Duhet të ishte dita e De Biazit, por nuk qëlloi kështu. Ish-trajneri i Kombëtares bëri debutimin e tij në stolin e Azerbajxhanit. Azerët luanin në shtëpi kundër Luksemburgut, takim i vlefshëm për Ligën e Kombeve në Kategorinë C.
Azerbajxhani e nisi mirë pjesën e parë pasi shënuan në minutën e 43-të me anë të Sheydaev,ndonëse në të 26-të lojtari Emreli la ekipin me 10 lojtarë. Në pjesën e dytë Luksemburgu mori frenat e lojës dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 48-të me Krivotsyuk (autogol) dhe në të 72-tën Rodrigues ja doli të kalonte Luksemburgun në avantazh.