Prapaskenat e “vdekjes” misterioze së Kosta Trebickës pas dëshmisë për Shkëlzen Berishën dhe roli i Agron Kuliçajt

4 Shtator 2020, 10:24Politika TEMA

Hedhja në erë e 26 qytetarëve të pafajshëm, shumica gra dhe fëmijë, plagosja e 300 të vjetërve, shkatërrimi i qindra shtëpive dhe i 400 pronave, kërcënimi i gjeneralëve për të mbyllur gojën dhe përdorimi i ministrave për biznesin familjar të Sali Berishës, është vetëm njëra anë, gjysmë e ndriçuar, e krimit më të rëndë shtetëror në dekadat e fundit.

Zhdukja enigmatike e Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç për Gërdecin, vijon edhe sot e kësaj dite të mjegullojë dhe errësojë me dyshime dhe pikëpyetje ngjarjen më të rëndë të pluralizmit shqiptar. Por, kush ishte i interesuar dhe çfarë interesash fshihen pas eleminimit të Kosta Trebickës?

Media ka sjellë detaje herë pas here rreth vdekjes së dyshimtë të Kosta Trebickës, njeriu që me dëshmitë e tij, mund të fundoste një zinxhir pushtetarësh dhe sekserësh, fillimi i të cilit zgjatej drejt familjes së Sali Berishës.

Kosta Trebickës ishte i pari që denoncoi Sali Berishën dhe familjarët e tij në gazetën Neë York Times, ndërsa soli edhe gazetarin e Neë York Times në Gërdec. Artikulli për trafikun e armëve drejt vendeve në konflikt dhe Afganistanit u botua dy ditë pas shpërthimit.

Ndërkaq, Kosta Trebicka ishte njeriu që denoncoi edhe të birin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, si njeriu që drejtonte në prapaskenë biznesin familjar në Gërdec.

Ministrat konsultonin me Shkëlzenin çdo urdhër, ndërsa baxhanaku i Berishës vepronte në punishte. Po ashtu, pasi u nxor nga loja për të mos mbajtur të fshehtë trafikun, Kosta Trebicka denoncoi trafikun e armëve me “lejen” e familjes.

Armët, në letra, konsideroheshin si të demontuara nga Ministria e Mbrojtjes, por që në të vërtetë trafikoheshin drejt vendeve të Lindjes, të cilat ishin përshirë në konflikte luftarake, ndërsa ishin nën embargon e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kosta Trebicka ishte i besueshëm. Informacionet e tij ishin të sigurta dhe të detajuara, pasi kompania e tij bënte riambalazhimin e municioneve kineze, duke i paraqitur me etiketë tjetër. Por, Trebickës i hoq ky shërbim, nga mundësia e dekonspirimit të trafikut që orkestrohej nga familja Berisha.

Kosta Trebicka u zhduk në mënyrë misterioze, teksa kishte dalë për të gjuajtur shpendë. Edhe pse makina e tij po ecte me 10 km\h, Trebicka gjeti vdekjen në rrethana të dyshimta dhe misterioze.

Në shtator 2008, Kosta Trebicka, pikërisht nën-kontraktues shqiptar i AYE, bëhet viktimë e një aksidenti misterioz me makinë. Ish-bodigardi i Sali Berishës, Agron Kuliçaj, është njeriu i parë që është gjendur në vendin ku humbi jetën Kosta Trebicka, nga organet ligjzbatuese të shtetit.

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj arriti në vendngjarje rreth orës 15:20. Ndërkaq, trupi i pajetë i Kosta Trebickës ishte i shtrirë në një rrugë, mes një fushe të madhe me bar të thatë.

Askush përveç këtij njeriu nuk e di të vërtetën e rrokullisjes së makinës së Kosta Trebickës në atë vend të sheshtë dhe me një shpejtësi minimale të makinës.

Roli i njeriut më të besuar të familjes Berisha, vijon të mbetet i dyshimtë sa i takon zhdukjes dhe manipulimit të pronave dhe në vendin e ngjarjes.

Më pas, për mungesë dëshmitarësh, gjykimi i trafikut të armëve për çështjen e Gërdecit është braktisur nga drejtësia shqiptare.

Pas Gërdecit Berisha deklaroi se fshihej një luftë e interesave të shumëfishta midis ushtrisë shqiptare, qarqeve të huaja dhe ushtrisë amerikane.

Qarqe të huaja ishin të interesuara për sabotimin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO sipas tij, ndërsa Pentagoni u hakmor ndaj qeverisë shqiptare.

Kjo e fundit kishte nënshkruar nje kontratë me një firmë të kontraktuar nga Pentagoni, e cila parashikonte që një arkë me 1 mijë fishekë të shitej me 25.5 USD.

Por familja Berisha që zotëronte biznesin e demonstimit dhe tregtimit të municioneve e rriti çmimin e arkës në 42 USD.

43 komente në “Prapaskenat e “vdekjes” misterioze së Kosta Trebickës pas dëshmisë për Shkëlzen Berishën dhe roli i Agron Kuliçajt”

  1. Koli says:

    Duket sikur po vjen koha e llogaridhenies.Shume lajme po dalin per Berishen dhe Meten.Amerika e ka intensifikuar betejen e drejtesise.Spak mori forme.Shtatori tjeter i ghen neper kafaze te hekurit kriminelat.

    1. Tironci says:

      Asgje ska per te ndodhur,akoma se keni kuptuar qe keta jane te gjithe te perfshire !

      1. pjeter says:

        Une shpeesoj qe ti te gabohesh.Vetem mediat duhet te vazhfojne akoma me shpesh te ripublikojne lajme e imazhe re te gjithe asaj katrahure me personazhet kryesore, te mos rreshtin te bejne presion publik kunder SPAK-ut,BKH-se,qe te mos lihet ne harrese.Une mendoj se nje dite dikush do te pergjigjet para drejtesise,Shpresoj te inkriminohet sa me pare Mehdiu,si ish minister i mbrojtjes,dhe qe ishte i informuar per ate qe behej ne Gerdec,ushtaraket pergjegjes duhet te inkriminohen.Mjafton qe ketyre zanatcinjve tu ofrohet,ulje denimi,ne kembim bashkepunimi,jam i sigurt qe do i nzjerrin te gjitha te palarat aktoreve kryesor ne ate katrahure.Nuk jane aq debila ata,kane dokumente qe mund ta provojne perfshirjen e familjes Berisha,Sa per Trebicken,nuk jam shume optimist te mund te zgjidhet.Edhe pse ato dite jane marre prova,te shumellojshme,ka kaluar aq kohe sa,ato prova qe mund te komprometonin vrasesit tashme jane zhdukur.

        1. Bureto says:

          Nëse drejtësia nuk këmëngul që vendimi i gjykatës shqiptare, e cila ka dënuar në mungesë me 15 vjet ish shefin e shtabit Luan Hoxha, i cili ka marrë strehim politik në ShBA sapo dha një dëshmi në ambasadën amerikane në Tiranë, asgjë nuk ka për të ndodhur. Ç’di gjenerali rreth kësaj çështje dhe pse nuk detyrohet të dëshmojë para gjykatësve shqiptarë? Mendoj se këtu gjëndet çelsi që hap derën që të çon tek e vërteta, nëse ka që janë të interesuar për të. Por nuk e besoj. Si ka mundësi që të thërritet nga prokuroria apo policia shqiptare, dhe të vijë brenda 48 orëve një polic rrugor nga Teksasi, dhe ai të konfirmojë skenarin e Kuliçit, ne të cilën dhe dosja u arkivya? Pse nuk sqarohet edhe ky detaj? Veç këtyre ka shumë dyshime të tjera të cilat duhet të bëhen objekt hetimi nga SPAK, sepse kemi të bëjmë me një krim shtetëror dhe një aferë korruptive ku janë implikuar shumë institucione të tij. Të shohim a do të investohet BKH, mbas futjes në rolin e plotë të saj, nëse do merret, krahas 14 shtatorit 1998, 21 janarit 2911 dhe Gërdecin dhe gjithë zinxhirin wë lidhet me atë vepër makabre, që vetë Berisha e ka quajtur krim shtetëror?! E çuditshme, por e ka thënë. Pse ndjehet kaq i sigurt ky njeri që i ka punuar qindin këtij populli e këtij vendi dhe sfidon drejtësinë me deklarata si kjo, apo dhe ajo e bërë në TV, emisioni “Real Story”, se në 21 Janar 2011, do vriste dhe me dorën e tij dhe kryetarin opozitës, të cilut mbasi ta vriste do t’i rezervonte një funeral ekzemplar?!!. Cilët e mbrojnë Sali Berishën? Kjo është enigma më e madhe që ka kapluar mendjen dhe zemrën e shumë shqiptarëve.

          1. Kleanthi Koci says:

            BURETO KRYETAR I SPAK-UT !

            Nje logjike hulumtuese per tu admiruar.
            Edhe krimi me i sofistikuar ne Bote le gjurme.
            Vullneti i hetimit profesional nag gjurmet te con tek autori she regjizoret e tij.
            Bureto per kryetar I SPAK-ut.

          2. pjeter says:

            Ndoshta pergjigjia per pyetjen tende mbi gjeneral L.Ramen,mund te jete nepermjet pyetjes sime: Vertet pentagoni,nuk ishte ne gjendje te dallonte cilet ishin dy çunaraket amerikane qe i besoi me miliona miliona dollare per ate sherbim? Me habit shume qetesia sfiduese e Mehdiut,madje edhe vizitat e shpeshta dhe mburrhet e tij per takimet qe ben andej pertej atllantikut.Me te vertet eshte nje çeshtje thjesht Madei in Albania dhe kryesisht e mister Borinices?apo edhe ndonje tjeter qe nga pakujdesia u be pis nga merifetet berishjane,dhe detyrohet ti mbroje edhe maskarenjte tane?

    2. Komentuesi pa pagese says:

      Militant idiot. Po nuk ishte grupi i hetuesve gjoja i FBI-se qe solli Amerika dhe dolen ne perfundimin qe Trebicka vdiq si pasoje e aksidentit me makine. Nuk ka drejtesi me Ramen as me mandatin e trete dhe as me te katertin. Nje mut jane.

      1. Sokol says:

        Trebicka vdiq ne aksident duke tentuar tu ikte ndjekesve. Ata kishin per qellim ta kapnin e ta frikesonin ; ky rriti shpejtesine ne terren te thyer , xhipi u permbys duke e zene poshte; I njejti fat me Remzi Hoxhen qe u ngeli ne dore nga tortura. Nuk kishin qellim ti vrisnin

        1. SPAK says:

          Paske qene prezent ne vendngjarje, ditke dhe qellimin e ndjekesve, ta paskan thene apo je nje nder ta… shume interessante!

      2. Kleanthi Koci says:

        BURETO KRYETAR I SPAK-UT !

        Nje logjike hulumtuese per tu admiruar.
        Edhe krimi me i sofistikuar ne Bote le gjurme.
        Vullneti i hetimit profesional nag gjurmet te con tek autori she regjizoret e tij.
        Bureto per kryetar I SPAK-ut.

    3. Kalec Dega says:

      Do ta zgjidhe kete pune dhe te verteten vete gjigandi Edvin Rama, hiq mos e rruni…

      1. Roberto says:

        O Kalec di shqip ti?? Hic mos e rruni. Ti thua Hiq. C’fare te ka mbetur brenda qe ta heqi Rama?? Mesoni shqip o Kosova. Si ka mundesi ne 2020 mos dini si ti perdorni shkranjat e alfabetit shqip dhe i ngaterroni me alfabetin serb???
        –ISHA I PARI QE KOMENTOVA KETU PER TE NDJERIN,KOSTA TREBICKA POR AKOMA KOMENTI IM NUK ESHTE BOTUAR. NUK KA RENDESI. KOSTA KA QENE NJERIU IM I AFERT. DREJTESIA DO SHKOJE NE DREJTIMIN E DUHUR DHE TI O SALI EFENDI DO NJIHESH SI KRIMINELI ME DAMKE NE “DEMOKRACI”.

        1. Ilir says:

          Ky kaleci nuk eshte kosovar jo. Kalec dega, dmth SPIUN I deges se pune e te brendshme. Dega quhej rajoni I policise ne kohen e qoftlargut dulles. Ka nostalgji per profesionin qe ka pas bere ne ate kohe . Eshte edhe gjysem analfabet, perderisa ne vend te c perdor q.

        2. Scutari says:

          Kaleci asht prej Tropoje dhe zakonisht tropojanet kane ngaterruar me kohe shqipen me serbishten!!

  2. sypeshkaqeni po shijon jeten si bllokmen says:

    Kete e di edhe bufi,qe vrane mafiozet berishovic

    1. Ceni says:

      Sa me shpesh e perseritni kete histori aq me teper na neveritet shteti dhe drejtesia. Kriminelet vazhdojne ne pushtet. Shqiperia nje vend mafiozash.

      1. PA emer says:

        Po sakte i dashur mik.

  3. ana says:

    Kosta perpara se ta vrisnin ka folur dhe nje stacion televiziv kombetar duke dhene shpjegimi te hollesishme per aferen e armeve, pra dhe kjo sherben si deshmi pa qene present si deshmitar.

  4. Dauti says:

    Te gjitha keto parti monstra jPS,PD,LSI jane te kriminalizuara deri ne palce dhe te lidhura me njera tjeterne me nje milion fije te padukshme per publikun. Por ajo qe eshte e implikuar direkt ne vrasje kriminale te dukshme eshte PD. Nuk ka pjese ku ta kapesh dhe te mos jete e kriminalizuar prandaj BKH dhe SPAK ketu duhet te godase nyjen Gordiane dhe fijet me vone te cojen padyshim edhe ne partite e tjera. Klani Berisha duhet te marre fund njehere e pergjithmone. Eshte turp me gjithe keto fakte te dukshme te lulezoje akoma ky klan kriminal.

    1. Ilir says:

      Shume ngjashmeri aksidenti I trebickes me ate te Olldashit! Me shpejte si 10-40 km h, te i dyti e rriten pak shpejtesine, u perfeksionuan mafiozet dilettante. E mjera Shqiperi! Sali kerrma, padrino,sa krime ke kryer ti me zagaret e tu, nuk do te mjaftonin 7 jete vetem per denimet qe meritoni. Jua dhente Zoti aty ku ju djeg me shume… te gjitheve ju, qe e doni vetem per vete kete vend, se aq Tru keni!

  5. Shqiptari says:

    Edhe nje njeri i zakonshem qe kalon prane kufomes,me nje veshtrim te shpejte dallon se viktima eshte ekzekutuar nga dikush dhe nuk eshte vrasje ,apo vetevrasje aksidentale.
    Pa dashur te bej ekspertin kriminalist,pozicioni ne te cilen ka rene kufoma te le te dyshosh.Perdorimi i nje arme te gjate,goditja ne zemer apo ne koke do e zhvedoste trupin gjate renies ne pozicion tjeter.Pesha e kokes,trungut,gjymtyret e siperme ndikojne ne renie.Pesha e trupit ndikon ne thyerjen e gjunjeve qe mbajne trungun.Pozicioni i kokes,gjymtyreve te siperme dhe te poshteme te lene te dyshosh.Arma,çanta,bidoni i ujit,shpendet e vrara dhe mjete te tjera te viktimes te krijojne idene se jane venddur me kujdes,ne simetri me kufomen,nga nje dore tjeter e kujdesshme.Te krijohet ideja qe parsoni eshte ekzekutuar diku tjeter,eshte transpotuar nga te tjere dhe eshte vendosur me kujdes.
    Varianti se eshte flakur nga makina,pasi ajo ka dale nga rruga dhe ka bere nje rrotullim centrifugal,pastaj ka flakur drejtuesin dhe ai ja gjetur vdekjen eshte banal.Si eshte e mundur qe nga pirueti qe ka bere makina paska flakur drejtuesin dhe bashke me te,ne forme te rregullt ka flakur prane tij,ne forme te rregullt,zogjte,armen,bidonin e ujit dhe sende te tjera personale???
    Nuk kam dyshim,pasi gjykatat tona politike,te degjeneruara hodhen poshte dhe ekspertizen profesionale dhe te paanshme qe bene ekspertet e FBI-se ndaj dhe u moren ato vendime te turpshme per ngjarjen.
    Qe politika ishte shkelur ne kallo nga i ndjeri Trebicka,kjo eshte e filmuar dhe e transmetuar me figuren dhe me zerin e te ndjerit.
    A do hapet kjo dosje nga drejtesia?Te presim dhe te shikojme.Por…besojme se kqyrja e vendit te ngjarjes,ekspertiza e aksidentit rrugore,eksoertiza e kufomes dhe ajo balestike nuk jane zhdukure ekzekutimit nga autoret dhe nga urdheruesit e vrasjes.Nga Amerika vjen nje sinjal qe i ndjeri Trebicka eshte ekzekutuar dhe flitet si larg e larg se kush ka qene i interesuari per ta eleminuar.

  6. Hajdari says:

    Njeriu qe mbylli hetimet ne menyre kriminale per vrasjen e K. Trebickes eshte sot ne krah te Sander Llesh-terikut. Tonin Vocaj ne vend qe te ishte i akuzuar, ndrihet ne detyre vetem se eshte nga provinca e Lleshit edhe se eshte KAURR.
    Q.R ne cfar absurditeti jetohet ne Albanistan……

    1. Kostas says:

      Per Hajdarin jo ate qe ka ikur por per kete komentuesin:Nese S.Lleshi nuk e mban ne mbikqyrje T.Vocajn ,Saliu e zhduk per 24 ore si deshmimtar!Ndaj o Hajdar ja ke fut kot si ai Hajdari tjeter!Sala i ka zhdukur te gjithe deshmimtaret!I ka mbetur vetem B.Nishani qe tregoi se ku ndodhej i gjori K.Trebicka nepermjet miqesise qe kishin te dy grate respektive!Per kete edhe saliu e gradoi nga kapter e rroje karburanti ne President te Shqiperise!Ndaj edhe Saliu ndihet ngushte tani se i jane mbyllur shtigjet duke debuar nga forcat e Rendit Kuliçet e Kulishet e tij ,ne mos e zhdukte edhe A.Kuliçin me ndonje infarkt si te tjeret!

    2. pjeter says:

      Ç’do te thote per ty Kaurr,o hajdar? Ja di kuptimin? Dhe nga kush ka dale kjo fjale denigruese? Kam ndjesi se tregon veten tende ne menyre te perkryer,fiks Hajdar je.

  7. Tepelena says:

    I vetmi njeri i pushtetit sot qe deklaroi fuqishem denime per krimet e famekeqit Tropojan ,qe ne shpresuam se do te kishte nje ndryshim ne demokracine Shqiptare mbas renies se Sali Berishes perfundimisht eshte kjo qe ne po shohim. Te gjithe politikanet dhe deputetet me me emer jane te pasur shume te pasur po flitet per spak. Kush mundet te denoj Shqiptaret te cilet udheheqin dhe prioria e tyre mendore eshte perfitimi nga vjedhja ne pushtet. Asnje ndryshim nuk mund te kete ne Shqiperi , te pasurit Shqiptare nuk i dorezojne as parate e vjedhura dhe as armiqt e tyre te cilet kane ngjashmeri identike me ata si ne genjeshtra edhe ne fjalime te kota te mbushura me poezi tradicionale.

  8. emigranti says:

    Me sa me kujtohet, ishin ekspertet e FBI ata qe ” vertetuan ” qe Kosta Trebicka ka vdekur nga nje aksident automobilistik.

  9. Hajdari vjeter says:

    O hajdar kari po ca e ngaterron fene me kto gjona mor ligen?e vetmja gjo qe na ka ngel hala per pak?mos dallimin e fese mes shqiptareve e ka zili krejt bota mor hale ene papa i romes..kurse i rrot kari si ti do me fut ne politike??o te qifte shipnia robt o legen!!!!!

  10. Shenjestra says:

    Verifikimet e bera nga media nuk jane prova per drejtesine e per SPAK-un.Ato thenje dhe akuza te mediave Sali Berisha i ve poshte bythes dhe i thot SPAK-ut e BKH-s hajde ma rruani.Nuk kini ç’fare te me beni se une i kame mare masat per t’u mbrojtur.

  11. Juliano says:

    Daullet bien per drejtesine, por drejtesia nuk ka as vesh e as sy, per klasen politike. Keto ngjarje na postohen vit per vit, per te bere shantazh kokat e politikes, me te vrare dhe korruptuar. Popullin i di mire, puna eshte ç’far bejne institucionet SPAK dhe OFL. Lane name me disa hajdute ordiniere. E gjithe shqiperia eshte histori BaBalesh, sepse BaBalet drejtojne, BaBalet gjykojne. Eshte nje kolaps ku behet sikur punohet, por ne fakt po shkaterrohet. Duhesh nja njezet vjet te ishin si shtet ne veresi te nje institucioni te bashkimit europian, ndryshe ketu, do drejtojne vetem kriminele. Te mendosh se monika kokemadhi kerkon zgjedhje te ndereshme, ketu fillon dhe mbaron tallja me popullin.

  12. BARDI HYSENI says:

    KA 7 VJETE QE NA LODHET ME REFORMEN NE DREJTESI POR VAZHDON TE MBIZOTROJE THENIA POPULLORE SE SIC KA QENE DO TE JETE .NE BURG DO SHKOJNE FAKIR FUKAREJT NDERSA TENDERAXHIJT DHE TE KORRUPTUARRIT DO TI ZGJEDHIM PRAP DEPUTET.ZOTRINJE AMERIKAN JEPNI DHE NJA 100 MILION EURO PER REFORMEN DHE MOS I KONTROLLONI SE KU SHKOJNE SE REFORMA DHE NJA 5 VJETE TE TJERA ESHTE E GARANTUAR QE DOTE DO TE DO TE BEHET ,KUR PJESA ME E MADHE E TYRE TE KENE SHOJTUR KANDILIN DHE FATEMIRESISHT DO TU MBESIN NIPAVE DHE MBESAVE TE CILET KANE STUDJUAR E MBARUAR NE PERENDIM DHE TE KENE MARRE NENSHTETESIN DDHE NE SHQIPRI TE MBESIN NIPAAT E FAKIRVE QE SKANE KU SHKOJNE SE PER GJYKATESIT APO PROKURORET E PUSHUAR NGA VETINGU KUR TE VIJE RADHA E TYRE ESHTE BERE MU,,,,MULLARE ME KETA TE RINJTE SE PO E SHOHIN SE SA PO VUAJNE KETA TE PARET. BARDHYL

  13. Cen says:

    Trebicka mori shume vrull tha se do deshironte te fliste para kongresit. Shume te ngaterruara keto pune. Erdhen dhe ekspertet e FBI-se qe deklaruan
    “Te shtena nuk ka patur”.
    Shperthimi mendoj se ishte I qellimshem per te ndaluar hyrjen ne NATO dhe zbuluar pislliqet ne prapaskene.

  14. Davidi says:

    “Kosta, u nxorr nga loja per te mos mbajtur te fshehte trafkun”, hahahha, o Mero, vetem nje bq manipulues opinioni si ti, mund ta shkruante.

  15. Patrioti demokrat says:

    Te verteten e di ndihmesi i Presidentit Like, i quajturi Bari i cili kishte te derguarin e posacem ne vend ngjarje, drejtorin e SHISH korce, Ferdinantin, i cili cuditerisht u ndodh ne moment ne Voskopoje dhe largonte personat qe afroheshin tek viktima qe ende ishte gjalle dhe nuk lejohej ti jepej ndihma e shpejte. (Edhe me porosi te Fate Mediut i cili pasi shiti Maliqin per skrap ju kthy edhe fushekeve).
    Kryeministri i ka levat per te sqaruar enigmen sot me te gjithe eproret e Ferdinantit qe e rikthyen nga Gjermania ne funksione perseri.
    Hajt Tung.

  16. SHQIPERI TE KAM DHJER says:

    Shkruni shqiptar shkruni,cfryni shqiptar cfryni,hani mut hani 35 vjet rjesht e po ju tall hajduteria,kriminelet dhe plenat qe keni mbi kok ! Popull pa bosht,armiq te njeri tjetrit ,spiuna qe bliheni e shiteni e hajer kurr sdo shifni …Kur shof si i lepihen zonjes se par, ciftit kryehajdut, te rijt neper Jal, e kur shof akoma Sali katastrofen me ter kelyshet te bejn ligjin e te vazhdojn mbreterimin e katastrofes kombetare ,me vjen te perzier te lexoj …. Do vazhdojn tju genjejn ,tju tallin ,tju rrjepin e tju thithin edhe palcen , se kta jeni, se ju a do bytha ….Vazhdoni shkruni shkruni se ju lehteson gjumin ,se vetem atje jeni rehat …..

    1. 2025 says:

      Jo Shqiperi te kam dhjer , Shqiperi te kam dhjere, lol?
      Hiq mos u deshpero se gjigandi Rama do mbjelle portokalle ne Puke…. pas zgjedhjeve te ardhshme…..

      1. 21 15 says:

        Hiq apo hic? Perse ju te veriut jeni ne konflikt te vazhdueshem me alfabetin shqip?!

  17. Ard says:

    Mos shpresoni kot,asgje e re nuk do te ndodh,cdo gje u mbulua me ndihmen e amerikaneve dhe per kete arsye berishet deri me sot ndjehen te sigurt.
    Ka shume vrasje dhe vdekje misterioze qe ne i dim,por drejtesia nuk i sheh dhe nuk i degjon.. Mos harroni, te gjithe bashkepunetoret apo ata qe kane patur dijeni per krimet, jane semurur dhe kane vdekur ne menyre misterioze, Pashko,Arbnori,Hajdari,Zhulali,Gazidede,etj,etj. Pa llogaritur bashkepuntoret e Metes qe nuk jetojne me.
    Mos u lodhni,me kete drejtesi veshtire se do te vendosen gjerat ne vendin e vet.

  18. Ledio says:

    Ju thoni per Kosten edhe kini te drejte, por haruat te kujtoni te gjitha vrasjet/vdekjes qe pas 1991. Po ju jap ca emra Safet Zhulali, Bashkim Gazidede, Olldashi, Kosta, Remzi Hoxha. Jam i bindur qe edhe Safet Zhulali edhe Bashkim Gazidede nuk kane vdekur per shkaqe natyrale . Pale po te flasim per Olldashin. Sali Bisha eshte anti-shqiptari me i madh i ardhur ne pushtet nga Beogradi edhe me bekimin e anti shqiptarit tjeter Ramiz Alia. Ilir Meta pjelle e Sigurimit te Shtetit etje-etje

    1. Eri says:

      Per Ramizin ke te drejte ai shkerdhata e kishte formuar grupin me Sali Berishen Ali Spahine Pjeter Arbnorin Mehdi Bushatin dhe nje varg te tjere te degjeneruarish ku bente pjese dhe Ismail Kadareja.U kapen te gjithe te fortet qe nga agjentet Hito Cako Abdyl Kellezi Petrit Dume Beqir Balluku dhe me i forti Mehmet Shehu dhe shpetoi ngordhalaqi Ramiz Alia me te ngordhurit dhe servilet e tjere qe permenda me lart dhe e kthyen Shqiprine ne nje katrahure te pashembullt ne historine e vendeve te evropes.Si nje Haiti evropian.

  19. Karavastaja says:

    “Hajdari”, cfare flet e derezi, akoma ti me kaure e muslim, te paska mbetir ora.Tonin Vocaj kam pas rast ta njoh nga afer kur ishte drejror policie ne Durres, zotni njeri dhe I ndershem ne detyre, oficer kariere i pa implikuar me partite, specialist me pervoje te madhe.Lereni burrin te punoje.

  20. Shefkiu says:

    O shok komentuesa! Shikoni ore, se mos ndoshta eshte me mire “ti bini me dore”, sesa te komentoni.

    1. Dorerenesi i lumtur (jo Sokol Balla) says:

      Po edhe me dore i biem, pse ca ka ?! Ne kete forum hyme pasi vetem per te tallur trapin me militantet e Rames, Saliut , Metes si edhe bythshiturit e grekut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje