Perversi që filmonte gruan e zhveshur në hotelin luksoz i shpëton burgut

4 Shtator 2020, 18:17Lifestyle TEMA

Pas një beteje ligjore pesë vjeçare, u vendos sot në Londër se burri që filmoi një grua të zhveshur në një dhomë hoteli me 5-yje, duhet t’i paguajë asaj 5,000 paundë dëmshpërblim.

41 vjeçarja Emily Hunt, ishte zgjuar pranë të panjohurit Christopher Killick në një dhomë hoteli në maj 2015, pa njohuri sesi kishte përfunduar aty. Burri pranoi se kishte filmuar të zhveshur gruan pa pranimin e saj “që më vonë të masturbonte me pamjet”.

Killick, gjithashtu 41 vjeçar, u arrestua fillimisht si i dyshuar për përdhunim për incidentin e Bethnal Green në lindje të Londrës, por u lirua më vonë për mungesë provash.

Por me insistimin e zonjës Hunt autoritetet e akuzuan atë për vojerizëm, siç njihet praktika shkelëse e marrjes së pamjeve të dikujt pa pranimin ose dijeninë e tij.

Në deklaratën e saj pas vendimit Hunt tha se ishte e tmerrshme që beteja e saj ligjore kishte zgjatur pesë vjet por shtoi: “Jam e kënaqur me vendimin e sotëm dhe me komentet e fuqishme të gjykatësit.

Mbetet ende mister sesi zonja Hunt, asokohe 36 vjeç, kishte mbërritur në hotelin £300-nata Town Hall Hotel.

Vojerizmi përkufizohet në ligjin e Britanisë si krimi i filmimit të dikujt në një dhomë private pa pranimin e tyre.

2 komente në “Perversi që filmonte gruan e zhveshur në hotelin luksoz i shpëton burgut”

  1. cak cak suma says:

    Po ne e tregoni njehere te zhveshur qe te masturbohemi edhe ne falas!

  2. DinPak says:

    Po pse o cak cak suma, deri tani je paguar ti kur mastruboheshe, dhe nqs po, kujt ja ke dhene parate?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje