Kthesë e papritur, Armando Sadiku zyrtarizon klubin e ri

5 Shtator 2020, 09:31Sport TEMA

Armando Sadiku u rikthye në kombëtare pas disa kohësh, por nuk luajti dot asnjë minutë në kualifikuesen e mbrëmshme të Minskut, kundër Bjellorusisë.

Ndeshje e fituar me meritë 2-0 nga kuqezinjtë tanë, kjo. Sidoqoftë, një “sihariq” i mirë ka ardhur për elbasanasin, teksa klubi turk i Erzurumspor e ka zyrtarizuar si futbollist të vetin për sezonin e ri.

Një kthesë e papritur, sepse para dy ditësh konsiderohej punë e kryer marrëveshja e tij me Samsunspor.

Pra, pas eksperiencës spanjolle, Sadiku do të provojë kampionatin turk. Sa për informacion, skuadra e re e sulmuesit shqiptar sapo është ngjitur në elitën e futbollit turk.

Ja njoftimi i Erzurumspor  me këtë rast: “Ne ramë dakord parimisht me Armando Sadikun. Pasi të përfundojnë ndeshjet me ekipit kombëtar, lojtari do të vijë në Erzurum, të kryejë kontrollin shëndetësor dhe të bashkohet me ekipin tonë. Fat i mirë për komunitetin tonë!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje