Ilir Meta komenton deklaratën e Kim: Vetëm zgjedhjet e lira pastrojnë politikën nga të korruptuarit

2 Shtator 2020, 11:27Politika TEMA

Ilir Meta ka komentuar deklaratën e ambasadores Yuri Kim për t’u bërë Vetting të gjithë kandidatëve për deputet.

Nga Vlora, Meta tha se vetëm zgjedhjet e lira pastrojnë politikën nga të korruptuarit që mbajnë peng shtetin

“Nëse ka vullnet të gjitha çështjet janë shumë të thjeshta, nëse ka vullnet për zgjedhje demokratike,nuk shikoj arsye që të mos zgjidhen, këto janë detaje, nëse nuk ka vullnet atëherë flasim një ditë tjetër.

Do duhet të dëgjoj përfaqësuesit e forcave politike dhe më pas do flasim me siguri.

Kam kërkuar takime me të gjithë kryetarët e partive dhe më pas do të kemi vlerësimet përfundimtare.

Ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira të pastrohen në vendin tonë dhe të kemi institucione demokratike, zgjedhjet e ndershme pastrojnë politikë nga politikanët kriminal dhe të korruptuar që për interesa të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng shtetit.

Sjellja ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë, shtetërore dhe kushtetuese dhe i ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre aq më tepër në publik, që qoftë edhe pa dashje të mos përdoren në dëm të Shqipërisë”, tha Meta. (TemA)

5 komente në “Ilir Meta komenton deklaratën e Kim: Vetëm zgjedhjet e lira pastrojnë politikën nga të korruptuarit”

  1. apolonacademy says:

    E vetemja zgjidhje , eshte veting ne politike , dhe ju plera do shporreni , je i akuzuarje i kapur me ze e figure , ke vjedhur thesarin e shtetit dhe perseri je ne nje post qe eshte turp per ne si popull te kemi ty brekdhjer per president, shqiptaret gjeten ikjen nga vendi si opsion se nuk ju durojne dot me, populli ju urren pa perjashtim ju plera 30 vjecare te politikes se demon&kracise , por kur te vijne zgjedhjet qe tu mbushet juve mendja qe nuk ju do populli, asnje nuk do dali ne votime , dhe doni apo nuk doni ju, do ju shporrim , mjaft e vodhet shqiperine dhe shqiptaret, lyli meta , o fshatar muti .

  2. Trotski says:

    Pa u qeruar Ti dhe Sojsezet si pune e Jote nuk ka qetesi ne Shqiperi.Me mire Jep Doreheqjen se do te turperohesh duke u prangosur per te “Jetuar ne Reç te Shkodres”.Nuk gjindet Delenxhi dhe Zullumqar me te madh se Ti ne te Gjithe Ballkanin

    1. forca Like,se na fike says:

      Tjeter gje thote ambasadorja.Por ky pelivani une President dredhon si ato kurvat,se kerkon ta mbaje situaten rremuje ,qe ti shpetoje Drejtesise.E di qe sa me shume qe krijohen Strukturuar e Reja te Drejtesise,aq me shume humbet qetesine malesori i Skraparit.

  3. Cami says:

    I korruptuari nr 1

  4. pjeter says:

    Kujt i thua pa,Likes? Ai ka qef te jete aty, derisa qofrelargu ta therrese,ka 30 vjet,me vila,me pasuri te lujteshme e te paluajteshme,me femije ne per shkolla prestigji,qe nje vit pagesae te styre shkollave,te luan menç.Si per çudi presidentit tone te qete e te dashur,burimi financiar nuk i shteron kurre.Kush e di sa 700 qind mijeshe kane dhene Gimat,dhe kush edi se ku jan kan depozitu.Cudi eshte te ngaterrosh kete njeri kaq te devotshem dhe te ndershem per kombin, per nje te korruptuar.Sigurisht qe ai beson shume ne zgjedhejet e lira,sepse me ato mendon e shpreson te rimarri ato qindra mijera vota qe kish me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje