Studimi: Ilaçet steroide ulën nivelin e vdekjeve për shkak të Covid-19 me 20%

3 Shtator 2020, 10:28Lifestyle TEMA

Në një studim të përbashkët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe shkencëtarët britanikë ka rezultuar se ilaçet steroide ulën nivelin e vdekjeve për shkak të koronavirusit me 20 përqind.

Sipas një artikulli të botuar në Journal of American Medical Association, shtatë studime të përdorimeve të ndryshme steroide në pacientë me Covid-19 në 12 vende u analizuan në një studim të përbashkët të kryer nga OBSH dhe Instituti Kombëtar i Studimeve Shëndetësore në Universitetin Bristol.

Në studim pacientë që përdornin rregullisht steroide (deksametazon, hidrokortizon dhe metilprednisolon) u ndoqën për 28 ditë.

Profesor i Statistikave Mjekësore Jonathan Sterne, u shpreh: Steroidet janë të lira dhe të disponueshme. Kanë qenë efektivë në zvogëlimin e vdekjeve në mesin e njerëzve më të prekur nga Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje