Preferon 18 prillin si datë zgjedhjesh, kujtohet PD: Mos i prekni koalicionet, Këshilli Politik të mos cënojë marrëveshjen e 5 qershorit

2 Shtator 2020, 15:59Politika TEMA

Partia Demokratike do të shkojë në tryezën e këshillit politik, por synimi i saj është formula e koalicioneve të mos preket.

Një muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe qëndrimit të mazhorancës kundër koalicioneve, ku secila parti garon me listën e saj, nënkryetari Edi Paloka sjell në vëmendje se modeli i koalicionit është pjesë e ndryshimeve të kodit zgjedhor që u realizuan mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Ne marrëveshjen e 5 qershorit është mëse e qartë që koalicionet qëndrojnë në formën që janë edhe sot në kodin zgjedhor. Nëse kjo pikë në kodin zgjedhor preket atëherë është prishur marrëveshja e 5 qershorit, kjo është e qartë për ne dhe partneret qe kane dale garante për marrëveshjen e 5 qershorit”, deklaroi Paloka!

Përveç koalicioneve, këshilli politik do te diskutoje edhe çështjen e listave te kandidateve për deputet, nëse ato do të hapen plotësisht apo jo.

“Kemi propozuar hapjen 100% të listave, megjithatë jemi të hapur të arrijmë një marrëveshje lidhur me këtë pikë ”, tha ai.

Të premten lideri i opozitës Basha do të zhvillojë konsultime me presidentin e republikës Ilir Meta për datën kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, dhe duket se PD do të propozojë 18 prillin si datën më të afërt që lejon kodi

“Propozim konkret ne kemi prej 4 vjetësh, një ditë e më parë të bëhen zgjedhjet në Shqipëri, një ditë e më parë të largohet kjo qeveri, një ditë e më parë të largohet Rama, është një ditë më shumë e fituar për shqiptarët”, nënvizoi nënkryetar demokrat!

Por pavarësisht se kur është data e zgjedhjeve, PD është e vendosur t’i japë fund qeverisjes Rama, e cila sipas saj nuk ka bere asgjë për shqiptarët

“ E patë dhe vete dje, Rama përcaktoi po grupin e hajduteve që ka pasur me parë të njëjtët persona që kanë vjedhur jo vetëm zgjedhjet, por edhe shqiptarët për 8 vite me të gjitha format e korrupsionit”, tha Paloka!

Këtë muaj PD pritet të mbyllë procesin e përzgjedhjes së kandidateve për deputet dhe pas kësaj Lulzim Basha do të caktojë drejtuesit e qarqeve për të nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore.

1 komente në “Preferon 18 prillin si datë zgjedhjesh, kujtohet PD: Mos i prekni koalicionet, Këshilli Politik të mos cënojë marrëveshjen e 5 qershorit”

  1. Fatosi-kosove says:

    Si nuk e kuptoj kurre ky sakat se zfjedhjei behen per shqiptaret e jo per kriminel e majmuna, kur tket zgjedhje ne xhungel ateher te vjen radha ty o kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje