Roshi dhe Balaj: Jemi mirë fizikisht, për ndeshjen e radhës ta lëmë fushën të flasë

5 Shtator 2020, 14:17Sport TEMA

Odise Roshi dhe Bekim Balaj ishin ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa kanë folur në lidhje me ndeshjen e radhës të kombëtares ndaj Lituanisë më datë shtatë shtator. Fieraku u shpreh se ekipi është mirë fizikisht, ndërsa sa i përket kundërshtarit të radhës më mirë do jetë që të flasë fusha, ndërsa shtoi se do të luaj nga minuta e parë. Sakaq, Balaj shprehet se tashmë pa tifozë, gëzimi i një goli është më pak i bukur.

Roshi-

Sa gati është skuadra fizikisht? “Ekipi është shumë mirë derisa fitoi 0-2. Bjellorusia nuk ka bërë pauzë dhe ne fituam. Jemi mirë edhe fizikisht dhe të shohim ndeshjen e radhës, por t’ia lëmë fushës. Me rëndësi është fitorja, po fitove je në rregull”.

Jeni gati për minutat e plota, qoftë edhe jashtë rolit? “Është e njëjta pyetje. Por, unë bëj më të mirën dhe dua të luaj nga fillimi. Por, ne luajmë për veten, familjen dhe të gjithë shqiptarët. Jam gati kudo”, u shpreh Roshi.

Balaj- “Ishte një fitore e rëndësishme për ne, jashtë fushe. Na jep moralin e duhur. Jemi në rrugën e duhur. Nuk kemi shumë kohë të gëzohemi. Le të mendojmë për tre pikët e radhës”.

“Dëshira është e të gjithëve që të luajmë si titullarë, por kjo nuk varet nga ne. Në fund fituam dhe na kënaq të gjithëve. Pak rëndësi ka sa minuta sa na jepet mundësia. Unë jam i gatshëm të jap maksimumin”.

“Dëshira të shënosh për ekipin kombëtar është e madhe. Ende nuk kemi arritur të gëzohemi me gol në stadiumin tonë të bukur. Mungojnë edhe tifozët dhe gëzimi është pak më i vogël pas një goli. E rëndësishme është ta fitojmë këtë ndeshje, pastaj kush shënon nuk ka shumë rëndësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje