Ilir Meta në Vlorë kërkon të shtohet dhe një ditë pushimi: 3 Shtatori të shpallet festë kombëtare, u mbrojt sovraniteti i vendit

2 Shtator 2020, 14:55Politika TEMA

Ilir Meta nënvizon një mesazh, teksa sot ishte në Vlorë, për të kremtuar 100-vjetorin e epopesë së lavdishme të Luftës Kombëtare të Vlorës.

Ai thotë se u ndal në qytetin e flamurit dhe për të theksuar me forcë mesazhet tepër të rëndësishme dhe frymëzuese të saj në çdo kohë: “bashkimin e të gjithë popullit në mbrojtje të vlerave dhe interesit kombëtar, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë, kundër çdo pushtuesi”.

Më tej thotë se mbështet idenë që 3 shtatori të jetë një Ditë Feste Kombëtare, sepse kjo ngjarje e plotëson dhe e vë në jetë Pavarësinë që ne festojmë çdo 28 Nëntor.

“Mirënjohje të gjithë historianëve, studiuesve dhe akademikëve për Konferencën Shkencore të organizuar sot për këtë qëllim, si edhe për ndriçimin e të vërtetave dhe veprës së ndritur të figurave të shquara, që përjetësuan dhe i dhanë lavdinë e merituar Luftës së Vlorës”, shprehet Presidenti.

3 komente në “Ilir Meta në Vlorë kërkon të shtohet dhe një ditë pushimi: 3 Shtatori të shpallet festë kombëtare, u mbrojt sovraniteti i vendit”

  1. tourkalvanos.... says:

    Sa pushtues turq vrane”trimat”labe!!?asnje!
    Athere……gezuar hashuren!

  2. Lik says:

    Ky eshte gati te fale gjithshka, toke,det,ajer…vetem te jete I pari..haha !

  3. Roland says:

    Kesaj i thone …o ilir o monikqir ….edhe hajdut , edhe filozof ….yyyyyyyyyyy fare e qire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje