“Duhet t’u jemi borxhlinj vlonjatëve”! Rama, batuta me Ruçin: Mos mu mërzit Gramoz se nuk e përjashton ndjenjën borxhli ndaj Tepelenës që e ka ndihmuar gjithnjë Vlorën

2 Shtator 2020, 20:54Politika TEMA

Gjatë fjalës së tij nga “Sheshi i Flamurit” ku po zhvillohet ceremonia e organizuar me rastin e 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës, kryeministri Rama tha se duhet t’u jemi dy herë borxhlinj vlonjatëve, referuar edhe shpalljes së Pavarësisë.

Ndërkohë, Rama nuk i ka kursyer edhe batutat me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa tha: “Gramoz mos mu mërzit se nuk e përjashton ndjenjën borxhli ndaj Tepelenës që e ka ndihmuar gjithnjë Vlorën”.

“Kanë analogjinë e të pamundurës, që është në ADN e gjakut të vlonjatëve. Një popull i çuditshëm me një aftës të hatashme për të tejkaluar kufijtë e asaj që është e mundur dhe për të realizuar diçka të pamundur. Lufta e Vlorës është një nga më të veçanta në historinë  e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i saj.

E fituar nga pala që ishte objektivisht e humbur. Festa vazhdoi me ditë me mardhë, marshe patriotike. Benito Musolini i kushtoi nj shkrim me tërbim kësaj ngjarje, dy vite para se ai të merrte pushtetin. Realizuan diçka të një magnitude që askush nuk e kuptoi qartë.

Lufta e Vlorës tregon për herë të parë që shteti Shqiptar ekziston dhe ka forcën të ushtrojë të drejta të barabarta në raport me çdo entitet tjetër sovran.

Lufta e Vlorës gjendet një nga ato momente formuese të organizmit të Shtetit Shqiptar, ndaj na bën që vlonjatëve t’i jemi borxhlinj jo vetëm për shpalljen e Pavarësisë, por edhe për luftën e Vlorës.

Sot në këtë përvjetor jubilar është momenti për të kujtuar jo thjeshtë heroizmin e kësaj ngjarje në vetvete, por edhe peshën e kësaj ngjarje, jo thjeshtë si akt kundërshtie ndaj një force të huaj në territorin sovran, por edhe si një fakt këmbëngulje  për themelimin e shteti”, tha Rama.

 

4 komente në ““Duhet t’u jemi borxhlinj vlonjatëve”! Rama, batuta me Ruçin: Mos mu mërzit Gramoz se nuk e përjashton ndjenjën borxhli ndaj Tepelenës që e ka ndihmuar gjithnjë Vlorën”

  1. tourkalvanos.... says:

    Corapekuq,vlora dhe tepeleni ka nxjerre hajdutet,kriminelet dhe poutanat me te medhaja ne keto 30 vjt…….

  2. Dhimitri says:

    Kryeminister si Vlora si Tepelena te Laberise jane…Keshtu qe si Vlonjat si Gjirokastrit si Tepelens ne ate periudhe njesoj ka qene. Sot eshte ndryshe sepse ne qytete ka Shqiptar te te gjitha trevave qe jetojne me breza dhe jan bere qytetare respektiv pa qene domosdoshmerisht me origjine nga krahina e Laberise. Nejse respekt dhe perulje per te gjith ata qe sakrifikuan aq shume per ate lufte vetem e vetem nisur nga nje ndjenje e forte qe buron nga historia dhe jo per perfitim, askush nuk u pagua, ishin te gjith fshatare te thjeshte qe u ngriten ti dalin per zot vendit te tyre pa dallim feje, klase apo politike.

  3. Luleshtrydhja says:

    Per kete eshte zgjedhur, te na mbaje me humor! A pikaaaaa!

  4. Ladi says:

    Ti turkoalvanoz je si puna e qenit, nuk meriton pergjigje: se eshte njesoj sikur te kafshosh qenin- pasi te kafshon..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje