Takimi me Metën, PR propozon datën e zgjedhjeve: Të mbahen më 18 prill

4 Shtator 2020, 10:37Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Republikane, Arian Madhi, ka përfunduar takimin me Presidentin Ilir Meta, për datën e zgjedhjeve.

Në fund të takimit ai ka deklaruar se për zgjedhjet parlamentare të 2021-shit PR ka kërkuar të diskutohet 18 prilli.

“Kërkova që të diskutohet 18 prilli si data më e afërt për zgjedhje në Shqipëri.

Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm dhe kërkojnë me këmbëngulje ndryshim.

Partia jonë do të jetë pjesë e çdo tryeze politike”, tha mes të tjerash ai.

Sipas Madhit, reforma zgjedhore që u bazua mbi marrëveshjen e 5 qershorit, hartuar dhe nga ndërkombëtarët “e arriti qëllimin dhe me një reformë të tillë, do mund të garantohen në mënyrë të plotë zgjedhje të lira e të ndershme”.

Madhi garantoi se PR do jetë në çdo tryezë tjetër “që do adresojë përshtatjen e kodit zgjedhor me ndryshimet kushtetuese.

“Çdo përpjekje tjetër që do fuste një axhendë tjetër për diskutim e vendimmarrje në parlament do kërkonte dakortësi politike në bazë të skemës së këshillit politik, do ishte përpjekje e rrezikshme që do rrezikonte pjesëmarrjen e kontributeve tona për ta çuar reformën deri në fund“, tha Madhi.

3 komente në “Takimi me Metën, PR propozon datën e zgjedhjeve: Të mbahen më 18 prill”

  1. qytetar says:

    Kush eshte PR !!!!!????

  2. qytetar says:

    Sa me endje e shohin gazetaret e Kazanit !!!

  3. Elton says:

    Ouuu pse paska PR ?
    Keta jane per tu dhjere gazit….. karagjoza ne maksimum. Pyes veten a i votojne grate e veta se tjeter njeri sigurisht qe jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje