DOKUMENTI: Teksti i plotë i marrëveshjes Kosovë- Serbi, me ndërmjetësi të SHBA-së

4 Shtator 2020, 18:53Rajoni TEMA
DOKUMENTI: Teksti i plotë i marrëveshjes Kosovë- Serbi, me

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova u pajtuan që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë një kthesë të madhe pas më shumë se një dekade që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Më poshtë është dhe teksti i plotë i marrëveshjes, që ka karakter ekonomik, por edhe politik, pasi në pikën e fundit thuhet se Kosova do njihet nga Izraeli.

-Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020.

-Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen për hekurudhat Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020.

-Dhe të dy palët do të angazhohen për të bërë një studim fizibiliteti për lidhjen e Beogradit dhe Prishtinës me infrastrukturë hekurudhore që do të çojë drejt një porti të thellë detar në Adriatik.

-Kosova dhe Serbia do të punojnë me Korporatën Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe EXIM, për të realizuar memorandumë që të ofrojnë:

-Hekurudhën e Paqes

-Lidhja hekurudhore Prishtinë-Merdarë

-Lidhje hekurudhore Nish-Prishtinë

-Financim për të mbështetur huatë që nevojiten për bizneset e mesme e të vogla

-Projekte të tjera dypalëshe

-Praninë me kohë të plotë të një dege të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Beograd, Serbi.

-Të dy palët do të hapin dhe do të vënë në punë Pikën e Kalimit të Përbashkët në Merdarë.

-Të dy palët do t’i bashkohen mini-shengenit të njoftuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më tetor të vitit 2019, si dhe të përdorin në mënyrë të plotë të gjitha përfitimet e saj.

-Të dy plët do të njohin diplomat dhe certifikatat personale të njëra-tjetrës.

-Të dy palët d të pranojnë të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe të tjera ente qeveritare amerikane për të kryer studime fezibiliteti në lidhje me ndarjen mes tyre të Liqenit të Ujmanit, si një burim i rëndësishëm për ujë dhe energji.

-Të dy palët do të diversifikojnë burimet e energjisë

-Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e rrjetit 5G nga shitës që nuk janë të besuar. Nëse pajisjet janë të pranishme, të dy palët bien dakord që t’i heqin.

-Të dy palët do të shtojnë kontrollin e udhëtarëve, ndarjen e informacionit mes njëri-tjetrit dhe brenda kuadrit të një bashkëpunimi më të gjerë të SHBA-ve në Ballkan, si dhe të angazhohen që të përmirësojnë teknologjinë për të luftuar veprimtari të paligjshme, duke instaluar e duke vënë në punë sisteme amerikane për kontroll dhe informim, si PSICES, APIS, ATS-G dhe SRTP.

-Të dyja palët angazhohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë fetare, përfshirë komunikim të komunikim ndërfetar, mbrojtje të zonave fetare dhe zbatim të vendimeve gjyqësore që lidhen me Kishën Ortodokse dhe vazhdimësinë e kthimit të pronave hebreje të periudhës së holokaustit të mbetura pa trashëgimtarë dhe të pakërkuara.

– Të dyja palët angazhohen të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar personat e humbur.

– Të dyja palët angazhohen të identifikojnë dhe zbatojnë zgjidhje afatgjata, të qëndrueshme për refugjatët dhe të dëbuarit brenda për brenda.

– Të dy palët angazhohen të identifikojnë një pikë kontakti që do të ccojë përpara përpjekjet brenda ministrive respektive të qeverive dhe të ketë koordinim midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe të ofrohet përditësim vjetor i shifrave për rastet e zgjidhura dhe ato që janë ende në pritje.

– Të dyja palët do të punojnë me 69 shtetet ku homoseksualiteti përbën krim që të nxisin dekriminalizim të tij.

– Të dyja palët angazhohen të emërojnë Hezbollahun si një organizatë terroriste dhe të marrin masa për të kufizuar veprimet e Hezbollah dhe aktivitetet e tyre financiare në juridisksionin e tyre.

– Kosova do të dakordësohet që të zbatojë një moratorium një vjeçar në kërkesat për anëtarësim në Organizatat ndërkombëtare. Serbia do të ndalojë për një vit fushatën e mosnjohjes ndaj Kosovës dhe do të tërhiqet nga kërkesat formale apo informale ndaj ccdo shteti  apo Organizate Ndërkombëtare që të mos njohë Kosovën si një shtet të pavarur. Të dy shtetet bien dakord që ta zbatojnë këtë pikë menjëherë.

– Kosova dhe Izraeli do të njohin anasjelltas njëri-tjetrin.

51 komente në “DOKUMENTI: Teksti i plotë i marrëveshjes Kosovë- Serbi, me ndërmjetësi të SHBA-së”

  1. Qirifiu says:

    Ajo per homos* po qe qenka arritje. Hec Atu.

    1. Ariu says:

      Kjo nuk eshte marreveshje, pasi me kete kushte Kosova nuk perditon asgje perkundrazi i ngarkihen detyrime ndaj Serbise, nderkohe qe Serbise nuk i kanrkihen detyrime ndaj Kosoves pervec gjetjet e viktimave. Krahu ne qafe dhe gishti ne bythe!

      1. tourkalvanos.... says:

        Beqiraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,si perhere hengret…….te gjatin kristian.

    2. Vlora1912 says:

      Do festojne per nje muaj Bastardet Politiqën, mendej dhe andej kufirit……per *fitoren.
      Do festojne bashke me bastardet militant dhe palo Analistet qe ju ven nga mbrapa…
      ****
      Pas nje muaji do ta kuptojne se sa thelle jan ne gracken Serbe…..dhe do thon perseri; Na mundi Serbia…..nji Ashtu si e pranoi edhe Kriministri i durrsit para 1 muaji..
      *******
      Marrveshja parashikon nje nenshtrim total ekonomik te Kosoves ndaj Serbise, ku te gjitha arteriet kryesore te kalojne nga Beogradi dhe si kembim Kosova do fitoje…………Antarsimin ne min8shengenin Ballkanik te projektuar ne Moske dhe te perkrahur nga Edvin bytheci!!!

      Sa turp
      Sa qesharake

      Cfar humbje e paperserithme ne dem te Interesave Kombetare..
      *****
      Abullah Budall Hoti duhet te jepte direkt dorheqjen…..

      Tani ajo cka na mbetet eshte te shpresojme fitoren e Joe Biden qe kjo marrveshje e ndyre dhe thellesisht Antishqiptare te mos zbatohet ne Asnje pike te vetme..

    3. Drini says:

      Shume zhurme per asgje. Pordhe me rigon, llafe bosh.

      1. Bbb says:

        Nuk eshte per asgje….nqs kjo marreveshje do te zbatohet atehere Kosova do te jete nen hyqmin e Beogradit me fort se ne kohen e Titos….
        Kurse “ne te ardhmen mund ti lihet nje dalje ne nje port te thelle ne Adriatik” …pra dalje ne det Serbise…
        Dhe kur thua port te thelle ne Adriatik po thua Tivar
        Po nuk ka per arritur puna deri te zbatimi….kjo marreveshje eshte vetem hi syve…
        Serbit me duket se ne realitet i eshte premtuar jo vetem Kosova po edhe Mali i Zi e Shqiperia deri ne Durres….si nuk deshen me ja dhon ne 1912
        Edhe keshtu shpeton njehere e mire Evropa nga “myslimanet”
        Behuni gati per lufte çuna se eshte shume afer!

  2. Kim été says:

    Do ishte mir njohje reciproke dhe jo Izraeli njeh Kosovën dhe Serbia njeh Palestinën, por sejcili fqinjin. Dita e sotme ka shenja ngjajshmerie me skllaveri, firmos dhe pusho.

  3. ironia says:

    dmth kosova si palestina ia fut palestines?

  4. ironia says:

    dmth kosova si palestina ia fut palestines?

  5. katarakti says:

    Me sa pashë kanë rënë dakort për të ndarë ujerat e Ujmanit/ Gazivodës! Kush e ka pasur deri më tani në pronësi?! Kthimi pronave të çifutëve, njohja e Hezbollahut si organizatë terroriste, pjesëmarrje në Shengenin ballkanik etj etj.

    1. The Fyrher says:

      Shyqyr qe fole 1 here sakte se si lepires i Rames qe je dhe nje injorant total qe ngaterron Perandorine Osmane me Turqine dhe injoranca jote totale mbi fuqine dhe ndikimin e madh te Shqiptareve ne Perandorine Osmane, me bere pershtypje qe fole sakte kete rradhe.

      Po, Kosova nuk ka mare ndonje gje.

      Me shume fiton Serbia nga financime amerikane dhe gjysma e pikave jane per prona cifutesh, hezbollah dhe ligje pederastesh.

      Shqiptaret shpetimin mund ta gjejne vetem nga vetja e tyre dhe nga askush tjeter.

      Duhet nje Fyrher si Hitleri ne Gjermani.

      1. Bbb says:

        Fiks! Nji si Enveri…hajde mendje femer qe paske ti jooo
        Po pse kush ua futi friken shqiptareve ne palce nga njeri-tjetri sa nuk behen bashke as per futboll jo per protesta …nuk ishte fyhrer Enver djali kshu
        Po ai ishte udheheqes i lavdishem fare
        Te lutem mos pse merr shembuj nga pushtuesit tane..ne kemi pas dhe kemi prodhim te brendshem diktatoresh shyqyr…
        Edhe me standarte eksporti

  6. Vetevendosje says:

    Me ne fund Kosova do të ndahet nga arabet e të tjerë alabak shkretetire që nuk e njohen deri sot, hipokritet e qelbur! Xhamite I donin në Kosove e Shqipëri por benin interesin e Serbit! Hapi tjetër dalje nga lidhja arabe e Shqipërisë, myslymani Shqiptar nuk ka as një lidhje me arabet, afrikanet e aziatiket!

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Or zotni ça lidhje kanë arabët në këtë mes. .kjo marrëveshje është si një mekanizëm që e kthen Kosovën me destinacion Beogradin. .hekurudha e paqes thotë. .Prishtinë -Beograd. .e quan fitore këtë gjë? Dhe po të shikosh qëndrimin e edi ramës për mos heqjen e pagesës në rrugën e kombit pazëlli qartësohet. .ata që ishin patriotë dhe kundra sërbisë u pensionuan brutalisht dhe padrejtësisht, mjafton firma e Hotit që Kosova të ‘flirtojë’ me sërbinë. .kjo marrëveshja e sotme ishte fillimi i një humbjeje të madhe historike të kombit shqiptar. .humbje në tavolinë dhe me duar poshtë. .analistët dhe qeverria shqiptare hesht paturpësisht. .

      1. Vetevendosje says:

        Sa ju dhemb ju që USA mbeshtet minishengen hahaha! Po ndarja ku shkoi? Se na mërzitet bythen keni 2 vjet! I shpallni luftë USA tani! Kosovaret nuk hanë bar e flamuj kuq e zi, duan zhvillim dhe ekonomi e jo pallavra nacionaliste ! Ikën ato kohë! Ju që perqeshni hekurudhat e autostradat e tregtine e lirë o jeni jetimet e Saliut ose jeni ca inferior që ju duket Serbia gogol.!!Sa ta kuptoni ju që Kosova sot fitoi pavarsine! Shumica e vendeve arabe nuk e kanë njohur Kosoven e as Palestina e leshit nuk e njeh , biles Palestina vjet u betua që nuk kanë per ta njohur kurrë Kosoven, të pabeset e mutit ! Hallall Izraeli ! E di që ju djeg gjasme patriotve të leshit.. Po nuk me plas shumë! Sa me shume lek e zhvillim per Kosoven!

  7. Xhafa says:

    Nëse do kishit dëgjuar Edin dhe jo Bershin, dhe gjithë sharlatanët Politik dhe Analistët si në Kosovë dhe Tiran para dy vitesh do futeshin tek Shengeni Ballkanik dhe sot do ishit në Uashington vetëm për të nënshkruar njohjen nga Serbia,,,.
    Ps
    Si të doni Votoni në Prill ose Edin që din t’ju bëj Shtet dhe krenar ose Monen me Lulin.

    1. Socialisti i vertete says:

      Ja dhame timonin Edit por doli me mut se keta te tjeret. Ta harroje mandatin e trete

  8. Taulant says:

    Kosova rrezikohej te gllaberohej perseri prej Serbise me ndihmen e Rusis. Mareveshja vulos endrrat e Serbise per Kosoven dhe do perfundoj me njohjen si shtet te Kosoves prej Serbis e gjithe botes.

    1. The Fyrher says:

      Mos u bej kar o Taulant.

      Mos bej viktimen kot me kot o burr.

      Nuk ka byth Serbia me gllaberu Kosoven.

      Nuk ka as ushtare dhe as fuqi. Serbia con prostituta ne Shqiperi dhe Kosove dhe ishte ne faliment ne 2014.

      Plus qe Vucic eshte globalist qe hiqet si patriot.

  9. Kuq e zi says:

    Paska pika interesante
    Serbia krenohej se kishte 5 G nga kina, tani kina jashte serbise me kete firme
    Hekurudhe qe lidh me nje port te thelle ne adriatik edhe ktu besoj se pashalimani i kalon shba-ve dhe turqia del jashte
    Pra me pak fjale jashte turqia,rusia,kina nga ballkani ska me mire
    Serbise i mbetet te kaloje ne anen e miqve tane

    1. Bb says:

      Po pashalimani ç lidhje ka me Adriatikun me plak…port te thelle ne Adriatik qe pranon mallra serbe eshte vetem Tivari..qe ta kan marre qe para 100 vjetesh
      A po skan faj qe na e fusin gishtin ne diten me diell ne jo…hasmi do urtesohet pas 1300 vjetesh qe te kafshon karin e do behet mik thote djali
      pupupupu

  10. Komentuesi pa pagese says:

    Hahaha…Po pse cfare prisnit ju ?! Bac u kry !!! Moment i duhur per Ramen per shitjen e detit. Vellezerit tane nga Kosova e hengren sa krahu, te solidarizohemi edhe ne me ta. Ta ndajme dhimbjen me dysh.

  11. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Hapi me i madh i Kosoves pas vitit 2008.
    Urime!

    1. The Fyrher says:

      Nje tjeter pall Kari me emrin e Skenderbeut ne koment.

      Tipa si puna jote vertetojne gjithmone e me shume se ata qe pellasin si injorante ne emer te Kastriotit dhe te Europes jeni injorantet dhe vemjet me komplekset me te medha te inferioritetit.

      1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

        I shkreti ti per vehte qe “armen” me te forte e paske fyerjen.

  12. Ladi says:

    Marrveshje e mire.
    Letrat jane te hapura ne tavoline.
    Gjykatesi eshte USA.

    1. Bbb says:

      Jo, nuk jane USA por Trump…dhe ate e kan sjelle ne pushtet njerez qe besojne se ne shqiptaret jemi “myslimane” pra nje kancer ne zemer te Evropes qe duhet zhdukur

  13. jon says:

    Disa pika te rendesishme.1 – Homoseksualet duhen te inkurajohen( ne kete menyre shkaterrohet kombi nga brenda). 2 Cifutet ne emer gjoja te cpronesimit te marrin pjesen me fitimprurese te Kosoves. 3 – Armiku i Izraelit eshte edhe armik i Kosoves,4- Do e indiktrinojne Kosoven me propaganden cifute, me museume, perkujtimore dhe sinagoge. Shtypi cifut(The Time of Izrahell) filloi menjehere te mburret se Kosova eshte vendi i pare musliman te hapi ambasade ne Jeruzalem. Kush e fitoi L2B? Izrahelli sigurisht por Uncle Sam ve firmen.

    1. Vetevendosje says:

      100 here me mire cifutet dhe Izraeli se sa arabet e pabese ! Shumica e vendeve arabe se njeh Kosoven nuk dihet per cfare motivi ka 12 vjet , duhet te ishin te paret qe ta benin , pune e tyre ..por te pakten te mos kene e goje e te flasin me per vellazeri me myslymanet Shqiptar ! Akoma me te poshter e te pabese Palestinezet ! Shqiperia e Shqiptaret jo vetem qe i ka njohur si shtet por edhe i ka ndihmuar shume gjate periudhes se luftes se ftohte ! Per mos te permendur pastaj votimet ne OKB e ne organizata te tjera nderkombetare pro ceshtjes se tyre para edhe pas viteve 90′ ! Vjet dolen si cuba me ministrin e jashtem Serb e deklaronin nuk kemi per ta njohur kurre Kosoven ! Edhe Shqiperia te dal nga lidhja arabe e te coj ambasaden e saj ne Jeruzalem ashtu si Kosova ! Myslymani Shqiptar e shpetoi cifutin gjate WW2 e se lidh asgje me arabin e aziatikun !

      1. jon says:

        S,ke ide cfare thua. Vetem permend tituj gazetash. Po cifuti s,eshte aziatik? C fare do thuash tani?

        1. Vetevendosje says:

          Po mor injorant, aq sa janë arabet kinez aq janë edhe cifutet aziatik.. Ah mortje thuaj pse nuk ha mut do kishe bere gosti!

  14. vlora says:

    Te pranohet minishegeni? TRITAN,SALI,ILIR,LULEZIM,ANDI ,FATOS [anal-isti] etj dilni denoncoeni si keni bere perhere.Kjo eshte pune e Edi RAMES.Ketu ka tradheti RAMUSHDHE ALBIN .Ua futi RAMA

  15. Ermal berati says:

    Shume zhurme per asgje. Merreveshje, cfare marrveshje? Hekurudhat, A ka marrveshje qe Serbia te njoh Kosoven shtet te te pa variur? Mos prtini gje nga Trampi.

  16. ABC KORCA says:

    1.Kosova fitoje njohjen… por kjo vjem vetem e vete nqs do kemi nje politike dipllomacie te mire… perndryshe… vari lesht
    2.Serbia fiton shume dollare, por shume ama.
    Kjo dalia ne det, me duket sikur po behen gati qe te na thone se ballkani eshte nje dhe “si nje qe eshte”, do kete porte te perbashketa e ekonomi te perbashket.
    3.Sot u vulos se shqiperia, serbia, mali i zi, kosova, shkupi, do bejne pjese ne nje zone ekonomike te perbashket, ku mesaduket, shteti qe do kete me shume force ekonomike do jete serbia.
    4.Keto kuptova une

    1. Ceni says:

      Kjo nuk eshte marreveshje perfundimtare, por eshte nje marreveshje e mire. Serbet mund ti braktisin pozicionet menjehere. Por ka nje levizje, eshte nje lloj hapje mes dy vendeve. Autostrada, hekurudha dhe aeroplanet jane mjete zhvillimi ekonomik dhe rrisin komunikimin e tregtine mes dy vendeve. Kjo marreveshje synon afrimin e serbise me kosoven por dhe me perendimin. Eshte marrveshje disa planeshe. E rendesishme eshte si e kuptojne njerezit e thjeshte, te rinjte dhe mendjehapurit kete marreveshje. Politika luan kryesisht prr pushtet, prandaj eshte tjeter gje.

  17. Ermal berati says:

    Shume zhurme per asgje. Merreveshje, cfare marrveshje? Hekurudhat, A ka marrveshje qe Serbia te njoh Kosoven shtet te te pa variur? Mos prtini gje nga Trampi. Vetem Clinton dhe Bushi cliruan dhe krijuan Kosoven e pavarur.

  18. Kalec Dega Der Fuhrer Verteti says:

    Me mire se shqypfolesit askush tjeter se shet bithen, token, detin, gjuhen, zakonet, fene kaq lehte….

    Byrazeri Erdogan, jo shume i kenaq nga kjo tradheti….lol!

  19. A.G. says:

    Izraeli njeh Kosoven, Vucic nenshkruan! Kjo eshte fitorja te cilen askush nuk po e permend!

    5G e Kines del nga Serbia. Tjeter lajm pozitiv.

    Serbia nenshkruan qe Ujmani nuk eshte “prone e Serbise”. Kjo eshte pika tjeter shume e rendesishme.

    Ato hekurudhat e autostradat, portet e aeroportet jane ndertuar nja 7 here ne letra.

    Kosova i bashkangjitet MiniShengenit qe normalisht eshte dominance ekonomike e Serbise.

    UCK luftoi per clirimin fizik te Kosoves. I takon brezit te ri te beje clirimin ekonomik te Kosoves.

  20. Erjol Flin says:

    Kush te tha ty qe minishengeni eshte dominance e Serbise? Minishengeni eshte karshillek i Ballkanit nda Evropes.

  21. Zylo says:

    Kosova ne minishengen ph ph, trazira do te kete.Serbia me dalje porti ne Adriatik.Mos te harrojme qe lufta ne ishJugosllavi i shkeputi Serbise nje pjese te madhe te te ardhurave.Pra ne kete marreveshje memorandum del qarte qe i vetmi shtet ketu fitimtar eshte Serbia.Tani vertet do te kemi nje Serbi te forte dhe ndikimi sllavik ne ballkan do te kete nje rritje.Long live president Trump for making Serbia first state on the Balkans.Harram gjaku dhe lufta per clirimin e Kosoves

    1. Vetevendosje says:

      Hajde Zylo..leri pordhet e mallkimet, mer armet dhe o burra ne lufte kunder USA !

  22. Deso says:

    Ikni mor cara, na hapet barkun. Pse nuk thoni qe hapet rruga qe trau Kosove_ Shqiperi te zhduket. E dini ju qe porti i Selanikut the Pireut mbajne gjysmen e Greqise me te ardhura? Ca te keqe ka qe Bosnja, Maqedoni, Serbi ti marrin mallrat w pagujne taksat ne Durres? Apo Vlore? Vende Pune? Pare? …hekurudha Shqiptare do behet, Prishtine Beograd re behet, ke te vijne kurvat Serbe e ti bejne pushimet ne Shqiperi Dhe Pi..ka per Shqiptaret dhe pare. Ne mes Te New Yorkut cubat Shqipo pallojne Serbe me shumice, ca te keqe ka. O Cara Albanara, Armiku jone me i madh eshte fukaralleku,Adem Jashari e USA ca cliroi, ne duhet qe te ngrihemi ekonomikisht, pse jo, tja fusim Serbit. Njof me dhjetra Shqipo me buznese ne Serbi, ai Bullari i Balfin Group i pari, puneson ndoshta 300 vete. Hajt tung, marreceshhe e sukseshme, thank u Mr. DONALD TRUMP. NJOHJA NGA IZRAEL ISHTE FANTASTIC. RA KRAHASIMI PALESTINE KOSOVE. TANI GREQUA DHE 4 SHTETET EUROPIANE QE NUK NJIHIN KISOVEN SKANE KU FSHIHEN . O BURRA MINISTRITE E JASHTME,SULM SUKSESE MY KOSOVA BROTHERS.

  23. Kozmo says:

    LUSNI ZOTIN TE VIJ E DEMOKRATET NE AMERIME, SA ME SHPEJT TE JETE E MUNDUR, DRYSHE CDO VIT DO TE KEMI AVANTAZHE, PER SERBINE DERISA TE BEHET ZOT I BALLKANIT DHE I ADRIATIKUT ???????????✊✊

  24. Tironci says:

    A e kuptoni qe kjo marreveshje e ka bere jo vetem kosoven por edhe Shqiperine vasale te serbise, dhe do i fusi vendet tona shume e me shume ne gracken e serbise. Serbia ka nje ekonomi me te forte se kosova e shqiperia, dhe do prodhojne e do shesin ne tregun shqiptar. Shqiptaret do mbesin pa pune e do marrin rruget e migracionit. Dal nga dal e popullon serbi dhe mbas disa vitesh ja ku iku iliria behet serbi. Kjo eshte tradheti. keta plera nuk i kane kerkuar kurre llogari serbit per krimet qe kane bere ne popullesine Shqiptare. Te japi serbi nje here llogari per to pastaj flisnit per marredhenie, por cfare keni bere ju politikane tradhetare nga te dyja krahet bashke me ramen ne krye, i keni dhene serbit fuqi dhe po i falni trojet tona, i hapni tregun shqiptar , bile po i jepni edhe mundesine te dali ne det qe te beje tregeti neper bote. O tradhetare o qena, Plumbi eshte pak per ju qe po peshtyni mbi gjakun e derdhur. A i harruat perdhunimet mbi motrat e grate shqipetare. A i harruat masakrat mbi femioje. Nuk gjej me dot fjale per kete tradheti te rradhes. Votoni Zgjidhjen e Koco Kokedhimes, deri me sot eshte i vetmi politikan qe po mban qendrim ne kete dite te zeze per popullin Shqiptar.

    1. Vetevendosje says:

      Keni mbet si mut I prishur! I shpallni luftë USA tani! Kosovaret nuk hane flamuj e as perralla nacionaliste! Sa me shume lek e zhvillim per Kosoven!

  25. Klimax says:

    Per kete bashkim me Prishtinen u tregua me i shpejte Beogradi se Tirana!

  26. Amir Ballaj says:

    Kjo vec marreveshje nuk eshte. Eshte nje flluske sapuni per nenshkruesat. Perfituesi eshte SHBA. C’pune ka konflikti shqiptaro-sllav me homoseksualet, hamasin, teknologjine 5 g e te ngjashme me keto? Perkundrazi, moratoriumi 1 vjecar i heqjes dore nga kerkesat per antarasim ne organizatat nderkombetare eshte gjendje kome per Kosoven dhe fitore per Serbine. Me kete marreveshje Serbia arrin pa lodhje ate qe mundohet ta arrije me lodhje te madhe: mosnjohjen e Kosoves. Idjotsi me te madhe s me ka rene ta shoh. Do zoti dhe nul e nenshkruajne.

  27. Stela says:

    Pershendetje
    Po si mund te thahet u arrit nje marrëveshje e madhë midis Kosovos e Serbis
    Kjo nuk eshte marrëvedhje kjo eshte vetëm nje humbje e madhë per Kosoven ja falēn Kosoven prap Serbis sa Kryeministër i ulët
    Si mund te harrohet e shkuara masakrat perdhunimet e Nënave dhe e Motrave gjaku i atyre qe dhane jeten dhe ky KM pa provoje ja dhuron me duart e veta vendin e tij qe Serbia ta gllaberoj prap Kosoven …ky shkoj me njohe Kosoven nga ana e Serbis …plus edhe marreveshje te tjera
    Sa PERSON i ulet i pa llogjike e i pa pergatitur
    Une shpresoj qe kuvendi i Kosoves ta hedhë poshte kete marreveshje dhe KM te shkarkohet nga detyra … sa pa turpesi te madhe o zot si lehet vendi ne doren e nje analfabeti dhe ky idioti Selime i a lajme per hater te USA.. Tramp po lufton per izraelin qe te ngrihet si shtet dhe tia marre Jerusalemin palestines sepse dhenderi i Trampit eshte gifut
    Izraelit …. besoni Ameriken se do ju shpetoj nga rreziqet …bashkohuni Kosove-Shqiperi forzoni ekonomin , ushtrin badhkpunim ne çdo drejtim per te miren ketyre njerezve bashkohuni me italine i beni nje proposte qeveris italiane me mire se Amerika jane… jetojm nga 30 ne itali kemi nje kulture europian gjuhen italiane e flasim te gjithe
    Ect… Rinia Kosovare e Shqiptare merrni fatin ne duart tuaja mos lejoni qe politikanet te luajne me jeten tuaj vetem per interesat vetjake .. sa me Detin e Token sikur eshte pasuria e tyre … sa turp e sa keqardhje , vetem nga persona te pa formuar politikisht e perçmues… pa vlere ne çdo drejtim….

  28. Goni says:

    Te gjitha zhvillimet ekonomike Kosove – Serbi sipas pikave te mareveshjes do te jene nen kontrollin e kapitalit dhe politikes Amerikane.
    Serbia ka perfitime ekonomike, po ashtu dhe kosova, por serbia eshte me lak ne qafe, cdo bisht dredhje nga ana e saj do ndeshkohet me heqjen e nje organi.
    Po te pranojme shprehjen Serbe ” Kosova eshte zemra e Serbise”, zemra do i shkulet.
    Vullneti Amerikan i dha pavaresine Kosoves, atyre u takon te jene rojtaret e Kosoves.
    U fillua me ekonomine dhe bene mire. Por mos harrojme kush e kontrollin.
    Paneli I kontrollit ndodhet ne Washington.
    Korporata e USA per zhvillim nderkombetar, departamenti I energjitikes, te gjitha agjensite e sigurise se USA dhe shume entitete ekonomike e politike.
    Politika Amerikane e mban gjithmone parasysh shprehjen monumentale te Karl Marksit:
    ” Politika eshte shprehje e koncentruar e ekonomise”

  29. Pashai says:

    Duku Ramush klloshari bashkë me analistët “Patriot” e kundërshtoje shengenin Ballkanik!!

  30. Usa e getta says:

    Keshtu esht kur te bejn shtet te tjeret,dhe se fiton vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje