Gruaja kërkon divorc sepse burri... e do shumë dhe kurrë nuk grindet me të

4 Shtator 2020, 11:59Lifestyle TEMA

Një grua nga India kohët e fundit bëri kërkesë për divorc në një gjykatë, me pretendimin se burri i saj e do shumë atë.

Kaq ndodhur kjo kohët e fundit në shtetin Uttar Pradesh. Ccifti ka 18 muaj i martuar

E pyetur për të shpjeguar kërkesën e saj, gruaja tha se burri i saj e do atë shumë dhe kurrë nuk është grindur me të, porse ajo s’mund ta pranojë këtë gjë.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, burri i saj gatuante dhe e ndihmonte në punët e ndryshme shtëpiake. Duke iu drejtuar gjykatës, ajo kërkoi nga gjykata që t’i jepte fund martesës së saj.

“Ai nuk më bërtet dhe kurrë nuk më ka mërzitur. Ai madje gatuan për mua dhe më ndihmon në punët e shtëpisë,” tha gruaja e pakënaqur.

“Sa herë që bëj një gabim, ai gjithmonë më fal. Unë doja të debatoja  me të. Nuk kam nevojë për një jetë ku burri im bie dakord me mua për gjithçka.”

Pasi e dëgjuan, gjykatësit e hutuar menjëherë refuzuan kërkesën e saj, të cilën ata e përshkruan si joserioze dhe i kërkuan çiftit të zgjidhte vetë këtë “mosmarrëveshje”.

Por gruaja nuk u ndal këtu. Pasi kërkesa e saj për divorc u refuzua, ajo iu drejtua anëtarëve të këshillit lokal, por edhe ata refuzuan të ndërhyjnë në martesën e saj pasi e dëgjuan.

Sipas mediave lokale, burri tha se ai mendonte që nuk kishte bërë asgjë të keqe, por thjesht donte të ishte një bashkëshort perfekt.

1 komente në “Gruaja kërkon divorc sepse burri… e do shumë dhe kurrë nuk grindet me të”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje