Shqiptarja letër publike Abazoviçit: Me çfarë krenarie del rrugëve të Malit të Zi, je shpallur si tradhtar i kombit. Ke harruar gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë

3 Shtator 2020, 09:52Rajoni TEMA

Shqiptarja e njohur nga Sanxhaku, Armina Nuraj i ka shkruar një letër publike Dritan Abazoviçit, politikanit shqiptar që po synon formimin e Qeverisë malazeze me forcat politike serbe dhe proruse.

Ja letra e saj e plotë, që i rikujton shumë bëma serbe, politikanit shqiptar që është figura vendimtare e politikës në Mal të Zi:

Dritan Abazoviç. Nuk do t’ju drejtohem me “respekt” as me “i respektuar”, por do t’ju drejtohem si “djali çetniko-malazez”.

Nuk do të drejtohem në gjuhën shqipe, sepse ti nuk ke as “A” nga shqiptarët, dhe se gjithashtu do të njollosja gjuhën time të pastër dhe më të bukur shqipe.

Ti që ke shitur kombin dhe fenë për disa miliona euro. Ti që i ke fut thikë pas shpine shumë shqiptarëve dhe boshnjakëve në Mal të Zi. Ti meriton që shqiptarët dhe boshnjakët të bashkohen dhe të përzënë nga hapësirat e Malit të Zi.

Me çfarë krenarie del rrugëve të Malit të Zi, ndërsa je shpallur si tradhëtar i kombit dhe fesë tënde?

Çka kishe në kokë kur more vendimin, me siguri nuk kishe tru, po ta kishe Dritan Abazoviçi, do ta kishe përdorur, do të kujtoje gjenocidin në Bosnjë, gjenocidin në Republikën e Kosovës. Do të kujtoje Dritan Abazoviçi edhe mijëra gratë e dhunuara në hapësirat e Bosnjës dhe Republikës së Kosovës, do të kujtoje se sa shqiptarë janë vrarë nga policia malazeze gjatë kohës së luftës së Kosovës.

Po ç ‘ të presësh nga ti kur the se heroi më i madh shqiptar Skënderbeu është serb?”, ka shkruar Armina Nuraj, studentja nga Novi Pazari, e cila pranoi origjinën e saj shqiptare dhe theksoi se kjo trevë është dominuese nga shqiptarët që janë asimiluar. (INA)

24 komente në “Shqiptarja letër publike Abazoviçit: Me çfarë krenarie del rrugëve të Malit të Zi, je shpallur si tradhtar i kombit. Ke harruar gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë”

  1. ?????????? says:

    ABAZOVIÇ , DUKET QË NGA FITYRA QË E KA ZËNË E ËMA ME SËRB .

    1. vang says:

      Armira Nurajt.: Jam dakort me qendrimin tuaj emocional por vetm njera pyetje bie bosh.Cilen fe ka tradhetuar z.Nurajt???? Fene arabe te pushtuesve 5 shekullor turq??? Nga ana tjeter ne ne Shqiperi nuk kemi vetem myslimane dhe se fundi ai Dritan Abazovic si njeri i shkolluar dhe intelektual nuk do te thote se jeton me mentalitetet e arabeve mesjetare dhe mund te jete me te drejten e tij ateist. Kjo sigurisht eshte nje hipoteze e imja por e verteta duhet thene hapur.Duke mos qene mysliman nuk tradheton etnine por po te jete kjo nje lidhje aq me mire qe nuk i permbahet se etnia ka te tjera karakteristika.Si vajze e shkolluar duhet te jesh me e kohes dhe pa paragjykime.

      1. ben says:

        vang-per ato qe shkruan per punen e fese keni plotesisht te drejte. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria ka thene i madhi Vaso Pasha.

      2. xxx says:

        Feja e shqiptarit eshte shqiptaria! Ate ka tradhetuar. Po ti pse behesh aq merak?
        Trap me zile!!!

  2. Goni says:

    Se kupton se Djukanovici ish Serbi qe dergote ushtare ne Dubrovnik eshte nje diktator .
    30 vjet ka sunduar dhe eshte pasuruar fale shqipetarve dhe kryesisht boshnjakve(ish serbet e dikurshem)
    Dritani ben punen me te mir kundra sundusit dhe votusit e votuan per kete gje.
    Asgje skan fituar shqiptaret nga diktatori ish serb.
    Tani do ken me shum shanse te perparojn.
    Bravo Dritan.

    1. pjeter says:

      Pa tjeter,do te perparojne me deshire te madhe,nen drejtimin e serboruseve,pune e shkelqyer apo jo Goni? Ne jete gjithkujt i prezantohet momenti qe duhet te zgjedhi,te keqen me te mire,sepse po nuk u be ajo zgjedhje,rrezikohet e keqja me katastrofike.Ti mos prit te biere damllaja qe neser per Shqiptaret ne M te zi,jo ,serbet gjithmone punet e mira i kan bere ngadal ngadal .Prandaj ky Abazoviçi qe beri aleance me djallin,dhe si me qellim apo paqellim,djallezira do nxjerrin per shqiptaret,dhe ai do vazhdoje te ngelet nje dobiç serb.

  3. Epo kjo pune says:

    Mire mire, po e ule nivelin kur thua tradhetar I fese! Pse e ngaterron fene kot, besimi eshte personal, jeni brezi ri dhe akoma me babaqemon, flamuri e gjaku na ben nje, jo feja

  4. Kellira islamike says:

    Se mos merret njeri me emrin. Abazoviq – e ka gelltit lugen gjyshi.

  5. qytetar says:

    Nuk eshte faji i Abaz- vicit por i atyre qe kane votuar ate .

  6. Tironci says:

    O ta lumsha o bije e Shqipes, o cuce malesie, oj kreshnike e malit.
    Tipa si ky idioti e tradhetar vetem kete gjuhe meritojne. Me ngrohe shpirtin me kete tekst, ma bere zemren mal, kur mendoj se edhe ju bijat e Shqipes megjithese jetoni jashte Shqiperise e Kosoves jeni te vetedijeshme se jeni Shqiptare. Me vjen mire qe vajzat tona Identifikohen me Gjuhen e Atdheun e Gjergj Kastriotit. Bravo dhe nder e respekt per jete per te gjitha ato gra e motra qe bashkohen me ju.

  7. Shkodra Loce says:

    Goni makaroni,ti qenke trupeshk.

  8. Klimax says:

    Mire te tjerat, por feja e shqiptarit kush eshte qe e paska “tradhetuar”?!!!!!!! Dhe dicka tjeter “patriote” Armina e “pa asimiluar”, heroi me i madh i shqiptareve, ortodoksi Gjergj Kastrioti, u shtypi kokat hordhive myslim-osmane per mbrojtjen e identitetit kristian te trojeve arberore, nje identitet qe sot eshte zhdukur dhe cuditerisht, si popullsi myslimane, ndiheni krenare per kete!
    Shperberja e Jugosllavise nuk ndodhi paqesisht, por kjo nuk do te thote qe urrejtja dhe armiqesia midis popujve te saj te jete e perjeteshme. Ne ate toke jetoni, aty ku gjuhet, besimet e kulturat nderthuren e bashkejetojne midis tyre. Per te mos u perseritur nje tragjedi e re, lerini menjane urrejtjet etnike e fetare dhe punoni per te respektuar njeri-tjetrin si qytetare te vendit ku jetoni ne nje bashkejetese paqesore per lumturine dhe mireqenien e te gjitheve!

    1. Lali says:

      Lexo historine evgjiti pont.sa pontihelene luftusn kundra skenderbeut ne sherbim te osmaneve ?? Ne gjithe fushatat osmane kundra Skenderbeut ushtria ismane ne pjesen dermuese oerbehej nga pontihelenet ortodhoks .ju sikur se tradhtoni fene .si ka mundesi luftuat kundra orthodoksit Gjergj Kastriotis ???

      1. katarakti says:

        Nuk eshte e vertete sa shkruan. Ka dokumente dhe libra të tërê qê dëshmojnë psh se gjatë luftës për pavarësinê e Greqisë shqiptarët janë vrarë mes vedi. Shqiptarët myslimanë formonin batalionet turke, ndërsa shqiptarët ortodoksë, përfshi këtu edhe suliotêt, luftuan si luanë kundër Turqisë. Kjo është vërteta e dëshmuar nga historia. Elvia çelebi dhe Tursun Pashai, kronikanë të sulltanëve turq, pohojnë se ortodoksët e Ballkanit u bënê të gjithë bashkë kunder forcave të sulltanëve turq. Të tjerat janë përralla nacionaliste.

    2. !! says:

      Te ishte familja e jote viktime e asaj lufte ne ish Jugoslkavi, nuk do kishe kete kendveshtrim mbi ” paqen ” e popujve te ish Jugosllavise.
      Qytetar hipokrit.

  9. Karmina goja says:

    Boooo Karmina islamoturke. Ke shitur fene thote. Ptuuu race e keqe ekstremiste. Edhe gazeta qe boton keto lloj plerash duke helmuar opinionin me urrejtje nacionaliste e fetare.

    1. max says:

      Armina te lumte,leri keto issat ortodokse se keta duan fene me shume se kombin.ORTODOKSET SHQIPTARE NE SERBI,MAL TE ZE ,MAQEDONI GREQI NE SHQIPERI U ASUIMILUAN DHE PO ASIMILOHEN DHE NE KRYE KANE JANULEN nje greke antishqiptare.Per keta feja eshte e para se pastaj lehte behesh serbe ose greke….Ne Mal te Zi idetitetin shqiptare e kane ruajte vetem muslimanet dhe katoliket.Armina kete fakte e di shume mire ,te lumte,KESHTU I SHERBEHET SHQIPTARIZMES.

      1. shqipo says:

        Po myslimanet shqiptare ne Serbi, Mal te Zi, Maqedoni, Turqi a jane asimiluar!? Natyrisht, madje me shumice, shume e shume me teper se sa orthodhokset e asimiluar. Shumica derrmuese e myslimaneve te Malit te Zi deklarohen boshnjake e jo shqiptare. Plava e Gucia nuk flasin me shqip, por “bosnjakisht” dhe deklarohen boshnjake. Po ashtu pothuaj 99% e myslimaneve ne Serbi (perjashtuar Luginen e Presheves) deklarohen boshnjake dhe jo shqiptare. Sanxhakasit jane te gjithe myslimane por edhe ata qe ndodhen ne Serbi edhe ata qe ndodhen ne Mal te Zi (Sanxhaku eshte ndare midis tyre) jo vetem deklarohen boshnjake, por nuk flasin shqip por “bosnjakisht” dmth serbisht. Ne Maqedoni nje pjese e madhe e myslimaneve nuk deklarohen shqiptare, por kane nje tjeter “kombesi”, aty na jane tyrcelinj! Po ata shqiptaret e Turqise cfare deklarohen? A jane asimiluar ata? A e dini qe vetem ne Kostandinopoje ka 5 milione shqiptare? A e di se 0% e tyre deklarojne zyrtarisht se jane shqiptare? Jo se feja kristian orthodokse nuk eshte perdorur nga te tjeret per te asimiluar shqiptaret, se natyrisht qe kjo eshte e ditur. Feja, cdo lloj e saj, eshte mjet sundimi ndaj njeriut. Por feja islame ka qene dhe eshte edhe me e rrezikshme se orthodhoksia ne ceshtjen e asimilimit te shqiptareve!!! Islami eshte nje fe qe ne ndryshim nga kristianizmi, nuk e njeh kombesine. Ne islam nuk ka komb dhe atdhe, por ka vetem “njerez nen islam ose jashte islamit”, pavaresisht se c’gjuhe flet, c’gjak ke, c’tradite ke, nga c’vend je … Nese nuk i dini keto, eshte mire te informoheni sa me shpejt dhe te kuptoni. Kush nuk e kupton kete ka pak gjasa te jete shqiptar i ndergjegjshem ?

  10. tr says:

    Pyete per hamza kastriotin ca ishte

  11. Po po po.. says:

    Ik ore plere, humbje kohe te te pergjigjesh,,po u more me fene je ca shekuj mbrapa (njesoj si ata qe te frumezojne)……. sot ne gjithe boten feja eshte personale, pervec fondamentalisteve te te gjitha ngjyrave te cilet bota e civilizuar i injoron, kur jane ne Europe (per fat te keq) ose i dergon bombat kur jane jashte saj….. Turqia na ka bere shume dem, por njekohesisht nuk mund te harrohet genocidi grek 70 dhe 100 vjet me pare, aq me pak genocidi serb 20 vjet me pare,,, asnjehere luftrat nuk jane fetare por gjithmone per zevendesime popullsish dhe ekspansion, shpesh me genocide,,, shembujt jane pa fund….. E perseris humbje kohe se ti me kujton islamiket kamikaze, nje mendje keni, vetem ne ane te kundert

  12. Tirana says:

    Klima e ujerave te zeza nuk ka mbetur populli i yne per komentin e nje vemje si ti qe nuk ke as nje gje per tu konsideruar si shqiptar, njelloj si ky Abazovici i cili eshte vene nen gjykimin e rinise se moralshme te malit te zi ,njehere me grekun tjeter here me serbin i tille je edhe ti nje felliqesire qe nuk ka nje fytyre, shiko jeten tende o drite shkurter shtatanik dhe mos perhap fekale ne internet o mjeran medioker dhe poshterues i identitetit tend.

  13. Caci says:

    Po pun turqish! Ismail Qemali shpalli pavarsin e cunguar, Mbreti Zog; qe duhet te ishte Luan, fali Shen-naumin, I biri Hoxhes Enver bythqiri, u qi ne byth nga sllavet, Saliu ky eshte i veqant, mjaftonte nafta per te ndez tanket sllave, pa permend Esat Pashen e te tjere, pra pun Turqish. “Atedhetar”…

    1. ik ere pirdhu says:

      Enveri i qiu ne bythe sllavet o kokpatate, mos i fetishizo gjerat kaq kollaj. Apo nuk te pelqen e verteta!? Na plasi trapi ?

  14. Alban Dega says:

    MendIme mengjezore ne Metro-North per ne “ Kryeqytetin e Botes”

    DRITAN ABAZI ABAZOVIC APO … NJE SHEMBULL PER TU NDJEKUR

    – Me mire e flet shqipen ky se Voltana Ademi… e Ramushk Haradinaj….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    King djale !
    Mendimtar , demokrat safi, dhe politikan i suksesshem ne nje xhungel thashethemesh e shpifjesh ala shqiptare qe edhe mushken e bejme me barre e Penelopen kurve.
    Kozmopolit, atdhetar realist pa tupana e kallasha Gllogjani .
    Mesazhi i tij per shqiptaret e Malit te Zi qe e kane braktisur atdheun e vet nga halli … por qe askush sot ne demokraci nuk i pengon te kthehen ne vendlindje e Ulqinin perrallor e Plave- Gucine hyjnore, e …. qe e mahniti edhe Cervantesin e madh sa ra ne dashuri me shikim te pare me Dulcinean ( De Ulcini- Nga Ulqini ) pa e takuar kurre fizikisht, eshte mesazh 24 karat shqiptarie e qyteterimi .
    Askush nuk e ka zgjedhe e as nuk mund ta zgjedhe nenen e as babain e tij, por askush e asnjehere nuk mund te doje dheun e Nenes- Memedheun dhe Token e babes Atdheun ku i ka rene koka po e mohoi Nenen e Baben e vet.
    Edhe ne kete pike Dritan Abazi eshte nje shembull per tu ndjekur nga cdo shqiptar e qytetar kudo ne Bote.
    Askush nuk ka te drejte ti imponoje dhe tregoje nga Tirana apo Prishtine, nga Shkupi apo nga Nju Jorku a kudo qofte se cfare duhet te beje e si duhet te veproje.
    Ajo cka eshte provuar e vertetuar e vertetohet cdo dite e me shume kudo ne Bote eshte se nje President apo Kryeminister… minister, deputet…nje zyrtar apo politikan i korruptuar, i inkriminuar , mafioz e korruptin, kriminalizon, mafizon nje shtet te tere.
    Shembulli i Podgorices, Tiranes, Prishtines… e cdo kryeqyteti te ngjashem ne keto 30 vjetet e fundit eshte shembull per tu denoncuar, ndeshkuar e goditur me gjithe forcen e fuqine e ligjit e jo per tu ndjekur nga askush e asnjehere.
    Dritan Abazi apo Abazovic apo … eshte nje shembull per tu ndjekur e jo per tu fshikulluar e mallkuar nga kukuvajkat politike mbareshqiptare.
    Pergezime
    Fitimtaret nuk gjykohen… Pergezohen.
    Pergezime Dritan Mendjendrituri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje