Nga Gëzim Sinemati
A ka njeri apo zot perfekt në futboll? Kur pyetën një ditë Leo Mesin, nëse ndihej perfekt kur ishte me topin në zotërim, ai që mban kuroren e “mbretit” ka thënë: “
Askush nuk është perfekt. Të gjithë kërkojmë të përmirësohemi”. Por, ka habitate futbolli , ku edhe pse varfëria në lojë është superiore ndaj spektaklit, ndjeshmëria është në të kundërt..ndihen perfekt!
Kur po dëgjonim komentin në Tv të ndeshjes Bjellorusi-Shqipëri, gjatë pjesë së parë, komentatori nuk kishte se çfarë të thonte më dhe i vuri vulën: “
Kjo është një ndeshje perfekte e Kombëtares”. Edhe disa nga futbollistët e Kombëtares, kur u shfaqën në intervista, na ngulitën në kokë idenë e “perfektes”, që kishim shijuar në 45 minutat e para. Sikur të mos mjaftonin këto dy opinione “perfekte”, edhe në analizat e pasndeshjes, tamam sikur virusi të kishte ndërruar emër nga Covid në “Perfekt” , edhe në studio prekën qiellin e shtatë kur e pagëzuan “tortën” e pjesës së parë : Një lojë perfekte e Kombëtares! Si nuk tha dikush qe bjelloruset e kishin mendjen ne.. proteste
Nuk dihet sa do ta ketë të gjatë “loja perfekte” në anët tona, por, ama nuk mund të thuhet se ky cilësim absolut është pronë e Kombëtares. Edhe kur kualifikuam 3 ekipe për në Europa Ligë, si mund t’i vinim tjetër historisë veç ..perfekte !
Kur ekipi Shpresa merr 4 gola nga Austria në Tiranë, askush nuk e quajti një “humbje perfekte”, ndërsa kur fitojmë 5-1 në Austri, sikur të kemi bërë ujdi kolektive…”
Përmbysje përfekte e Shpresës në Austri!” Siç duken bathët, këto kohë, njerëzit e futbollit nuk duhet të mbajnë maskë kundër Covdit, por më shumë ndaj virusit.që mban emrin “Perfekt “!
Sfidanti.al
Po car pret nga shakohoxho o gezim.i gjoni ne 1994 pa stadiumin per her te pare.filloj lepirjen me stilin e lepirsit.u lidh me katnarin Duka duke ju servilos dhe sot na jep mend.po spo na bojn persjtypje mo kto tipa se jan shtu shum si ne fudboll dhe ne politike.kshu gzimo mos u fut ke vorbulla e injorantit se do dalesh i humb.all the best