FOTOT/ "Nga UFO-t tek meteorët": Zbulohet një tjetër gropë gjigante në Siberi

5 Shtator 2020, 10:08Lifestyle TEMA
FOTOT/ "Nga UFO-t tek meteorët": Zbulohet një tjetër

Një ekip televiziv rus, duke fluturuar mbi kodrat siberiane, zbuloi rastësisht një gropë gjigante me një krater masiv, me thellësi rreth 30 metra, ndërsa gjerësia arrin në 20 metra.

Kjo është të paktën gropa e nëntë e zbuluar që nga viti 2013 në këtë rajon, ndërsa shkencëtarët ende nuk kanë dalë në një përfundim për mënyrën e krijimit të tyre.

Hipotezat nisën të merrnin zë që me zbulimin e kraterit të parë, pranë një fushe nafte dhe gazi në Gadishullin Yamal, në veriperëndim të Sirisë.

Disa mbështesnin idenë se një meteor kishte rënë në tokë, të tjerë e lidhnin atë me UFO-t, si dhe shembjen e tokës si pasojë e një tuneli sekret nëntokësor.

Por tashmë, edhe pse nuk janë ende 100% të sigurt, shkencëtarët besojnë se gropat gjigante mund të jenë krijuar si pasojë e shpërthimit të gazit metan.

3 komente në “FOTOT/ “Nga UFO-t tek meteorët”: Zbulohet një tjetër gropë gjigante në Siberi”

  1. Shpati says:

    Po te tilla ka ne belesh pse beni sikur ca ka ndodhur?

  2. tropoja says:

    nuk po e kuptoj e çfare the ose çfare doje te thoje,si gazetar qe je duhet te lexosh mes rrjeshtave ate qe thone politikanet e te na serviresh ne “budallenjve” por ti dukesh me budalla se ne asgje nuk the,me mire shkruaj kunder berishes te pakten i ben qefin padronit tend ramoviç

  3. !! says:

    U harruan figurat e mistershme gjeometrike neper ara !! Tani filuam gropat neper kodra !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje