Marreveshja ne Uashinton, reagon Thaci e Mustafa: Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

4 Shtator 2020, 18:06Rajoni TEMA
Marreveshja ne Uashinton, reagon Thaci e Mustafa: Kosova është e

Presidenti i Kosoves Hashim Thaci ka pershendetur nenshkrimin e marrveshjes Kosove Serbi ne Uashington.

“Faleminderit Amerikë, faleminderit President Trump ????

Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor.

Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike.

E falënderoj edhe një herë Emisarin Special, Ambasadorin Grenell, për angazhimin e tij gjigant që ky proces të jetë produktiv, efikas dhe besoj edhe i implementueshëm.

Kosova beson në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Uashingtonit, pasi gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik.

Kosova tani duhet të vazhdojë të punojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja, që shteti ynë të konsolidohet plotësisht në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme”, shkruan Thaci.

Edhe kryetari i LDK, Isa Mustafa ka pershendetur nenshkrimin e Marreveshjes ne Uashington.

Ne nje deklarate te tij Mustafa thote:

“Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nëshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.

Po ashtu, përgëzoj Kryeminstrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Repblikës së Kosovës. Kryeminstri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur.

Faleminderit, President Tramp!”

3 komente në “Marreveshja ne Uashinton, reagon Thaci e Mustafa: Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

  1. Kim été says:

    Amerika le t’ja jep dhe Irakun ,Iranit.Sot problemi i Kosovës s’ësht autostrada, linja ajrore ose hekurudhore por Pandemia. Liria nuk dhurohet por fitohet., në rastin e Kosovës është si dhurat ,ndaj të gjith fusin hundët, nga ana tjetër, po te mos ishte nderhyr me makineri moderne, Thaçi dhe Haradinaj ., do ishin ne boten tjeter.

  2. Iliria e bashkuar says:

    Faleminderit Amerika, Faleminderit Israeli.

  3. Korabi says:

    Ca po thot Albini,kishte parashikuar hanxharet ne harten e Kosoves,po tani me se do i karikoj simpatizantet pa tru,ptu vetefundosje,Albini nje dilerant dhe maskara i lindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje