Kufiri detar me Greqinë, Rusia paralajmëron: Të zgjidhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Kujdes, mos cënoni interesat tona

3 Shtator 2020, 21:28Rajoni TEMA

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një dalje për mediat, ka deklaruar se zgjerimi i ujërave territoriale nga Greqia në 12 milje duhet të zgjidhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Sipas asaj që deklaroi Zakharova nëse do të shfaqen situata që ndikojnë drejtpërdrejt në interesat ruse, do të merret me secilin rast specifik.

“Pozicioni i Rusisë, i cili ka nënshkruar Konventën e OKB për Ligjin e Detit, bazohet në normat juridike ndërkombëtare që përmbahen në këtë dokument. Në veçanti, neni 3 i Konventës parashikon që çdo shtet ka të drejtë të vendosë gjerësinë e detit të tij territorial deri në një kufi që nuk i kalon 12 milje detare.

Sidoqoftë, në disa raste, vendet, për një arsye ose një tjetër, krijojnë një det territorial me gjerësi më të vogël.

Ne vazhdojmë nga fakti se në këtë çështje shtetet mbështeten në mendjen e shëndoshë dhe marrin parasysh tiparet gjeografike të rajonit.

Nëse lind pyetja në lidhje me caktimin e detit territorial midis shteteve fqinje, ajo duhet të zgjidhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Opinioni ynë për këtë çështje është i njohur për udhëheqjen e Republikës Greke.

Nëse lindin situata që ndikojnë drejtpërdrejt në interesat ruse, ne do të merremi me secilin rast specifik veç e veç. Deri më tani, ne nuk e shohim një nevojë të tillë.”

Po ashtu, gjatë konferencës, Zakharova u pyet nëse ka ndryshuar pozicioni i Rusisë në lidhje me kërcënimet e Turqisë ndaj shteteve të tjera mesdhetare dhe veprimet e njëanshme të Ankarasë.

Duke u përgjigjur Zakharova deklaroi se Rusia nuk po kërkon të përfitojë nga konfliktet ndërshtetërore dhe se është për zgjidhjen e çdo çështjeje përmes dialogut politik.

5 komente në “Kufiri detar me Greqinë, Rusia paralajmëron: Të zgjidhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Kujdes, mos cënoni interesat tona”

  1. Luan says:

    Paska patur te drejte Enver Hoxha qe dhe ruset u shnderruan ne imperialist te poshter.Ckerkon rusia 5000 km larg kufijve te saj.U shofshi e u shkaterrofshi o imperialistet e qelbur te cfaredo ngjyre qe keni se e keni cuar boten ne zgrip dhe rrenuar popujt e pafajshem.

    1. Krio says:

      po s kalon dot pa leje nga deti zi ne mesdhe.
      kto jan interesat.
      me 12 miljet i thot ke te drejt po mos me blloko rrugen
      kurse Zaganjori sot ja fuste pordhes kot me 12 miljet

    2. Anjshtajni says:

      Po Amerika c’kerkon? Edhe kete na e kishte mesuar Enveri ?

  2. Hajro Lula says:

    O luan , po pse je bole komplet ,lexoje nje here komentin eruses pastaj shkruaj , ti pa lexuar te paska mare bytha zjarr . Nuk e ka per interesat ruse ne vecanti , po per marveshjen e 12 miljeve Rusia ka hedhur firmen ne OKB si anetare e perhershme .
    Dhe nenkupton qe nese shkelet dhe nuk zbatohet , atehere do te mete probleme ……dhe shkrimi vazdon ………ku pe ti qe thote per interesat Ruse dhe se atje kh shkelet ligji i 12 miljeve jane interesat tona ?? Cpune ka rusi atje ??? Pastaj , dhe ruset kane kufije me shtetet e tjera , po u shkel marveshja e 12 miljeve ,shkelet gjithandej ……….Dhe ce ngateron me Verin ?? Veri ngado qe hidhte syte shikonte armiq , imperialiste e revizioniste ….. me pak fjele vari qillon Verit lere renat atje ku eshte …..he babush dhe lexo ndonje liber se su be qameti ……

  3. Messerschmitt says:

    Arrixhinjve do ti futen dhe ruset tani ! gallete mes per mes bythzinjve Turko gerrrk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje