Rama mbledh nesër kryebashkiakët e PS në Elbasan, ata do të mbajnë peshën e fushatës

2 Shtator 2020, 15:46Politika TEMA

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën zgjedhore. Kryeministri Edi Rama pas takimit me grupin parlamentar do të mbledhë pasditen e së enjtes kryetarët e bashkive.

Takimi pritet të zhvillohet sërish në qytetin e Elbasanit ndërkohë në fokus të takimit do të jenë porositë për kryebashkiakët socialistë për të siguruar votat e mjaftueshme për një mandat të tretë për Partinë Socialiste.

Takimi i djeshëm i deputetëve me kryetarin Edi Rama u mbyll me një paralajmërim të fortë, se nëse nuk japin gjithçka për të siguruar votat  për PS nuk do të jenë në formacionin e ardhshëm.

Nuk dihet ende nëse tonet do të jenë po kaq të ashpra dhe për kryebashkiakët socialistë.

1 komente në “Rama mbledh nesër kryebashkiakët e PS në Elbasan, ata do të mbajnë peshën e fushatës”

  1. yes says:

    mos harro edhe dhenderat e ish kryetarit te bashkise :)))))))))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje