Korçarja 16 vjeçare në SHBA ndihmon fëmijët në Pogradec: 100 çanta shkolle dhuratë

6 Shtator 2020, 08:10Sociale TEMA

Adoleshentja në SHBA me rrënjë shqiptare ndihmon fëmijët në nevojë të Pogradecit, ka edhe një mesazh prekës.

Një ndihmë në 100 çanta shkolle ndodh të bëhet nga ata shembuj bamirësie që rëndom thuhet se ‘thyejnë’ rrjetet sociale me klikime apo marrin pëlqime të shumta.

I tillë është gjesti i një adoleshenteje nga SHBA por me rrënjë shqiptare që u ka ardhur në ndihmë 100 fëmijëve pogradecarë me familjet në nevojë duke bërë të pajisen me çanta shkolle në prag të vitit të ri arsimor.

‘Janë 100 çanta dhe pajisje shkollore që u shpërndanë në qytet dhe njësitë administrative për fëmijët që vijnë nga familje me probleme social-ekonomike. Ky gjest kaq njerëzor u bë nga 16 vjeçarja Sarah Aliolli, e cila jeton në SHBA’ thuhet në njoftimin e shpërndarë nga faqja zyrtare e bashkisë Pogradec.

E cila ka postuar gjithashtu përshëndetjen e Sarah dhe arsyen se përse ajo vendosi të marrë këtë iniciativë për të ndihmuar vogëlushët e vegjël. Mesazhi që përcjell 16 vjeçarja shqiptaro-amerikane është po aq i ndjerë sa edhe misioni i saj human që e ka realizuar me dashamirës të tjerë në SHBA.

Sarah tregon se verën e kaluar ka vizituar Pogradecin ku ka origjinën gjyshja e saj. Ndërsa dy prindërit i ka nga fshatrat Burimas dhe Zëmblak i Korçës. Në këtë vizitë natyrisht i kanë lënë mbresa bukuritë dhe bujaria pogradecare por edhe familje në vështirësi ekonomike që i kanë dhënë nxitje se si mund ti ndihmojë sadopak. Ajo ka vendosur ti përgjigjet bujarisë me bujari.

‘Kultura shqiptare ka qenë një pjesë e jetës sime. Sa më të shkolluar të jemi, aq më shumë ndryshime pozitive jemi në gjendje të bëjmë’ ka thënë në mesazhin e saj Sarah Aliolli.

 

1 komente në “Korçarja 16 vjeçare në SHBA ndihmon fëmijët në Pogradec: 100 çanta shkolle dhuratë”

  1. Nji veprim Dashamiresie kudrejt bashkatdhetareve te vet ne Shqiperi
    ndikuar nga ndjenjat e Empatis ,
    e dahuris per bashkatdhetaret ,
    duke i dhen nji Lexion gjithe rinise Shqiptare kudo ne Bote ,
    se ne kte jete,
    per Neeeeeee Shqiptaret n
    ka gjera me te rendesishme se ,
    instagram -fb -e celulari ,
    i cili ,
    eshte nji Lluks ,
    i Botes qe ka gjithcka ne rregull ne Shtepin e vet ,
    ne Atdheun e vet .

    (Gjithe te mirat ne Jete bukurohesh 16- vjecre Sarah ⭐ )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje