Hapja e negociatave, BE: Në shtator diskutimet për kuadrin rregullator për Tiranën dhe Shkupin

2 Shtator 2020, 18:07Politika TEMA

Teksa Shqipëria pret tryezën e pare ndërqeveritare Shqipëri-BE, Brukseli i rikthehet bisedimeve teknike mbi kuadrin rregullator të negociatave me Shqipërinë.

Zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerim, Maja Koçijançiç i konfirmoi A2 se si për Tiranën dhe Shkupin, shtatori shënon rikthimin e diskutimeve, për të marrë më pas dakordësinë e vendeve anëtare.

“Diskutimet për kuadrin rregullator të negociatave si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut në Këshillin Europian kanë nisur para verës dhe do të vazhdojnë në vjeshtë, me qëllim miratimin e tyre nga vendet anëtare”, u shpreh Koçijançiç.

Nga ana tjetër, burime pranë grupit negociator shqiptar, konfirmuan për A2 se Grupi i Punës së Këshillit Europian do të diskutojë gjatë shtatorit në nivel teknik kuadrot negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ende nuk ka një datë për tryezën e parë ndërqeveritare.

Shqipëria shpreson në ndihmën e Berlinit që ka Presidencën e radhës së unionit deri në fund të vitit, ndonëse kryeministri Rama është treguar i kujdesshëm në dozat e optimizmit.

Me qëllim nisjen e bisedimeve për anëtarësim, Shqipërisë i janë vënë një sërë kushtesh si përparimi i reformës në drejtësi, kthimi në funksion i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, rezultate të prekshme në luftën ndaj korrupsioni dhe krimit të organizuar, si dhe një reformë zgjedhore konsensuale.

1 komente në “Hapja e negociatave, BE: Në shtator diskutimet për kuadrin rregullator për Tiranën dhe Shkupin”

  1. Kim été says:

    Ja kemi lënë Kosovës., BE-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje