Pandemia çon në faliment edhe një ndër bordellot më të mëdha në Europë

4 Shtator 2020, 10:24Lifestyle TEMA

Një ndër bordellot më të mëdha në Europë, Pascha, ka falimentuar.  Mediat raportojnë se përfaqësuesit e bordellos 10-katëshe që ndodhet në Këln të Gjermanisë kanë aplikuar për procedurat e falimentimit që duket se ka ardhur për shkak të masave anti-CoVid të marra në Gjermani.

“Kapëm fundin”, citojnë mediat drejtuesin e bordellit.

Në Pascha punojnë zakonisht 120 prostituta dhe janë angazhuar 60 veta staf. Falimenti ka ardhur si pasojë e masave dhe keqmenaxhimit nga autoritetet gjermane, të cilat çdo dy javë njoftonin biznesin se nuk mund të hapej.

“Ne mund ta shmangnim falimentimin me ndihmën e bankave nëse do të na premtohej se gjërat do të nisnin sërish në fillim të vitit që vjen”, shton drejtuesi i bordellit të njohur.

Ai pretendon se shërbimi i seksit ka vazhduar gjatë pandemisë, porn ë rrugë ilegale, duke dëmtuar kështu një biznes të ligjshëm.

Ky lajm njofton se as autoritetet gjermane nuk e dinë sesi do të shkojnë gjërat edhe për disa muaj të tjerë, duke krijuar pasiguri të madhe dhe me pasoja të thella.

2 komente në “Pandemia çon në faliment edhe një ndër bordellot më të mëdha në Europë”

  1. qytetar says:

    Mos !!!!! Fatkeqesi Botrore !!!!!!!! Ti kerkojme ndihme Bankes Botrore !!!!!
    Eh Gazetar KAZANASH !!!!!

  2. Poko says:

    C’na the mor c’na the.pupupuuu dhe kjo na duhej.Po si do vej puna si do vej halli tani.Do na ngeli miku ne dore, u pa kjo pune. Ik mor mor budall gazetar me keto lajme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje