Messi tani rrezikon shumë te Barcelona!

5 Shtator 2020, 17:21Sport TEMA

Populli blaugrana ka marrë frymë. Messi vendosi të qëndrojë në Katalunjë dhe Barcelona evitoi një lamtumirë traumatike të yllit të saj. Por tani cfarë do të ndodhë në rrethinat e Camp Nou? Cfarë sezoni do të jetë ky që vjen, të cilin Messi e nis ndoshta si një i divorcuar i detyruar të qëndrojë në shtëpi?

Pavarësisht se argjentinasi siguroi se do të japë gjithmonë maksimumin dhe do të bëjë gjithcka për të sjellë të tjerë tituj në palmaresin blaugrana, në emër të ambicieve personale dhe të afeksionit për fanellën,  tani hapet një skenar plot të panjohura me të cilin Messi dhe universi blaugrana  janë të detyruar të bashkëjetojnë në 10 muajt e ardhshëm.

Edhe pse ritheksoi dashurinë për Barcën, mbetet fakt që Messi kishte vendosur të largohej. Lufta e nervave me drejtuesit në tentativën për të fituar lirinë do të lënë shenjë, me rrezikun për të ushqyer spekullime në të parën paraqitje nën tonus, apo pas ndonjë rezultati zhgënjyes.

Argjentinasi mund ta ndiejë veten nën provë në të parën ndeshje jo, ose në gabimuin me të vogël, situatë që deri më tani nuk e ka përjetuar kurrë. Nëse deri dje përfaqësonte farin, apo sirancën e shpëtimit në cdo moment vështirësie, ylli argjentinas papritmas mund të përfundojë në shënjestër.

Të ndërgjegjshëm për faktin që Messi qëndroi pa dëshirën e tij, shtypi dhe tifozët mund ta sulmojnë. Për të mos folur për një kastë drejtuese , me në krye Presidentin Bartomeu, tanimë armik i përbetuar i Messit, të cilit mund ti vijë mbarë ta përdorë humorin e keq të krijuar rreth lojtarit për të mbuluar apo maskuar fajet e tij.

Është e lehtë të kuptohet se Messi do të gjendet në një fushë të minuar, rrezikon të përjetojë një ambient armiqësor deri në dhomat e zhveshjes, ku deri dje ishte mbret i padiskutueshëm. Gjatë komunikimit të vendimit për të qëndruar, Messi foli edhe për miq të rremë, duke krijuar dyshimin se dicka është thyer edhe në raportin me ndonjë shok të skuadrës.

Në këtë drejtim, nuk duhet nënvlerësuar edhe heshtja shurdhuese me të cilën dhomat e zhveshjes përjetuan luftën tërhiq e mos këput në 10 ditët e fundit. Asnjë mesazh mbështetjeje për argjentinasin, të vetmit që lanë të kuptohet se ishin në krahun e tij, ishin Suarez, me të cilin është takuar gjatë kësaj kohe pothuajse përditë, dhe Vidal. Spikat në krahun tjetër, heshtja e senatorëve si Pique e Ter Stegen, ndërsa Rakitic lëshoi shigjeta në prezantimin te Sevilja, duke lënë të kuptohet se ishte nxjerrë mënjanë pasi nuk bënte pjesë në rrethin e miqve të Messit.

Janë edhe ata pastaj që me Messin kurr nuk kanë patur me argjentinasin ndonjë ndjenjë të vecantë, mbi të gjithë Griezman dhe Dembele, të cilëve Koeman synon tu japë role protagonishtësh. Me pak fjalë, ekulibri në dhomat e zhveshjes është i brishtë, me rrezikun që të kthehet në një bommbë me sahat që në vështirësitë e para. Messi duhet të jetë gati edhe për këtë mundësi.

3 komente në “Messi tani rrezikon shumë te Barcelona!”

  1. qytetari says:

    Sado qe mund te mos e duan jashtetokesorin Mesi,ata qe do te kene pune me te ne fushe dhe jashte saj,nqse do ta sulmojne pa shkak,kjo do te ngjaje me nje vetvrasje te tyre,pasi shkon ne te kunder dhe do demtojne keq punen dhe deshirat e tyre.
    Une kam qene dhe jam tifoz i Barces,por Mesin kete vit do te desha te deburonte ne nje klub tjeter,pasi Barca,cfaq shenja atrofike dhe qe do ta pengoje Mesin te vazhdoje te bej histori,qe nuk ka te krahasuar me asnje futbollist tjeter

    1. sportedashesi says:

      Ndese Mesi nuk rikthehet perseri ne deshiren e tij per te qene golador,atehere te mos harrojme qe Barca do te behet nje ekip i rendomte ku mund te kalaroje ç’do ekip!Sa per pretendimin e shkruesit te artikullit se do ti jepet perparesi Grinsmanit dhe Dembelese,kjo eshte çmendurake sepse Grisman nuk eshte per ate ekip ndersa dembeli Dembele tashme eshte nje lojtar me talent por qe i mungon deshira per te luajtur!Eshte nje lojtar individual qe kurr nuk luan per ekipin por per vehte!Bashkeatdhetari tjeter Grisman per mua do te qe me mire te bridhte ne mesfushe se sa ne sulm pasi nuk e njeh porten perderisa te gjithe topat e tij ose dalin jashte ose goditen ne qender te portes pasi druhet se mos e nxjerr jashte topin!Pique eshte nje nga pikat me te dobta te mbrojtjes ku te gjithe golat e pesuar ne porten e Barcelones mbajne vulen e gafave te tij .Ndaj kete vit Barca ka dy Yje Mesin dhe DeJong e pa lojen e tyre nuk mund te arrihet diçka, pastaj te tjeret jane ne nivelin mesatar te futbollit me te bukur ne bote midis klubeve sot per sot ,ate Spanjoll!
      Pa largimin e Bartomeut si president Barca perseri do kete perçarrje dhe mosdeshire per te luajtur!Ai eshte shkaktari qe Barca eshte sot ne kete gjendje e qe do pasqyroje perseri edhe kete sezon!Xhami eshte thyer e nuk ngjitet me!

  2. Askushi says:

    Kto jan hamendsime.messi gjithmon ka luajtur per akuadren ne rradhe te pare pastaj dhe per veten.e kunderta e ronaldos qe egoizmin e ka ne gjak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje