turq ruso-sllave frankobytheqireve & Co. Fara jone nuk mund te shuhet derisa ka individe qe flasin e shkruajne shqip… Falemnderit cdo personi qe shkruan e flet shqip… Keshtu turqit greket serve NA HANE MUNE.

    3. Epiriiiii says:

      Ka vetem 1 SHPETIM….. RIKTHIM NË IDENTITET…. Për Momentin vetem ky opsion duket me i arsyetushem, mbetet per tu pare…..

  2. The One says:

    Tregojne Kroatet e boshnjaket qe une punoj ketu se malazazet jane njerezit me dembela ne Republican ex jugoslavo. Per kete e nisin me nje mbret te malazezeve qe ne kohen e zize se bukes qe bene betim te hidhen nga shkembi si popull qe te mos vdisnin nga uria. Ne momentin final vjen lajmetari e I thote mbretit qe mos u hidhni se mbreti I rusise ka dergu karvanin me miser. E malazezet e pyesin nese karvani ka miser kokerr apo ne kalli te pa shkoqur. Lajmetari u thote se misri eshte derguar ne kalli I pashkoqur. Ata pane nga mbreti I tyre e I thane qe ma mire te hidhen nga shkembi se kush dreqin shkoq misrin.

    1. qytetar says:

      super koment !

  3. KuqeZi says:

    ” Mali i Z i”, ” Republika multietnike me Listen Serbe ” e Kosoves, ” Servia “, ” Maqedonia e Veriut “, ” Gerqia “..kioska teneqesh te ndryshkura, te paligjshme, ne Toke te SHQIPERISE..Fundi i tyre mund te vonoje dhe ca..po dihet cili do jete..kriminele te denuar me vdekje qe pritet te ekzekutohen dhe vriten si qener..

  4. Detari says:

    turkalvanosat qenverisen nga synita turq pse ankoheni kot?
    Dhe te ishim ne kohen kur benim ligjinb(gjergj kastrioti), vet ai do ju vriste.

  5. qytetari says:

    “Gazetar´´,te mungon minimumi i intelektit profesional,kur nuk di nje te vertete historike,qe shpaloset sot me shume se kurre:
    Ne ja kemi hedhur gjithe kohes vetes,me shume se sa e ka bere ate cdo lloj pushtuesi,me ne.

  6. The Fyrher says:

    Mali i Zi eshte nje shtet liliput i krijuar nga Rusia ne Ballkan, nje shtet pa identitet dhe me probleme ekzistence.

    Nuk ja ka hedhur ndonjehere Mali i Zi Shqiptareve ekonomikisht dhe diplomatikisht.

    Lidhja e Prizrenit i shpartalloi malazezet nderkohe qe deshtuan me kap Shkodren ne 1912-1913.

    Problemi o Andon eshte qe Shqiperia nuk ka politike te jashtme.

    Politika e Edi Rames eshte thjesht shty kohen dhe vidh dhe puthi buthen Europes.

    Po te kishte Poltike te Jashtme Shqiperia, do kishe 5 deputete shqiptare ne Parliament sot dhe Abazovici nuk do flirtonte me kurvat serve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje