Kirurgu Arben Beqiri ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekes se njohur Zyliha Kraja, e cila humbi jetën nga koronavirusi.
Me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne Facebook, Beqiri kujton kohet e arta te bahskepunimit ne nje mjedis, e me mjeke te jashtezakonshem, qe sic shkruan, nuk do t’i harroje kurre.
“Nje muaj me pare me telefonoi, per te me shprehur opinionin e saj per nje emision mbi mjeket e rinj. Ishte me te drejte krenare qe ne moshen e saj 80 vjecare dilte cdo dite ne spital dhe shprehej se do vazhdonte deri sa te mos kishin nevoje per te!
Falenderonte ekipin aktual te mjekeve, trashegimtare te denje te brezit vjeter, qe i krijuan nje ambient te kendshem pune.
Ai ambient profesional me shoqeron gjate gjithe karieres time si kirurg!” shkruan ai.
Mesazhi nga Arben Beqiri
Zyliha Kraja, nje emer, qe me ka percjelle qe kur kam qene student ne mjekesi dhe shkoja pas Dr. Ali Spahise per praktike ne Spitalin Jorgji Karamitri!
Spitali i Shkodres kishte mjeke te medhenj, shume te afte per nga profesioni, te jashtezakonshem per nga personaliteti, shpirtera te lire e te panenshtruar edhe ne diktature!
Mark Mirashi me nje disipline Gjermane dhe teknike kirurgjikale te paster, Ramiz Hafizi nje erudit qe mund te barazohej vetem me nje biblioteke, Ferit Hoti me nje humor dhe ironi pozitive qe nuk linte asnje ta zinte gjumi, dhe per nga pergatitja fizike krahasohej edhe me nje kampion te peshengritjes.Zamir Shazi aq i sjellshem dhe etik gjithmone i gatshem te te ndihmonte dhe te ftonte ne operacione.
Ali Spahia kirurgu i jashtezakonshem qe kishte realizuar ne Dukagjin nderhyrje qe ishin jo te lehta per kolege ne qendra universitare, qe burgu politik nuk e pengoi te ishte me i liri mbi te gjithe, qe udhehoqi levizjen demokratike te Dhjetorit ne Shkoder.
Dhe ne mes tyre qendronte e vetmja femer, kirurge, drejtuese, ekuilibri, dhe disiplina e nje grupi kirurgjikal me vibranti, me intelektuali dhe me i jashtezakonshmi qe kam pare ndonjehere kudo ku kam qene e kam udhetuar (dhe kam pare e udhetuar jo pak), Dr. Zyliha Kraja!
Dita e punes ne kete mjedis ishte e vecante, njri te sillte nje liber te ndaluar, tjetri recitonte me qindra vargje te Dostojevskit, nje tjeter kendonte opera, dikush recitonte me qindra vargje te Lahutes se Malesise se Fishtes……kujdesi per pacientet me ato kushte dhe mjete ishte i jashtezakonshem.
Lejla Tukiqi nje tjeter kirurge e talentuar me te drejte shprehej “mezi pres te shkoj ne pune ne mengjes”. Ishte e plotesisht e vertete! Te gjithe prisnim me padurim.
Sot dirigjentja e kesaj orkestre virtuoze nuk eshte me mes nesh! Covid 19 u fut tinezisht mes saj dhe pacienteve pasi sa ishte ne kembe ajo nuk u nda pre tyre.
Nje muaj me pare me telefonoi, per te me shprehur opinionin e saj per nje emision mbi mjeket e rinj. Ishte me te drejte krenare qe ne moshen e saj 80 vjecare dilte cdo dite ne spital dhe shprehej se do vazhdonte deri sa te mos kishin nevoje per te! Falenderonte ekipin aktual te mjekeve, trashegimtare te denje te brezit vjeter, qe i krijuan nje ambient te kendshem pune.
Ai ambient profesional me shoqeron gjate gjithe karieres time si kirurg!
Do na mungoje Dr. Zyliha Kraja! (TemA)
U prefte ne paqe!
Respekt per ate brez idealistesh talentesh profesionalistesh qe punuan per Popullin dhe shendetin e tij, qe zhduken semundje te tilla si TBC, malaria, sifilizi.
Qe dhe ne saje te masave te marra nga pushteti popullor 1945-1990 ulen vdekshmerine foshnjore dhe rriten moshen mesatare te popullsise nga 39 ne 73 vjec, arritje keto te nje niveli qe e pati zili cdo vend i industrializuar ne bote.
Po ti mesazhshkruajtesi ke perlyer kujtimin e kesaj gruaje te zote dhe profesioniste te talentuar dhe perkushtuar me politiken.
Cpune ka fakti qe mjeket shkonin me deshire dhe interes ne Pune me librat e ndaluar apo dostojevskn apo burgu politik i dr spahise qe sic treguan faktet e dhe katrahura dhe vrasja e Arben Brocit e dates 2 Prillit ne Shkoder ku spahia ka qene direkt i implikuar (nje mjek qe urdheron vrasjen e djelmoshave te rinj vetem per te arritur qellime te caktuara agjenturore, antishqiptar, antikombetare, antihumane) paska qene pak.
Ti vete qenke njeri koti arben beqiri, mund te jesh mjek mire po qenke njeri koti, dhe ndyn emrin e kesaj mjekes, moshatare dhe kolege me mamane time.
Po tani ke kohe te lexosh dostojevskin apo tani je njeri i lire dhe ske nevoj te lexosh fare se duhet te punosh rendshem, sa me shume operacione dhe atje ku nuk eshte i domosdoshem sjell para.
Mjeku i ri e diteve tona.
Nuk kam asnje njohje apo lidhje me kete mjeke qe per mendimin tim eshte nje heroine.
Ne nje moshe 80 vjecare punon per te shpetuar jete njerzish dhe si per ironi te fatit vdes nga virusi i pacienteve.
Ajo meriton respektin me te larte nga ky popull qe perseri per ironi te fatit u ngre buste dhe permendore politikaneve kriminele ne nje kohe qe jane pikerisht keta njerez te thjeshte qe meritojne kete nderim.
RESPEKT E NGUSHELLIM
UL KOKEN TARABOSHI………QAN ROZAFA, HESHT KALAJA……. SHKODER LOCJA STE HARRON KURRE……..DOKTORESHE ZELIHA KRAJA.