VIDEO: Polici dhunon pasagjerin që refuzoi të vendoste maskën, e nxjerr zvarë nga treni

5 Shtator 2020, 21:20Lifestyle TEMA

Një video e publikuar nga Daily Mail, e xhiruar në një trenin në Lime Street Station në Liverpool, tregon momentin kur një polic është zënë me një pasagjer.

Pasagjeri nuk mbante maskë dhe polici i kërkoi ta vendoste, por ai nuk pranoi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Pasagjerëve në transportin publik në Angli u kërkohet me ligj të mbajnë maskë, ndryshe do përballen me gjobë, vetëm nëse kanë një gjendje mjekësore e cila i pengon ata ta mbajnë.

Oficeri britanik këmbëngul që burri të vendosë maskën, ose ndryshe do largohet nga treni. Burri reziston duke i thënë: “Me ligj, ju nuk keni të drejtë të më prekni. Unë nuk mund të mbaj dot maskë, nuk ke pse më sfidon. Është kundër ligjit të më sfidosh”.

Oficeri e kap për krahu pasagjerin dhe përpiqet që ta zbresë nga treni. Burri sërish nuk pranon dhe oficeri thërret në radio kolegët e tij t’i vinin në ndihmë. Oficeri e kërcënon atë duke i thënë se do i hidhte piper në sy.

Pasagjerët e tjerë nisën të protestonin kundër oficerit dhe po i kërkonin që ta lëshonte sepse ai nuk kishte asnjë faj, ai s’mund të mbante maskë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Polici arriti ta nënshtronte pasagjerin duke i hedhur piper në sy, e prangosi dhe e nxorri jashtë trenit. Pasagjerët e tjerë ishin të zemëruar me këtë gjest dhe e akuzuan oficerin si një njeri që ka abuzuar me pushtetin që i është dhënë dhe e kanë quajtur atë si një ngacmues.

1 komente në “VIDEO: Polici dhunon pasagjerin që refuzoi të vendoste maskën, e nxjerr zvarë nga treni”

  1. Polici says:

    Polici ka bere detyren,huligane ka kudo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje